gazeta nacional 168

Transkript

gazeta nacional 168
nacional
BOTIM I “NACIONAL GRUP”
VITI IV BOTIMIT
NR. 168
7-14 TETOR 2012
ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO
Gazetë javore, letrare, kulturore, politike
Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë
E-mail: [email protected]
Gazeta e përditshme online:
www.gazeta-nacional.com
Tetova përgatitet për mbajtjen e Festivalit
Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
Komuna Bujan e Tropojës i akordoi patriotit Sejdi
Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi”, pas vdekjes
Portat humane të
poezisë botërore
Nderim për figurat e
shquara nacionaliste
Re
po
rt
az
h nngga ND
UE U
KA J
Repo
port
rtaz
azh
NDU
UK
Re
po
rt
az
h nngga MUJË BUÇPAPAJ
Repo
port
rtaz
azh
faqe 3
E D I T O R I AL
Ngujimi i shndërron fëmijët
në qenie të deformuara
Nga FRAN GJOKA
G
jakmarrja është
një nga fenomenet sociale, që jo
vetëm është shumë
shqetësuese nga pikëpamja politike dhe
qytetare, por dhe nga
pikëpamja ekonomike dhe sociale.
Duke qenë se dukuria e hakmarrjes dhe gjakmarrjes ka marrë përmasa serioze dhe duke
vlerësuar efektet dhe kundërefektet që ajo
ka në shoqërinë shqiptare, është detyrë e
rëndësishme e politikës...
Faqe 20
faqe 18
Si e shkrova parathënjen e librit në greqisht të A. Podrimjes, “Harta e grisur”
Podrimja, poeti i
dhembjes universale
Esse nga DINO KUBATIS
faqe 14-15
Në
Poetë bashkëkohorë grekë
Përktheu
TON P
A PL EKA
eu:: AN
ANT
PA
faqe
6-7
Harrohet 80-vjetori i
lindjes së Sten Dragotit
Dymbëdhjetë frymë
Poezi nngga AIDA B
O DE
BO
Nga NOVRUZ SHEHU
faqe
9
S
www.radionacional.al
ten Asllan Drag
oti është një vigan i kinematografisë
botërore dhe vetëm
cinikë të përmasave
botërore mund të harrojnë jo pa qëllim,
festimin, sado modest që të ishte 80 vjetorit të ditëlindjes së
tij. Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor
1933 në New York në një familje me prindër
nga Shqipëria (Tepelena). Babai i tij Asllani
dhe Xhaxhai i tij Miftari kanë... Faqe 15
Kthimi
faqe
4-5
Tregim nngga SU
LEJMAN MA
TO
SUL
MAT
Për poemën “E dashur
mos vdis!” e Moikom Zeqos
Faqe 10-11
faqe
8
Të jesh grua,
hënë e plotë në zemër të ullirit
faqe
21
“JATA”
PJESË KËMBIMI ORIGJINALE
GJERMANE DHE TË PËRDORURA
Safeti: +355 693258926
+355 682090719
faqe
2
Re
po
rt
az
ERISH A
Repo
port
rtaz
azhh nngga SE
SEJJ D I B
BE
Muri i vdekjes
faqe
5, 17
Murati: +355 682090718
+355 683911124
ADRESA: Kthesa e Kamzës (tek treshi
eshi pranë shinave të trenit)
Nga PPrrofof.. Dr
X HA dhe SE
Dr.. SH
SHEEFQ ET HO
HOX
SEJJD I PE
PEKKA
Udhëtim nëpër
Rrafsh të Dukagjinit...!
Nga origjinali kroatisht shqipëroi: MUSTAFA SPAHIU
AUTO
Esse nngga VASIL V
ASILI
VA
In memoriam për
dijetarin Sami Ferizi
Nga MARINA KLJAJO-RADIÇ (Mostar)
faqe
16-17
CMYK
BRENDËSI
faqe
7-19
Treg im nngga GA
NI M
E H M ETA J
GAN
ME
Treg im nngga :
RO
LAND G
ROL
GJJ O Z A d he
P IR RO D
OLLANI
DO
Treg im nngga : FL
U TURA M
U S TA FA , A
FLU
MU
ALL I
A L ID E M A J, N
U H I IISS M A JL I, S H K ËL Z E N
NU
Z A L L I dhe JO NU Z FE
TA H A J
FET
nacional
REPORTAZH
2/ E Diel,
7 tetor 2012
Njoftimi i llojit të veçantë përbrenda kombit, përbrenda atdheut...
Udhëtimi i Shqipërisë dhe i Kosovës
nëpër Rrafsh të Dukagjinit...!
Nga SEJDI BERISHA
sherrit ndoshta e jetës të secilit njeri.
Duke e “provuar” edhe nga një gotë verë e
dikush edhe birrë, sikur na ikën minutat e ditës,
dhe tani kishim dëshirë që të kthenim pak edhe
tek Burimi i Drinit të Bardhë në Radac, që tani
ishte krejtësisht në anën tjetër të qytetit të Pejës.
Sërish përgjatë rrugës nuk pushonim së biseduari
për Kosovën dhe Shqipërinë, për hallet e njeriut
tonë, për traditat, politikën, ndasitë, për bujarinë,
për të arriturat, për Rrugën e Kombit, për Tunelin
e Kalimashit, edhe për tunelet tjerë...
D
ashuria e përkushtimi për atdheun
dhe për kombin, që bashkërisht, më
kurrë të mos tkurrën por të ecin normal dhe të zhvillohen rrjedhshëm e lirshëm...
Pra, në këtë përvjetor, i cili u shënua edhe në
kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,
duke folur për historikun e kësaj shoqate, u theksuan dhe u veçuan edhe shumë data e rrjedha historike që i jepnin peshë dhe vlerë këtij tubimi, në të
cilin, me Çmimin “Hasan Prishtina” u nderua Ambasadori amerikan, z. Frank G. Wisner, për kontributin që ka dhënë në ecjen përpara të çështjes
aktuale historike të Kosovës. Në këtë tubim, përveç
figurave të shquara publike, politike dhe kulturore
pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë
edhe përfaqësues të fushave të kulturës dhe arsimit, siç ishin edhe Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof.
dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq Buka, të
gjithë nga Tirana. Dhe, deshi rasti që të nesërmen,
me këta të kalojmë disa orë ose një ditë së bashku,
duke vizituar qytetin e Pejës me karakteristikat e
veta të veçanta kulturore dhe historike, bukuritë e
trembëdhjetë fshatrave të Rugovës dhe ato të Burimit të Drinit Bardhë dhe të Radacit.
Mirëpo, nuk ishte vetëm kjo e veçanta, apo
kryesorja që realizuam atë ditë. Ishte diçka krejt
tjetër. Ishte biseda dhe komentimet për tema e
fusha të ndryshme, të cilat na i provokonin bukuritë mahnitëse duke na nxjerrë shumë pyetje e
pastaj edhe përgjigje dhe debate, që e kishin
peshën dhe rëndësinë e vetë shumëdimensionale.
Në mëngjes takohemi me Reshat Nurbojën (Drejtor i Administratës Komunale të Pejës dhe veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare), i cili i shoqëronte dhe me Besim Kajabegollin (udhëheqës
në Drejtoratin e urbanizmit të Pejës), i cili edhe ai
ishte pjesë e “ekspeditës” sonë, dhe menjëherë
marrim rrugën për në Rugovë, më saktësisht për
në fshatin Bogë, i cili pothuaj se tanimë është duke
u shndërruar në themel fillestar të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë anë, nga e cila, për
shkak kushteve të vështira dikur për jetesë, fshatrat e këtushme thuaja se të tërat janë boshatisur.
Mësoj se bashkudhëtarët tanë, respektivisht
mysafirët-profesorë nga Tirana, përbri këtyre shkrepave ku gjarpëronte rruga e asfaltuar, ishte hera
e parë që e vizitojnë këtë madhështi natyrore, kulturore dhe historike të Rugovës kreshnike, të një
krahine të lashtë të trojeve dhe të tokës arbërore.
Dhe, kuptohet. Kureshtja, prej momenti në moment merrte hovin dhe pasonin pyetje të pareshtura, të cilave përpiqeshim që t’u gjejmë përgjigjen
adekuate dhe të saktë. Kjo mori “zjarrmi”, kur diku
afër kilometrit të trembëdhjetë që kishim kaluar,
makinat morën drejtimin në të djathtë dhe u ndalem
tek një restorant i ndërtuar pothuaj se i tëri nga
druri pishe dhe nga bredhi. Reshati, i cili përpiqej
që mysafirët të ndiheshim sa më komod, ishte i
interesuar që për fillim, përgjatë rrugës, t’i gostiste me një ushqim autokton-burimor, me një
leqenik i cili gatuhet me miell misri dhe me mazë
ose siç thanë profesorët e nderuar, me kajmak.
Titulli i librit “Shpërputhje kohe”, sikur
plotësisht puthitet edhe me realitetin dhe me
rrjedhat e tanishme në shoqëri...!
Ulemi dhe së pari freskohemi me nga një gotë
uji që del nga burimi i këtyre anëve, pastaj, nuk
vonon e na vjen edhe leqeniku, i cili në një mënyrë
edhe hapë debatin. Mirëpo, unë, siç e kam shprehi, miqtë i “gostisë” me libra, andaj, për një çast
ika deri tek makina dhe i mora disa ekzemplarë të
disa nga veprat e mia dhe ua dhurova. E, po kjo
pastaj nxiti debatin. Prof. dr. Petraq Buka, merr
njërin nga librat e mi dhe e intrigon titulli “Shpërputhje kohe”. Tani e komentojmë këtë titull, dhe
sikur të gjithë pajtohen se edhe tash, në këtë kohë,
sikur ky titull plotësisht puthitet me realitetin dhe
me rrjedhat në shoqëri! Atëherë, të gjithë kyçemi
në debat dhe bisedojmë për gjëra të ndryshme, të
cilat nuk na anashkalojnë pa biseduar edhe për
gjuhën, edhe për shprehjet, edhe për fjalorin. Kjo
ishte shumë me rëndësi të veçantë, sepse, profesorët Petriti dhe Petraqi, me prejardhje vinin nga
Gjirokastra, kurse, profesor Eduarti nga Korça.
Andaj, në këtë aspekt, “sqaroheshin” shumë
shprehje e fjalë, të cilat, kuptohet, ishin shqip, por që
dallojnë nga veriu, mesi e jugu. Dhe, kujtoj se ishte
mirë të bisedohej edhe më thellë për gjuhën, sepse,
sinonimet janë të rëndësisë së veçantë për begatinë e
gjuhëve, kurse, gjuhës sonë, ato bukur shumë i mungojnë, apo edhe sikur nuk ia vëmë veshin apo nuk
duam që ta begatojmë shqipen me sinonime.
Prandaj, këtu tani flasim për gjuhën e cila flitet
këtu në Pejë, respektivisht në Rugovë, por bisedën
e zgjerojmë edhe në nivel të Kosovës, edhe të Shqipërisë... Ishte mirë, sepse, shumë gjëra bëheshin
pjesë e re e njohurive, të cilat forcojnë themelin e
unitetit dhe të arsyeshmërisë të njëjtësimit kombëtar.
Duke ngrënë nga pak leqenik, vazhdojmë
bisedën e cila thellon mendimet dhe arsyen e bën
pjesë të pakontestueshme të intelektit por edhe të
kulturës individuale mbase edhe kolektive. Dhe,
tani: leqeniku, maza, gurra, kumshti, hirra, drani,
tinari e shumë shprehje të tjera, bëhen “lule” të reja
në kopshtin e gjuhës dhe të të shprehurit shqip.
Gjatë kësaj kohe, duke biseduar për këto vise
malore dhe madhore të Rugovës, bisedojmë edhe
për poezinë, e cila është nxitëse e zgjimit të synimeve krijuese dhe e shoqërimit të muzave, të cilat
edhe kur ne nuk i hetojmë, ato qëndrojnë pranë nesh
dhe na provokojnë për të thurur ndonjë varg, bile
edhe ata që kurrë nuk kanë shkruar dhe as nuk do të
shkruajnë, por vetëm u mbetët si këndim dashurie
në shpirt. Për poezinë, ka dëshirë më shumë të “provokoj” profesor Eduarti. Bile ai, duke shfletuar librin tim me poezi “Fjalë e pathënë” i zë në “flagrancë” shumë vargje të cilat i shkojnë për shtati
por edhe neve na pëlqejnë. Dhe, kështu kjo ditë
bëhet gjithnjë e më e begatë dhe e paharruar.
Fshati Kuçishtë, histori e veçantë
e Rugovës dhe e Kosovës
Tani, mbyllim librat dhe ikim nga restoranti.
Vazhdojmë rrugës gjarpërore për në Bogë. Nxitojmë rrugës gjarpërore, e cila me bukuritë për
anash na lë “borxh” për pyetjet dhe përgjigjet. Nuk
vonojmë shumë dhe arrijmë në fshatin Kuqishtë, i
cili ka një histori të veçantë për krahinën e Rugovës, si në aspektin e peshës së vendbanimeve të
këtushme, ashtu edhe në aspektin e rrjedhave shoqërore dhe historike. Përpiqem që të shpjegoj “historinë” e këtij vendbanimi, dhe u flas për kafenenë,
që dikur ishte këtu, e të cilës tani i kanë ngelur
vetëm muret, të cilat, vërtetë dëshmojnë për të
kaluarën e këtushme, dhe sikur ende kanë edhe
vesh edhe sy, mirëpo asgjë thua se akoma nuk tre-
gojnë ashtu si duhet e sa duhet.
Shpjegoj, se pak më larg, në bërrylin duke u
kthyer në të majtë të rrugës që shpie për në Çakor, qafëmaje kjo e cila dëshmon për kufirin me
Malin e Zi, por edhe për historinë e luftërave jo të
pakta që janë zhvilluar këtupari gjatë decenieve e
shekujve. Por, rrugëtimi me makinë nuk na mundëson shumë kohë për të biseduar për këtë, sepse,
tani rruga merr në të djathë për në Bogë, që na
sjellë një pamje tjetër nga ajo që kaluam deri
atëherë. Tani, rruga e paasfaltuar, rruga makadam
na mundëson të ndjehemi tamam si në bjeshkë, si
në malet që janë begati e krahinës së Pejës, e Rrafshit të Dukagjinit, e Kosovës, e Shqipërisë...
Nuk vonuam dhe arritëm në fshatin Haxhaj.
Edhe tani, profesorëve P. Nathanaili, E. Koruni
dhe P. Buka, përpiqem t’ua shpjegoj pakëz historinë e këtushme. U flas për objektin e shkollës,
i cili tani ka ngelur pa asnjë nxënës, e që dikur
këtu zhurmonin muri dhe oborri nga shpirti dhe
fryma e vogëlushëve. Pastaj, ua tregoj edhe objektin e ambulancës shëndetësore, i cili, po ashtu
ka ngelur i boshatisur, sepse, këtu nuk ka banorë!
Të gjitha këto, janë edhe të dhembshme, por janë
edhe një dëshmi e cila sikur thotë shumëçka dhe
për gjithçka për jetën në këtë trevë. Por, nejse.
Ndoshta për këtë do të debatohet, apo edhe do të
ketë nevojë patjetër për t’u debatuar...
Por, gjatë udhëtimit, na gëzon fakti se kudo shiheshin eskavadorët dhe makinat tjera që punonin
në zgjerimin e rrugës, që tregon për faktin se kjo
trevë sërish do të merr veten dhe do të gjallërohet
pas asfaltimit të shpejtë të kësaj rruge prej afro tetë
kilometrash, bile do të shndërrohet në qendër të
njohur turistike dhe hoteliere me karakter kombëtar
dhe ndërkombëtar. Pak para se të arrijmë, kërshërinë
e mysafirëve ua zbardhi duke iu shpjeguar edhe
për bukuritë e kësaj pjese të Rugovës.
-Ja!...- u them, dhe bëj me gisht kah Qendra
rekreative Rugova-Relax, e cila është pronë e
Ahmet Nimanit, i cili pothuaj se ndër të parët i ka
dhënë pamje turistike kësaj ane.
Ngjitemi edhe më lartë dhe kur arritëm në
Bogë, u ndaluam tek objektet turistike të vëllezërve
Rudi. Aty u ndalem për një kohë më të gjatë dhe
duke pirë kafe, bisedojmë tani për bukuritë e kësaj
ane,... bisedojmë edhe për historinë, por për ta
“begatuar” bisedën, e zëmë në gojë ndonjëherë
edhe “llafin” e botës femërore, ose, më mirë të
them, këtë unë ua lehtësoja duke përmendur apo
duke u përkujtuar me ndonjë varg poezie. Meqë
Petraqi dhe Eduardi janë profesor të gjuhës angleze, nga pak i ngacmoj edhe me vargjet e Omer
Khajamit. Kjo e begaton bisedën, dhe “marrim”
guximin që pak më lirshëm të flasim edhe për botën
femërore, gjë kjo e cila në kohën e regjimit monist, ishte edhe mollë e ndaluar, por edhe mollë e
Fuqia e Drinit të Bardhë që lagë
dhe lidhë tokat shqiptare dhe
bukuritë e Shpellës së Radacit...
Prapë kaluam përmes qytetit të Pejës, dhe sërish dot nuk na “shmangët” biseda për historikun e
Pejës, për qytetin e Haxhi Zekës, që edhe tash na
imponoheshin “rrëfimet” historike por edhe tradita dhe zhvillimi shoqëror e ekonomik, edhe zhvillimi i tanishëm... Sa ora arritëm në rrethrrotullimin tek Arbneshi dhe “shpejtojmë” për tek
restoranti “Ujëvara” afër Burimit të Drinit Bardhë.
“Akomodohemi” në pjesën e poshtme të
restorantit, buzë lumit dhe ujit të pastër. Gjithë ajo
bukuri na mahnitë dhe sikur për një çast na ndërprenë edhe bisedën. Vetëm komentojmë bukuritë e
Burimit të Drinit Bardhë, kurse unë, profesorëve
nga Tirana ua shpjegoj se pranë burimit të lumit
është edhe Shpella e Radacit, njëra ndër më të bukurat jo vetëm në Kosovë, e cila ende nuk është eksploruar as dhjetë për qind. Ndoshta, një gjendje e
tillë mund të reflektojë edhe pasqyrën e një
mangësie të angazhimit për vlerat madhore të kësaj
pjese të atdheut. Por, duke shikuar menynë për të
drekuar, në të njëjtën kohë edhe shtrojmë bisedën
për kombin. Tash, prekim edhe një temë e cila ka
peshën e vetë madhore në zhvillimin e vendit dhe
të kombit. Bisedojmë për fenë, dhe dakordohemi
dhe i njëjtësojmë mendimet për këtë çështje, me të
cilën gjë edhe jo rrallë kanë tentuar të na krijojnë
destabilizim dhe trazim shpirtëror brenda kombit.
Mirëpo, asnjëherë deri më tani nuk ia kanë arritur.
Krahas kësaj, bisedojmë edhe për gjakmarrjen
e hakmarrjen, ligatinë kjo e cila, kombit tonë i ka
kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë në të gjitha aspektet. Profesorëve u thashë se gjakmarrja është
një sëmundje, e cila edhe sot e kësaj dite është aktuale si problem dhe sikur ka nevojë për një angazhim më këmbëngulës për ta çrrënjosur njëherë
e përgjithmonë. Edhe kjo temë ishte brengosëse dhe
sikur na la disi duke ngritur supet pa folur asnjë
fjalë. Këtë bisedë na ndërpreu kamerieri, i cili na
solli drekën. Kishim porositur peshk trofte në skarë
e dikush edhe skënderbeg, ky një ushqim karakteristik dhe me mish cilësor që përgatitet në Pejë dhe
Rrafsh të Dukagjinit. Ushqimi shtesë: sallatat, specat e djegës, kosi dhe buka e përgatitur nga “shtëpia”, ishin të shijshme sa që zgjuan debat për ushqimin kosovar mbase edhe shqiptar.
Gjatë drekimit, bisedat sërish begatoheshin me
“mëlmesën” e vargjeve kushtuar dashurisë, andaj nuk
mungojnë edhe vargjet e Khajamit: “...Dhe natën kur
flinja/Më tha shpirti pi/Në gjumë dhe në varr nuk ka
lumturi/Zbras kupa e puth çupa/Ka shekuj të flesh
në qetësi”. Profesorëve nga Tirana që i shoqëronim,
u thashë: këto vargje nuk intrigojnë thjeshtë vetëm
për dashuri...! Dhe, si pa dashtë, në mendje më përftoi Peja dhe Tirana. Nuk e di se pse?!!...
Kur deshëm ta përmbyllim këtë rrugëtim
miqësie por edhe të “përthurjes” së mendjes, si pa
lidhje me zë i recitova dy vargje të një poezie, të
cilën e kisha shkruar para disa ditësh: “...Kërkoj
kripën/Etjen për ta shuar...”! Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof. dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq
Buka, i përqafuan aq bukur këto vargje, të cilat i
ngjanë edhe falënderimit për ditën që kaluam së
bashku duke udhëtuar me Shqipërinë dhe me Kosovën nëpër Pejë, Rugovë, tek Burimi i Drinit të
Bardhë në Radac dhe nëpër Rrafsh të Dukagjinit.
Ishte një prezantim dhe një njoftim i llojit të
veçantë përbrenda kombit, përbrenda atdheut...!
3/ E Diel,
INFO
7 tetor 2012
nacional
Tetova përgatitet për mbajtjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
Portat humane të poezisë
“Naimi i besonte dritës së qiriut. Ai i besonte faktit se një qiri i vogël, duhej të ndriçojë, duhej të digjej, që të triumfojë ndaj territ të madh. Naimi i besonte asaj drite që
rrezaton dhe këtë dritë, si iluminist që ishte, kërkonte ta vinte në ballë të çdo aktiviteti. Pikërisht këtij fanari, i beson edhe Shaip Emërllahu, i cili, tash e afro dy dekada me
Drejtorinë e këtij festivali, mbledh në Tetovë, poetë, shkrimtarë, kritikë të letërsisë, aktorë të skenës, piktorë nga e gjithë bota, që të rrezatojnë mirësinë e Qiriut të Naimit,
atij qiriu që kuptimësinë e vet e gjen, vetëm kur shkrihet për të tjerët, kur bëhet dritërrëfyese, me dëshirën që të ndriçojë nëpërmjet letërsisë. Kjo kohë, e cila ngarend pas
gjërave materiale, egoizmit, vuan kaq shumë për ngrohtësinë e qiriut poetik, e mirësisë poetike, për të bukurën, për estetikën dhe ndjeshmërinë humane.”
Nga NDUE UKAJ
K
ur përmendim termin letërsi, zakonisht
mendja na shkon tek ajo formë e shkrim
it, që i referohet shkrimit imagjinativ. Ky
shpjegim i thjesht, vjen e komplikohet, sa herë
shtrohen pyejtet komplekse, pse lexojmë, çfarë
është letërsia, cili është roli i poezisë në domenin
e letërsisë, së këndejmi, a ka mision letërsia dhe
cili është misioni i saj në bashkësinë njerëzore?
Këto pyetje, bashkëjetojnë me letërsinë, që nga
zanafilla, ashtu sikurse edhe përgjigjet për to,
mbeten gjithmonë të paplota. Një nga shpjegimet
domethënëse, që prek në thelb interesimet tona
për letërsinë dhe që na ndihmon të kuptojmë më
mirë letërsinë në universin tonë, në thellësinë ontologjike, është përkufizimi që i bën shkrimtari i
mirënjohur italian Cesare Pavese, kur shkruan:
“letërsia është mburojë prej sulmeve të jetës”.
Letërsia, është mburojë prej sulmeve të jetës dhe
jo vetëm kaq, ajo është udhërrëfyese, që ndihmon
hapjen e portave të humanizmit, duke e ndjekur
funksionin dhe misionin e katharsisit aristotelian.
Shkrimtari dhe dijetari i letërsisë, T. S. Eliot
në librin Për kritikën, duke diskutuar për poezinë,
dhe duke përthith botëkuptimet e disa poetëve dhe
kulturorlogëve pararendës, do të shkruan: “poezia është forma më e lartë e aktivitetit
intelektual”.Letërsia, nëpërmjet poezisë, si forma
më e lashtë dhe më e lartë e komunikimit estetik,
arrin të ngritët në piedestalin e lartësive olimpike
dhe bëhet komunikim estetik universal, si
kundërvënie ndaj të keqes, si reflektim dhe rikonstruktim i realitetit estetik, nëpërmjet një gjuhe
orakujsh, që zbret në thellësi të shekujve dhe
mbledh nektarin e thesareve të përbotshme, për të
sfiduar kështu një botë të trazuar. Në këtë mënyrë,
poezia bëhet një shprehje profetike, që ndjek aspiratat e individit, në labirintet e shkrirjes së tij
me kolektiven.Qiriu poetik i Naimit, ky fanar i
pashuar i shpirtit të poetit iluminist shqiptar, që
digjej për të ndriçuar të tjerët, në një kohë të errët,
siç ishte koha kur jetoi dhe krijoi ai, është përjetësuar në një formë tjetër, në Tetovë, nëpërmjet Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”,
që tashmë disa vite rrezaton dhe ndriçon, në rrethana tjera dhe me funksione tjera. Naimi i besonte dritës së qiriut. Ai i besonte faktit se një qiri i
vogël, duhej të ndriçojë, duhej të digjej, që të triumfojë ndaj territ të madh. Naimi i besonte asaj
drite që rrezaton dhe këtë dritë, si iluminist që ishte, kërkonte ta vinte në ballë të çdo aktiviteti. Pikërisht këtij fanari, i beson edhe Shaip Emërllahu, i
cili, tash e afro dy dekada me Drejtorinë e këtij
festivali, mbledh në Tetovë, poetë, shkrimtarë,
kritikë të letërsisë, aktorë të skenës, piktorë nga e
gjithë bota, që të rrezatojnë mirësinë e Qiriut të
Naimit, atij qiriu që kuptimësinë e vet e gjen, vetëm
kur shkrihet për të tjerët, kur bëhet dritërrëfyese,
me dëshirën që të ndriçojë nëpërmjet letërsisë. Kjo
kohë, e cila ngarend pas gjërave materiale,
egoizmit, vuan kaq shumë për ngrohtësinë e qiriut poetik, e mirësisë poetike, për të bukurën, për
estetikën dhe ndjeshmërinë humane.
“Ditët e Naimit”, është një institucion letrar
dhe kulturor, që tubon shkrimtarë dhe dashamirë
të artit e poezisë, duke u bë një formë e veçantë e
ndërkomunikimit kulturor, e afrimit të kulturave
dhe shkrirjes së tyre, në detin e madh të letërsisë
së përbotshme, të së bukurës së përbotshme, për
të cilën gjë ndjejmë nevojë të gjithë, ashtu sikurse
ndjejmë nevojë për ajrin. Ne gjithë kemi nevojë
të njohim botën më mirë, por edhe vetveten, prandaj në këtë njohje, poezia është një nga portat më
të sigurta, për të kaluar barrierat e ndryshme. Në
këtë mënyrë, poezia në Tetovë, e ngrit flamurin e
mirësisë, përballë flamujve tjerë, që shpeshherë
janë shndërruar apo dinë të shndërrohen në tragjedi
për njerëzimin, e sidomos për këto pjesë të trazuara të Evropës. Poezia, në shekullin e ri, kur
globalizmi ka arritur fazën kulminante, gjithnjë e
më shumë priret nga ky qëllim: ndërgjegjësimi
para tallazeve të jetës, thirrjen për liri, përballë
jolirisë. Poetët, janë ato qenie, që si orakuj,
përpiqen të ruajnë ekuilibrat e nevojshme humane,
në një kohë të zorshme, siç është kjo jona. Në të
vërtet, poezia nuk ka qëllim praktik në vete dhe
është një mënyrë profetike”- shkruan Harold
Bloom. Ç’është e vërteta, poezia është më shumë
se kaq, ajo është kurora e të bukurës, është shpirti
më fisnik i njerëzimit, prandaj të vëmë këtë kurorë
në kokën e njerëzimit, sot, është të ngrehim flamurin e mirësisë, si kundërvënie ndaj të keqes.Çfarë
e bën letërsinë kaq të fisme në hierarkinë e vlerave
njerëzore, në mos një thirrje e saj e përhershme për
lirinë e ndërgjegjes, për triumfin e së bukurës, për
sendërtimin e një raporti human, mes qenies dhe
subjektit, mes idesë dhe realizmit të saj në logosin
e fjalës. Poezia në çdo kohë dhe në çdo shoqëri, ka
ushtruar ndikim në transformimin e bashkësisë
njerëzore dhe ngritjen e vetëdijës qytetëruese. Në
historinë e kulturës shqiptare, prijësit dhe etërit e
kombit i kemi shkrimtarë, të cilët, përveç pasionit
për letërsinë, kthehet në misionar të kombit, për ta
shpëtuar atë. Mirëpo, nëse shkojmë më tutje dhe
gjurmojmë thesare te vlerave të përbotshme, pa
njerëzit e artit, bota do të ishte me shumë boshllëqe,
boshe dhe shumë e varfër.
Poezia, që të luaj rolin e saj, duhet të ndërkomunikojë me lexuesin, audiencën dhe kritikën
letrare. Këtë funksion, tash e disa vite, e luan në
mënyrë të jashtëzakonshme, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, “Ditët e Naimit”, duke botuar
Shaip
Emërllahu
shkrimtarët shkruajnë me qëllime parësore estetike, për të krijuar kënaqësi, mirëpo kjo nuk është
krejt esenca e letërsisë. Në substratin e vet, arti
dhe poezia, që nga zanafilla, kanë misione të
shumëfishta në shoqëri dhe poetët janë ata që dinë
t’iu përgjigjen sfidave të shoqërisë, duke dhënë
përgjigje të ndryshme e profetike, për dilemat e
përhershme që lidhen me jetën, metafizikën, Zotin, dashurinë, përjetësinë, moralin, njerëzimin,
vendin tonë në kozmos, dilemat e mëdha për lirinë etj. Poetët, duke krijuar në një formë të veçantë,
me një gjuhë të veçantë, me një gjuhë orakujsh,
luajnë rolin e një “navigatorë” për njerëzimin. Arti
dhe letërsia, kësisoj kanë pasur gjithmonë funksione të shumëfishta në edukimin e njeriut, sidomos në edukimin estetik të tij dhe e ushqejnë njeriun, duke e pri nga idetë e bukura dhe sublime,
sepse, siç do të thoshte studiuesi i ditur shqiptar
Arshi Pipa: “Arti asht kulturë e si i tillë rolin
edukativ e ka në vehte...”
Ky festival i poezisë, që mbahet tash sa vite në
Tetovë, është bërë një tribunë kulturore, që ofron
kultura dhe shuan dallime, që bashkon poetë të gjuhëve të ndryshme dhe ul flamujt e ndarjeve. “Poezia është kurora e letërsisë imagjinative, sepse ajo
antologjinë e poezisë së poetëve pjesëmarrës të
Festivalit, duke përkthyer poetë nga gjitha vendet e
botës dhe anasjelltas, si dhe duke organizuar takime
poetike, tribuna diskutimesh, promovime, prezantime etj. Sivjet, ky festival, mbahet në prag të 100
vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, të çlirimit të
shqiptarëve nga Perandoria Otomane. Historia e
kombit shqiptar, është një histori krajatash dhe përpjekjeve të pareshtura për liri. Në këtë betejë, prinë
gjithmonë shkrimtarët, duke qenë fanari i vetëm i
pashuar, jo vetëm i ruajtjes së shkrimit shqip, por
edhe protagonistë të drejtpërdrejtë të ideve kombëtare. Kujtojmë këtu, se idetë e rilindjes, që rezultuan me formimin e shtetit shqiptar, u formësuan brenda një shtrati të begatshëm kulturor. Prandaj, manifestimi i sivjetshëm, ka një përmasë më të
madhe shtesë në këtë vit jubilar për shqiptarët.
Çfarë e karakterizon poezinë e laureatës së
sivjetshme të festivalit “Ditët e Naimit” Tua
Forsstrôm?
Ajo është poete e kohës, që ndjen dhe bashkëndjen me gjitha drithërimat e bashkohësisë, prandaj në poezinë e saj, hasim tensionet e kohës, trazimet e shekullit dhe depërtimin ontologjike e të
thellë në psiken ekzistenciale të njeriut të kohës.
Ajo shkruan një poezi, që ngërthen në vete ambivalenca, ambiguitet, tension, ironi, paradokse, thirrje. Poetja evokon, nëpërmjet një gjuhë të kondenzuar, ku mendimet latohen dhe përplotësohen me
shtresa semantike e stilistike. Poezinë e saj, e karakterizon një dinamikë e veçantë shprehëse,
ndërkaq sistemi i saj poetik, priret nga tipi i poezisë
narrative, ku subjekti krijues rrëfen, si një orakull.
Poetja poezinë e koncepton në tërësinë e saj, e realizon nëpërmjet një poetike të përpunuar mjeshtërisht, ku metaforat luajnë rol të rëndësishëm në
konstruktimin e idesë dhe imazheve, mendimit dhe
fjalës, e ku fjala rrjedh si në një lum i qetë, për t’u
derdhur prajshëm në një det të madh. Ajo shkruan
një poezi që të rrëmben, që të cyt në labirintin e një
botë specifike, ku ajo ndjen çdo ditë, me imazhet e
natyrës, me referencat e mëdha të letërsisë.
Tua Forsström (1947), është zë specifik i letërsisë dhe një nga poetët ma të rëndësishëm të Finlandës, e cila i përket minoritetit suedez atje dhe
shkruan në suedisht. Ajo projekton një botë të
ndërgjegjes, përballë asaj që e rrethon. Krijimtaria e saj letrare, ka një shtrirje të gjerë dhe ajo ka
fituar çmimet të rëndësishme poetike në vendlindjen e saj dhe vepra e saj u përkthye në danisht,
gjermanisht, anglisht, italisht, finlandisht,
frëngjisht, holandisht dhe shqip.
Poezia e Tua Forsström-it shquhet për mendimin konciz dhe imazhet e shumta, që sjellin referencat e mëdha të letërsisë, duke dëshmuar letërsinë
si një libër të madh. Poezia e saj, e realizuar me një
dramacitet të thellë human, shquhet po ashtu për
një humor të këndshëm. Libri me poezi, “Efter att
ha tillbringat en natt bland hästar” (1997) “Pas kalimit të një nate në mes të kuajve” (2000), fitoi çmimin më prestigjioz letrar skandinav dhe u përkthye
pastaj në danisht, anglisht dhe holandisht. Poezia e
Tua Forsström, evokon dhe komunikon. Ajo është
një shkarkim, një thirrje, një britmë, një psherëtimë,
një apel, një revoltë dhe një dritërrëfim. Kështu,
ajo synon të realizoj aspiratën e saj poetike, duke
iu ba ballë, me ndjeshmëri poetike dhe dimension
human, tallazeve dhe sfidave të kohës.
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili e ruan vazhdimësinë, tashmë disa vite, është
bërë një vendtakim poezie, ku aterojnë poetë të njohur nga e gjithë bota dhe lexojnë, performojnë,
përkthehen, lexojnë dhe komunikojnë. Deri më tani,
në këtë festival të bukur, ku kam pasur fatin të marrë pjesë edhe unë si poet, janë lauruar ndër të tjerë,
këta autorë të njohur, si: Ismail Kadare, Desmond
Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio
Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva
Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Drazhen
Katunariq (Kroaci), Moon Cnuhg Hee (Kore e
Jugut) Erik Stinus (Danimarke) Diti Ronen (Izrael) etj. Po ashtu, në këtë festival, kanë defiluar
dhe përfaqësuar në antologji, poetë të shquar
mbarëshqiptarë, si Fatos Arapi, Rrahman Dedaj,
Ali Podrimja, Din Mehmeti, Abdylaziz Islami,
Rudolf Marku, Besnik Mustafaj, Basri Çapriqi,
Milazim Krasniqi, Sadik Bejko, Abdullah Konushevci, Agron Tufa, Ervin Hatibi, Mario Belici,
Kujtim Shala etj. Në këtë mënyrë dhe me këtë nivel
të lartë të përfaqësimit, ky festival, po ndërton ura
komunikimi mes poezisë të krijuar në gjuhë të
ndryshme dhe brenda kulturave të ndryshme dhe
po shndërrohet në një mozaik të bukur të aureolës
së poezisë shqipe, duke u bë një qiri që ndriçon.
nacional
PROZË
Kthimi
Tregim nga SULEJMAN MATO
M
ersel Haxhia, shtatshkurtër, me bark
të kërcyer, faqekuq e sy të zbardhël
lyer, anëtar i Akademisë së Shkencave, kishte tre vjet që ishte shkëputur nga puna
e tij shkencore rreth bimëve e dobishme mesdhetare dhe ishte mbyllur në apartamentin e vet
të ri te “Kodra e Diellit”, për shkak të një tumori në veshka, i cili ishte shfaqur papritur.
Gjithë jeta e këtij shkencëtari kishte kaluar
si një ëndërr, me libra e mbi libra. E shoqja e
tij, Hedija, ishte një grua e heshtur e nga një fis
i mirë. Ajo u shqetësua shumë kur mori
vesh sëmundjen e të shoqit dhe u përpoq ta
bindte për t’u operuar. Lajmëroi dy vajzat, Laurën dhe Sarën, që i kishte larg, në Amerikë, në
të njëjtin qytet, në Boston, dhe të birin, Arbrin,
që jetonte në Athinë, me gjithë familje. Me ndërhyrjen e të gjithëve nga pak, Merseli pranoi
të operohej. “Ne bëmë tonën, - i tha Hedijes
mjeku pas operacionit, - Zoti le të bëjë të vetën.”
E zbehtë si meiti e me drithërimë në zemër, ajo
vendosi të mos i tregonte të shoqit se çfarë fshihej pas këtyre fjalëve.
Pas ditëve të operacionit Merseli u mbyll
në apartamentin e vet. Hedija tregonte kujdes
për shëndetin e tij,çdo mëngjes i kujtonte ilaçet
dhe librat ia hiqte nga dora si me lezet. Gjatë
ditës ai e ndiente veten mirë, netëve e bezdisnin dhembjet dhe pagjumësia.
Në ëndrra kishte nisur t’i shfaqej fëmijëria.
Dy ditë më parë pa në ëndërr shtëpinë e tij në
fshat. Bëhej dasmë.Nëna e tij, e re dhe e bukur
vërtitej rreth dasmorëve me tabaka në duar.
Përshëndeste të ftuarit. Gjëmonte labçja. Harbohej vallja në oborr... Ishin mbledhur të gjithë
të vdekurit e fisit të tij: gjyshi nga nëna, i ri e
hollak, me mustaqe të gjata. Hyseni, dy dajat,
hallë Elmazia, Mevlani, xha Sulua, dy vëllezërit
e tij të vdekur... i ati, Halua, halla e babait, Sherifeja e veshur me xhup të kuq dhe fustan të gjatë
ngjyrë ulliri. I doli gjumi. Trurin ia përshkoi një
ndjesi malli. Vetëm në ëndrra i takojmë të vdekurit. E zuri sërish gjumi dhe sërish pa në
ëndërr fshatin, por të rrënuar e të braktisur.
Kësaj here ai ishte një mysafir i largët dhe i
vonuar. Qëndroi pak çaste para portës së vjetër.
S’pipëtinte frymë njeriu. Në korridor grumbuj
këpucësh. Kuzhina ishte e zymtë. Pranë vatrës
rrinte shtrirë i ati. Nëna i qëndronte mbi kokë.
-Ç’ka? –e pyeti.
-Është pa qejf,- i tha nëna, që nuk u gëzua
kur e pa.
Jetojnë akoma? Nuk ishte fort i vetëdijshëm
nëse përjetimi ndodhte në ëndërr. Kur i doli
gjumi vrau mendjen për kuptimin e asaj ëndrre.
Kishte lexuar në një libër se asnjë ëndërr nuk
është pa kuptim. Ç’tregon shtëpia e varfër..? Po
babai i sëmurë? Të kishte lidhje me gjendjen e
tij? Edhe pse i thanë që operacioni doli me sukses, në vetëdijen e tij gjallonte një dyshim i
fshehtë.
Do të iki ca ditë në fshat. E vendosi. Po. po.
Edhe nëse nuk të dojë Hedija do nisem vetëm.
***
Në javën e parë të prillit gjendja e tij shëndetësore u rëndua seriozisht. Nuk kishte oreks,
po e linin fuqitë. Lëvizte nëpër dhoma sikur thyente vezë. I pëlqente dhoma e tij e gjumit, me
ato orenditë e vjetra. Në një cep të dhomës ish-
te tavolina e kompjuterit, në të djathtë të
krevatit nxinte Lap-topi që i kishin dërguar vajzat nga Amerika. Më 16 shtator Mersel Haxhia mbushte 73 vjeç. Ka disa intelektualë që në
pleqërinë e vonë u kthehen librave filozofikë
dhe krenohen me lashtësinë e gjuhës shqipe. Te
profesori i bimëve të egra kishin ndodhur të
dyja. Kishte blerë dy libra për filozofinë budiste që mbante mbi tavolinë, së bashku me poemat homerike, “Iliadën “ dhe “Odisenë “ si dhe
studimin e Spiro Kondës “Problemi pelazgjik
dhe lashtësia e gjuhës shqipe”. Gjatë ditës
nuk ndiente dhembje, por natën, te vendi ku
dikur kishte veshkën e majtë, ndiente ca pickime
të forta e të njëtrajtshme.
Çfarë është jeta? Një ëndërr, një vegim.
Rritëm fëmijë, i çuam nëpër shkolla. Kaluam
net pa gjumë. Ndërkohë koha rrodhi. Zogjtë
lëshuan krahë, fluturuan.
Pas operacionit në mendjen e tij po piqej
ideja se e vetmja zgjidhje ishte kthimi në
vendlindje. Kishte hyrë prilli. Pemët kishin
hedhur fletë. Duhej rregulluar çatia, duheshin
krasitur pemët... Sikur dhe vetëm të ndizte zjarrin në vatër dhe fshatarët të shikonin oxhakun
e Haxhiajve duke nxjerrë tym e ta kuptonin që
Haxhiajt ishin gjallë.
“Vetëm për ca ditë, për të ndryshuar ambient”, - i tha së shoqes. Fillimisht ajo kundërshtoi prerë , por kur një fshatari i tyre ,Xheladin
Zhapa, , ish-shofer i një anëtari të qeverisë, e
mori në telefon dhe i tha se po nisej për në fshat Merselit i hipën xixat. Rast më i mirë nuk
bëhej. Futi gjërat më të domosdoshme në një
çantë të madhe ushqime, veshmbathje, pa harruar të merrte dhe librat e tij të preferuar.
U nisën një të shtunë, herët në mëngjes dhe
mbërritën në fshat në orën katër pas dite. E lanë
makinën poshtë shtëpisë së Zhapajve, mbuluar
me plloça guri. Dy fëmijë kureshtarë se nga
mbërritën aty duke i parë me çudi. Xheladini e
ftoi Merselin të ngjitej te shtëpia e vëllai të tij
për të pirë një dhallë, por në atë çast Merseli e
kishte hedhur shikimin te bregorja, në anën tjetër
të fshatit, ku dremiste shtëpia e Haxhiajve, nën
rrezet e pjerrëta të diellit. Donte ta shijonte në
vetmi këtë kthim të papritur. I pëlqente zhurma
e këpucëve mbi zhavorrin e rrugës, i pëlqente
të thithte me gjithë forcën e mushkërive erën e
malit e të dëgjonte zilet e bagëtive në largësi.
Dy gra që vinin në drejtim të tij, nuse të reja,
edhe pse i përshëndeti me një lëkundje koke,
nuk i njihte. Te qafa e Mehmete, kur u var poshtë, nën rrugën automobilistike, përshëndeti një
plak me bastun që ishte ulur në sofat të derës .
Plaku nuk e njohu. Picërroi sytë e nuk ia shqiti as kur Merseli humbi në kthesë. Kur doli tek
ulliri dhe pa shtëpinë e tij ndjeu një ngazëllim të
madh. Porta e jashtme iu duk e mbyllur me lloz,
e shtyu me bërryl ajo u çel pa vështirësi. Fiku
ishte mbushur me kokrra aguridhe, kumbulla ishte mbushur me fletë, pllakat e oborrit ishin ende
nën pushtetin e fletëve të verdha të vjeshtës së
shkuar. Binte erë dhe i lagët. Shkoi te dera, nxori
çelësin nga çanta, me dy rrotullime të shpejta ajo
iu bind të zotit. Korridori ishte mbushur me rrjeta merimangash.
“Ja, të erdha”-, i foli shtëpisë së tij me zë,
sikur t’i fliste shpirtit të saj. Sa hyri në oda nxitoi të hapte dritaret, ngaqë ajri ishte mbytës.
Kudo binte erë dheu. Krevati i hekurt i të atit i
kujtoi kohën e shkollës. Ja dhe tavolina, tashmë e brejtur nga mizat me rimeso të nxirë, mbuluar me centron që e kishte thurur me grep nëna
e tij. Provoi të ndizte dritën. U shqetësua shumë
kur ajo nuk u ndez. Doli në oborr dhe vuri re
që mungonte kablloja që lidhte sahatin elektrik me shtyllën e rrugës. I iku e gjithë kënaqësia e çastit të parë.
Doje fshatin? Ja fshati. Rri sonte pa drita.
Bisedo me të vdekurit.
Ndërkohë i zunë sytë një qiri të djegur
4/ E Diel,
7 tetor 2012
përgjysmë, në një taketuke cigaresh. Më mirë
kështu,mendoi. Drita e zbehtë e qiririt i shkonte atij mjedisi të shkretë e të vetmuar, pasi i
kujtonte fëmijërinë.
Nxori nga çanta ushqimet, çarçafët, librat.
Mori librin e Osho-së,”Unë jam pragu”, mbushur me nënvizime e shënime, e kishte përthyer te
faqja shtatëdhjetë e tre. Ç’të bënte në atë çast
vetmie, prag muzgu, i kthyer si nga një botë tjetër
në shtëpinë e tij të lindjes? Nisi të lexojë atje ku
e kishte lënë: ”Nuk ka krijues dhe nuk ka krijim.-Për mua Zoti është ajo që ndodh. “Zot” do
të thotë ajo që vijon të ndodhë përjetësisht.
Gjithçka që ndodh është Zot....Për sa kohë Zoti
është tjetri, për sa kohë që ai është diçka e ndarë
prej teje, ti je ende.”Edhe pse i pëlqeu një konceptim i tillë mendimi iu duk i errët.
Në një nga faqet e më poshtme nënvizoi, siç
e kishte zakon, një paragraf që i shkonte
gjendjes së tij shpirtërore pas atij operacioni të
sikletshëm: ”Gjithçka që ka për të ndodhur do
të ndodhë...” Diçka profetike, si një sure
Kur’ani. Më pas vijonte: ”Unë nuk do të jem
shkaku, as urdhëruesi....Unë pres. Gjërat që do
të ndodhin do t’i pranoj. E nëse nuk ndodhin,
unë do ta pranoj jo ndodhinë dhe do të vazhdoj të pres. Kjo pritje më shndërron në mjet, në
përçues të fuqive hyjnore të ekzistencës”.
Një mendim errët, i cili merrte kuptim nën
dritën e zbehtë të qiririt, në shtëpinë e gjenezës.
Qëndroi gjatë mbi disa paragrafë të atij libri,
gjersa ndjeu që drita e ditës iu dorëzua përfundimisht dritës së qiririt.
Në një çast trokiti dera. Hapi derën dhe nën
dritën e hënës shqoi një fëmijë me një boçe në
dorë. “Më dërgoi mami”, - tha duke i zgjatur
boçën. Dukej sikur kishte ardhur me urgjencë,
pasi i merrej fryma tek fliste. Nuk mori as kart
monedhën mijëshe që i zgjati Merseli, por ia
shkeli vrapit si ta priste dikush, pas gardhit. E
shoqja e vëllait të Xhelos i kishte dërguar me
djalin një shishe qumësht, pak bukë dhe një
kavanoz me mjaltë.
Merselit nuk i hahej. I mbështolli me kujdes
dhe i vendosi në sergjen, pranë buharisë. Iu kthye
sërish leximit. Pas pak i pëlqeu një frazë që bënte
fjalë për unitetin e njeriut me kozmosin dhe e
nënvizoi. Për një njeri që ishte marrë tërë jetën
me studime rreth florës mesdhetare e që pak njohuri kishte për filozofinë budiane, mendime të
tilla i dukeshin shumë interesante. ”Unë ndihem
në unitet me njerëzit e me tërë kozmosin....”Një
ide e tillë i qartësohej vetëm duke qëndruar pranë
asaj dritareje të ndriçuar zbehtë nga shkëlqimi i
panumërt i yjeve të largët....” Duhet të presësh
ndodhinë me shumë durim. Është e panjohur,
paparashikueshme. Askush nuk e di sa afër mund
të jetë çasti i ndodhur...Zbrit në thellësi, në
domethënien e heshtjes”...Çdo të thotë kjo? Ajo
mbrëmje edhe atij i dukej si një zbritje në
domethënien e heshtjes. Ndiente një këndellje të
paparë duke menduar se pas operacionit kishte
marrë guximin të kthehej i vetëm në origjinë. “Duhet ta presësh ndodhinë me durim...” dhe ai ashtu
e kishte pritur ndodhinë e tij. Libra të tillë të japin forcë, mendoi. Ndërkohë ndjeu një pickim të
fortë lart veshkave, në zemër ose në mushkëri.
Mund të jetë dhe spondelio artroza, tha me vete.
***
Nuk kishte zbardhur ende plotësisht kur në
gjysmë dremitje ndjeu cicërimat e gëzuara të
dallëndysheve që vinin nga larg. -Janë ditët e para
të prillit, është koha e kthimit të tyre në foletë e
vjetra, mendoi dhe e kaploi një gëzim i befasishëm.
Veç t’i dëgjoje...Lëshonin ca cicërima llastuese, sikur ta kishim marrë vesh që edhe i zoti
i shtëpisë ishte kthyer në folenë e tij. Vinin me
turr, çuçurisnin me njëra-tjetrën dhe largoheshin. Ktheheshin sërish dhe fërgëllonin krahët
në xhama. Merseli nuk priti të zbardhte, u ngrit dhe doli në verandë me mbathje e kanotierë.
-Si e mbajnë mend çerdhen e tyre të vjetër?
5/ E Diel,
7 tetor 2012
Profesori kishte lexuar diku se bromuri i
magnezit që kishin dallëndyshet në sqep ishte
sekreti që i orientonte ato drejt çerdhes së tyre
të vjetër. Ç’ka bërë natyra... Nga mali frynte një
fllad i tingullt. Dy gjela fshati bisedonin në
mugëtirë , njeri pyeste për diçka me zë të hollë,
tjetri ia shpjegonte me zë më të trashë. Qëndroi disa sekonda pa lëvizur, si të ishte dhe ai
pjesë e kozmosit, si të ishte dhe ai në harmoni
me erën malore, me këngën e gjelave dhe
dallëndyshet e gëzuara. I gëzohej kthimit në
origjinën e tij organike. Mori frymë thellë. Sa e
pa skaj qenka hapësira!
Dallëndyshet mbërritën çift, në një fluturim
të shpejtë dhe u futën në folenë e tyre të vjetër,
në kënd të tavanit të verandës. Merselit i ndritën
sytë, në një çast iu duk që grindeshin për shkak
të mjedisit të vogël në të cilin u duhej të jetonin, duke u bërë vend edhe dy dallëndysheve të
vogla. Nga u vinte gjithë ajo forcë e gjithë ai
gëzim? Merseli kishte njohuri për gjithfarë lloje
bimësh, të dobishme dhe të egra, por nuk e kishte vrarë mendjen të mësonte si jetojnë dallëndyshet, si riprodhohen, ku emigrojnë dhe çfarë
instikti i kthen në vendin e tyre të origjinës. Në
çast pati sërish një dhembje të fortë në gjoks.
“S’e paksa bërë mirë krasitjen”, -mendoi ironikisht, duke sjellë ndër mend fytyrën entuziaste
të kirurgut që e kishte operuar.
***
Të parët që i trokitën në portë ishin Lulua
me Anushen, me të cilët i kishin shtëpitë portë
më portë.
Anushja iu qep punëve të shtëpisë, pastroi
dhomat, sistemoi ushqimet, i vendosi nëpër
sergjen, më pas fshiu oborrin me një fshesë
thrumesh. Merseli i kërkoi të nxirrte në verandë
tavolinën dy karrige. Lulua nuk qëndroi gjatë,
më vonë u kthye me elektriçistin e fshatit,i cili
mbante në sup një rrotë kablloje. U desh një
kohë goxha e gjatë për të sjellë rrymën elektrike.
Edhe këta të fshatit pipëz i mbajnë veshët.
Operacionin e tij e kishin marrë vesh të gjithë.
Më pas bujti u duk te porta Muçua, zhurmëmadhi i fshatit, djali i tezes. Ishin moshatarë. I
fryrë si cjap, me xhaketën hedhur krahëve:
- Ku je o kusho... Ku na ke humbur ?
- Eja, eja, - e ftoi në verandë Merseli duke
u ngritur në këmbë në shenjë respekti.
-Do vijmë posi.- ia ktheu në shumës ai. -Të
të urojmë që dole nga spitali, shëndoshë e mirë.
Anushja, që kishte marrë me gëzim rolin e
zonjës së shtëpisë, u nxori para nga një gotë raki.
-Lere moj shishen këtu, – i thirri ai kur ajo
u ktheu krahët dhe po futej brenda.
Atë vit edhe Muçua mbushte shtatëdhjetë
e tre vjeç, sa Merseli. Ndryshe nga Merseli
çobanit të rritur me kulloshtër i skuqte faqja.
Kishte një zakon çobanësh, fliste me zë të lartë
e me ton urdhërues.
–Do na rrish ca ditë?- zgjatja dialektore e
“ë”-së.
- Shpresoj, -tha Merseli.
–Rri, rri, se do të të ngjallim, do të bëjmë si
viç, - i tha Muçua duke e rrëkëllyer me fund
gotën e rakisë.
-Këtu të ngjall vetë ajri.
-Këtë vend e ka bekuar Zoti. Le që
profesori e di, vetë Zoti në këto anë ka lindur.
Kishte dëgjuar legjendën e Zoto Mollosit, që
ishte përhapur në të gjithë fshatin, sikur Zeusi
pas kishte lindur në stanet e Kretës. Çoban ishte Muçua, pa shkollë, po kureshtar i madh. E
dinte legjendën e Kronit dhe stanet e Kretës ku
ai kulloste bagëtinë....Kaq do fshatari, një koincidencë, pastaj e thur vetë, e bën çorap.
Gjithë ajo paradite kaloi pa u ndier. Hapte
një bisedë Merseli, hazër xhevap Muçua. Ta
shihje në surrat gdhë e kaluar gdherit, ama të
futeshe në bisedë me të e të guxoje t’i flisje
për emra, ngjarje dhe data, kishte një kujtesë
që të habiste. Hazër xhevap e kishe edhe kur
binte fjala për bimët mjekësore. Vetë Merseli,
kur mbrojti diplomën te Muçua u përplas. Doktor profesor njeri, çoban tjetri:
nacional
PROZË
-Sa zogj lindin dallëndyshet?- e pyeti Merseli.
-Dy, - tha Muçua, - po lindin dy herë, në
gjashtë muaj.
-Si i nxë ajo fole aq e vogël?
-Ja, a derëzi...Siç flinim edhe ne dikur, kokë
më kokë. Shtëpinë, të vogël ose të madhe e bën
dashuria. E bëjnë frymët që rrojnë brenda. Aty
ku ka dashuri shtëpia e vogël të duket e madhe.
E që the ti, ka disa lloje dallëndyshesh. Në
mal kam parë dhe dallëndyshe fare të bardha.
Në fshatin tonë vijnë ca dallëndyshe kokë zeza,
bojë ulliri e çelët, gushë portokalli. Ka dhe një
lloj tjetër dallëndysheje, me sqep më të gjatë.
Ka njohuri shejtani, mendoi Merseli, po
nganjëherë edhe ia fut kot. Vitin e kaluar i kishte treguar Merselit se si në Meraj, një javë më
vonë pasi kishte vdekur Dervish Merua
dallëndyshet ishin larguar nga shtëpia e tyre të
trembura nga vajet e grave. T’u besoje fjalëve
të Muços të bënin për budalla.
Muçua kishte një inat të madh me politikanët. I shikonte në televizor dhe i dukeshin
njerëz të ligj.
- More, s’të pyeta...Ç’bëjnë në Parlament ata
faqezinjtë?
- Kush?
- Ata, deputetet tuaj. Në ke prej tyre ndonjë shok, thuaji të mos zihen më si qentë.
Gotën e dytë të rakisë e thau me nervozizëm
kur iu kujtuan politikanët e Tiranës. Ai fliste,
Merseli qeshte në buzë. ...Muçon e mbante i
gjithë fshati për qejfli femrash, dhe ai vetë nuk
e fshihte. Operacionin e tij nuk e zunë në gojë.
Pati një çast që Merseli e komplimetoi çobanin:
“Me këtë mendje që ke ti nuk do vdesësh kurrë”.
Gati jam.- ia ktheu ai, veç do t’i lutem Zotit
që, kur të vijë të më marrë të më gjejë në gjumë.
***
Gjithë atë paradite nuk reshti celulari. Ca e
dinin që Merseli ndodhej në Tiranë, ca të tjerë e
kishin marrë vesh me vonesë operacionin që kishte bërë dhe e merrnin për ta uruar. Një shoku i
tij me të cilin dilnin shpesh nga liqeni, e mori në
telefon vetëm për t’i thënë: E more...E more vesh
për Grimcën e Zotit?E dhanë lajmet mbrëmë.”
Vajzat e morën nga ora tre e mbas ditës, djali
me nusen e morën më herët. Hedija ishte e treta
herë që toroliste në telefon. Donte të dinte
gjithçka: çfarë kishte ngrënë, si e kishte plagën,
kush i kishte ardhur për vizitë...Herën e fundit,
kur e pyeti se kur do të kthehej, zëri i Merselit
iu duk si i këputur. Parandjeu diçka të keqe dhe
u tremb. Pas një ore e mori sërish në celular.
Mos lëviz , i tha prerë.
Ikën njeriu. Fillimisht zhvendoset, nga qendra në periferi, si për t’u çlodhur , si për të ndërruar mjedis, si për të pushuar. Pas të ndjekin
zërat. Të gjejnë edhe atje. S’ke si u largohesh
zërave. Diçka e fortë ia tronditi gjoksin. E kapi
një ndjenjë ankthi. Mishin me patate që ia kishte sjellë Anushja, nuk e preku fare, e la në verandë. U u shtri në krevat pa u zhveshur. Celularin e kishte lënë në verandë. Nisi të dërsijë.
Iu zu fryma...Diçka e pambuktë po i ngjitej në
fyt. Vuri pulqerin te pulsi...i rrihte si tokmak.
Po i çahej koka. Pas pak u duk sikur u çlirua.
Nën ndriçimin e llambës elektrike nisi të shfletojë pa vëmendje Osho-në. Nuk mbaroi dot
asnjë faqe. Libri po i dukej i mërzitshëm, mendimet të zymta. Në muzg e ndjeu veten më qetë.
I shtrirë në kurriz mendjen e kishte përqendruar te misteri i madh i yjeve. Ç’ka pas yjeve?
Yje? Po pas zjeve? Sërish yje..yje...yje. Dhembja e madhe dhe fatale i erdhi papritur. Nisën
t’i gumëzhijnë veshët, si mijëra gjinkalla...I
përziheshin në vesh cinxuj, celularë e cicërima
dallëndyshesh. Më pas ndodhi ajo që ndodhi.
Hedija mbërriti në fshat vonë, kishte kaluar
mesi i natës. E pa të shtrirë, në krevatin e hekurt
që ndodhej pranë dritares. Iu afrua si një bishë...
E tundi. Nuk lëvizi. Te qafa kishte një damar të
nxirë. Dukej i qeshur, sikur të ishte nisur në një
udhëtim të ri, tepër të këndshëm dhe këtë gjë
duhet t’ua transmetonte të gjithë atyre që do t’i
vinin për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Njëqind trëndafila të ngrirë
Tregim nga ROLAND GJOZA
A
jo ishte siç e donte ai. E gjatë, e mishtorme, e qeshur, këpuste broçkulla. I pëlqente deti.
Të jepej me gjithë shpirt. E ndieje nën vete si një balenë, rrëqethej e fërgëllonte, shqip
tonte fjalë të pista, ta merrte mendjen e ta bënte dru. Me të të rrinte dru.
Më lutej, qante si një fëmijë, më kërkonte diçka që s’bëhej. Kishte qenë lojtari im. 7-ta e
famshme, që bënte gola të mrekullueshëm nga kornia. Shkëlqeu me Panathinaikosin një sezon.
Pastaj ndodhi tragjedia, ose më mirë prototragjedia.
Ka ulur kokën, ka mbuluar fytyrën me duar, qan pa zë. Ai bie shpesh në dëshpërim. Krizat e
tij janë të shpeshta. Më tregon paratë. Bëje për mua, më lutet. Ti më fyen, i them. Edhe pse je
katandisur në këtë gjendje, ti je prapë ylli im. S’më duhet, pëshpërit me pakënaqësi, më ndihmo,
të lutem, më ndihmo.
Kërkonte ta xhiroja në një skenë intime me një modele. Në pishinë. Jepte një shuk me para,
një gol të UEFA - s nga kornia. I gjori, kërcëllinte dhëmbët nga zhgënjimi.
Çudi, si kishte ndodhur aq shpejt. Po shpejtonte të blinte një tortë me luleshtrydhe për bukuroshkën e tij që e priste në motel në rrugën Aristofani.Vetëm ajo e kënaqte. Ishte krijuar enkas
për të. Tani ishte zhveshur, kishte bërë dush, e mbështjellë me peshqir, me flokë të lagura që i
varen poshtë krela-krela, shkel rëndë-rëndë në dyshemenë prej pishe që kërcet dhe flet kot për
gjëra që s’kane lidhje dhe shkulet së qeshuri.
Ai e merr tortën e madhe me luleshtrydhe dhe njëqind trëndafilë të ngrirë, e fut në bagazh
dhe niset me shpejtësi të bjerë në krahët e saj. I rri dru. O zot, ç’është kjo femër që më tundon dhe
në gjumë? E vendosi, nuk mund të takohej me të fshehtas nëpër motele, siç takohej rëndom me
kurvat, donte ta kishte pranë, fare pranë, se kështu nuk po duronte dot më. Në një tregtizë
mondane bleu unazën prej platini me diamant. Më në fund! Të dilte ku të dilte. Zoti qoftë me
dashnorët. Unazën do t’ia vinte te pjata e tortës. Bleu qirinj dylli natyral, se ajo vdiste për qirinj.
Një parfum të shtrenjtë, më të shtrenjtin. Iu dukën pak. Ç’t’i blinte tjetër?
BM-së së tij i kërcitnin skapamentot, aq me shpejtësi po shkonte drejt saj. Ah, akulloret,
akulloret me vanilje, ajo linte mendjen për akulloret me shkop që i lëpinte e i kafshonte me të
qeshura e fjalë pa kuptim. Një tronditje e tmerrshme dhe humbi ndjenjat. Aksident i rëndë në
mes të Athinës. Qëndroi në spital dy muaj. Tani qan në karrocën e paraplegjikut, qan me dënesë,
sepse e do atë kuçkën me një dashuri prej të marri.
Ajo e ka lëne, se atij nuk i punon më. Nuk është për asgjë. Ia ka thënë në telefon. Ajo është
bërë më e mirë, pasi ia prishi gjithë paratë e Panathinaikosit dhe lindi një vajzë me të, për dreq
është bërë më e mire. Shkon me të tjerë, bën jetën e vet. Po ai ka një të metë, se në pjesën më të
madhe të kohës e mban veten 7-ta i dikurshëm, që bënte gola të famshëm nga kornia.
Për atë bukuroshe gati sa nuk përfundoi në burg. Vodhi paratë e shoqatës së paraplegjikëve,
se i kishin thënë që në Danimarkë të bënin një operacion në kolonë për atë punë. Ajo dreqkë i
kishte thënë në telefon, se po të qëndroi përpjetë, eja, po t’u var poshtë, puthu me Milon.
Më në fund e xhirova në pishinë duke u puthur me një modele shumë të bukur dhe lashë të
kuptohej se po bënin dhe seks. S’ka më tmerr kur bie. Ai kishte rënë.
E harrova yllin tim paraplegjik. Kisha shumë punë në atë kohë. I bija Shqipërisë kryq e tërthor.
Dy herë qeshë në Itali dhe Greqi për të xhiruar filma dokumentarë për emigrantët. Ç’t’iu them; ai
shtynte me duar karrocën nëpër sheshin Omonia. Ishte ligur e tretur, hante sanduiç, i përlyer me
lyrë. I fola. E ftova në kafe. Ç’kemi miku im? Jam i lumtur, tha, ajo do të vijë të më marrë. Kësaj
rradhe më kanë ndihmuar paraplegjikët grekë. Më nxorrën paratë e udhëtimit. Kur do të vijë? E
pres që në mëngjes.Të kujtohet ajo unaza prej platini me diamant? Si s’më kujtohet. Do t’ia jap
sot.Kur të vijë për të më marrë,te ajo tregtiza atje do t’i marr dhe tortën me luleshtrydhe e njëqind
trëndafilë të ngrirë. Ajo vdes për tortat e ngrira. Nuk e di pse m’u duk gati e pabesueshme kjo gjë.
Ai i lajthitur vazhdonte ta mbante veten për 7 -tën e famshëm të Panathinaikosit.
Ç’bën ajo miku im? e pyes duke e parë drejt në sy. Nuk i ka ecur. Grave të bukura nuk u ecën.
Të dy mashtrues. I treti, një grek i krimbur me para, një garderobë e vjetër e 40 - tës, i qëlloi
homo, e la ajo. Bën punë nëpër motele. Sonte do të më marrë në dhomën e saj, unazën në gisht
dhe pastaj na pret kisha. Ajo vdes për kishat. Bëri punë ai filmi? e pyes.
E hëngri. Pas filmit më bëri telefon dhe më shau. Kujt ia hedh ti ato, më tha. Lidhe me një hu
si ato që u venë pemëve për të qëndruar drejt. Flet broçkulla. Ku e keni lënë të takoheni? Këtu te
Omonia, te ky vend afërsisht, rri atje, më tha, ku shiten gazetat shqiptare.
U ndava me të pasi i dhashë darkë. Qofsh me fat miku im. Ika. Pas tri ditësh u ktheva përsëri
atje. E gjeta në po atë vend. Më të ligur dhe më të tretur. Zhul,i krimbur në pisllëk.
Ç’kemi? U takuat? Jo,ajo nuk më beson, më duket. Të thashë që e rregullova me paraplegjikët rumunë, ata bënin një gjilpërë në kolonë dhe e kishin dru për dy orë e ca. Ia kaluam mirë
atje. Kam marrë me vete një kuti me shiringa dhe nja njëzetë flakone me ilaç. Po nuk po duket,
nganjëherë më shkon mendja për keq. Çfarë përshembull? T’i gjej atë mut shtëpie ku e ka, t’i bëj
zë dhe t’ia tregoj, pasi të kem bërë gjilpërën. Këto gjëra asaj i pëlqejnë. E di unë, ajo vdes për
budallallëqe, po nuk e bëj dot, se jam i njohur, kam luajtur me Panathinaikosin, kështu ul prestigjin e skuadrës sime të dashur. Torta ka tri ditë në frigorifer. Vdes për tortë. Për unazën nuk i
kam thënë asgjë. Dua t’ia bëj surprizë. Mbuloi fytyrën me duar dhe qau.Nuk kisha parë njeri më
fatkeq.E ke numrin e saj të telefonit? Si se kam, po ajo s’përgjigjet, lërë mesazh, thotë. Të bëj një
provë. Ia mora numrin dhe u futa në hotelin tim, Marriot me pesë yje. Më ndihmo, i thashë një
maxhordomi,nga ata që shoqëronin miliarderët dhe u gjenin taksi, me të cilin pija nganjëherë
uiski, merre këtë numur dhe ofroi punë. Gjithçka u rregullua për një gjysmë ore. Ajo erdhi në
mbrëmje. Ishte vërtet një balenë e bukur me seks të bujshëm, po e telekosur, e vrarë nga jeta.
Ecte pak si e çaplyer. Ai vërtet i ofroi punë, që ajo e pranoi me kënaqësi, duke bubulluar me një
të qeshur pa cipë. I dhamë të pinte dhe ia mbushëm mendjen ta merrte në shtëpi Panathinaikosin.
Atë të marrin, kam kohë unë të shtyjë karron e tij? Atë s’e ke për asgjë. Sa e ke një natë, e pyeta.
Varet, me ju pershembull 2000, po meqenëse më gjetët goxha punë...Lëre, sa do t’i merrje atij?
1000. Ia numurova në dorë. Ajo pranoi. Ai sa nuk luajti nga trutë kur e pa, ajo u përkul dhe e
puthi në buzë. A nuk është gruaja më e bukur në botë, të thashë që do të vinte? I përcolla. Kur u
ktheva, ndalova në një bar të vogël dhe piva, piva për mikun tim, për yllin tim të fikur. E ç’është
jeta? Një përqeshje, një tallje. Eh,sa dhimbje kishte Athina atë natë.
E dija që të nesërmen do ta shikoja përsëri në sheshin Omonia duke pritur. Nuk më bënin
këmbët të shkoja atje. Ai do të ishte tejet i dëshpëruar. Do ta kishte kuptuar më në fund se c’punë
bënte ajo.
Ai ma bëri me dorë nga larg. Ç’kemi? Kaluam një natë të mrekullueshme. Ia vura unazën në
gisht,ndezëm qirinjtë me dyll natyral dhe hëngrëm tortën. S’ka si ajo! Si ishte Panathinaikosi në
shtrat? e pyeta duke e ngacmuar. S’dolën gjë ato gjilpërat. Më lanë në baltë. Po ajo u soll mirë
me mua. Sidomos ajo torta me luleshtrydhe dhe trëndafilë të ngrirë e kënaqi pa masë.
Ai s’kishte kuptuar asgjë.
Nju jork, 2012
nacional
Constantin Cavafy, 1863-1933
POSIDONIATËT
Gjuhën greke, posidoniatët
E kishin harruar gjatë shekujve, duke u përzier
Me tirrenas dhe latinë, me gjithfarë të huajsh.
Gjithë ç’kishin ruajtur nga të parët e tyre,
Ishte një festë greke, me rite madhështore,
Me lira dhe me fyej, me konkurse dhe dafina.
Ata e kishin zakon që në fund të festës
Të kujtonin doket e tyre të lashta
Dhe të përsëritnin fjalë greke
Që tashti mezi i kuptonin disa veta.
Përherë, festa shndërrohej në melankoli.
Kjo ndodhte, sepse u kujtohej
Që edhe ata ishin grekë,
Meqë dikur kishin qenë italiotë;
Dhe tash kishte ndodhur tjetërsimi: ata ishin aty,
Por rronin dhe flisnin si barbarë,
Të shkëputur nga bota greke, fatzinjtë!
6/ E Diel,
POEZI
7 tetor 2012
Mendimi
i përket zisë
Poezi nga Greqia
Përktheu: ANTON PAPLEKA
Nga fillimi.
Më duhet të ushtrohem
Në këtë akrobaci të përkryer.
Duke e rifilluar këtë lojë
Sërish e sërish,
Koka ime nuk duron më dhe vjen rrotull,
Atë e pushton trallisja.
Yorgos Seferis, 1900-1971
Çmimi Nobel më 1963
I VERBËR
Disku i palëvizshëm i dyshemesë
Sillet me vërtik
Dhe zhduket
Këmbimi i ngjyrave.
I rëndë është gjumi në mëngjeset e dhjetorit
I zi si ujërat e Akeronit, pa ëndrra,
Pa kujtesë, pa as më të voglën gjethe dafine.
Të ndenjurit zgjuar e çan harresën si lëkurën
që e fshikullojnë
Dhe shpirti i futur në rrugë të gabuar
Duke dalë nga ujërat, ngre lart me kërcënim
Mbetëzat e pikturave të ferrit, një valltare
Me kastanjeta të kota, të cilës i dridhen
Thembrat e lënduara nga përplasja e rëndë
e këmbëve
Në asamblenë e fundosur atje tej.
Iluzion optik.
Dhe si një fëmijë
Që lojën ia prishën,
Dhe si një fëmijë
Që e humb durimin,
Unë rend i dëshpëuar,
Duke përplasur këmbët
Te radhët e palvizshme të dyshemesë.
Me shputën e këmbës i fshij
Vijat që ndajnë
Katrorët e bardhë dhe të zinj.
I rëndë është gjumi në mëngjeset e dhjetorit.
Çdo vit, në dhjetor është më keq.
Së pari qe Parga, pastaj Sirakuza:
Eshtrat e stërgjyshërve të zhvarrosur, gurore
Plot me njerëz të rraskapitur, të gjymtuar,
frymëprerë,
Gjak i blerë, gjak i shitur,
Gjak i shprishur si fëmijët e Edipit,
Fëmijët e Edipit që vdiqën.
Rrugë të zbrazëta, shtëpi me fytyra vrarëlie,
Ikonathyes, ikonadhurues duke u vrarë me
njëri-tjetrin gjithnjë natën,
Kanate të shndërruara në barrikada. Në dhomë,
Ajo dritë e pakët fshihej në skuta
Si pëllumbi i verbër. Dhe ai
Duke ecur verbazi
Në livadhin e thellë
Shihte hijen
Prapa dritës.
Dhjetor 1945
Yanis Ritsos, 1909-1990
ATA I SHKATËRRUAN TEMPUJT GREKË
Ata i shkatërruan tempujt grekë.
Të nesërmen në mëngjes,
Ne u lutëm para një luleshqerre
Shtrihem përtokë
Dhe me kokën e turbulluar
E lag me lot
Shpresën time të dështuar.
Nga gjithë këto prova,
E ndiej veten të rraskapitur.
Së paku, tashti mund të shoh qartë
Se çfarë do të thotë
Një dysheme që sillet.
Ti ecën përpara dodekafonike
Acaruese
E rrufeshme
E bukur
Me një dallgë Karaibesh në palën e fustanit
Dhe me perla të mëdha kaltërie të rrugës
Pandrozé
Rreth qafës
Prani e ylbertë
Idhull i mbrujtur
Me dritën e një ylli të zhdukur
Para shumë shekujsh
Yorgos Varphopoulos, 1916
Ares Alexandrou, 1922-1978
Katrorë të vegjël, të bardhë e të zinj,
Të vënë pesë e nga pesë,
Të gjithë të shtruar për së kithi.
Te kjo dysheme që përmenda,
Luaj si kalama,
Duke u përpjekur të eci
Vetëm mbi pllakat e bardha.
Ushtrim i vështirë.
Akrobaci e rrezikshme.
Nganjëherë humbas
Drejtpeshimin e trupit.
Nganjëherë humbet drejtpeshimin
Mendja ime.
Tashti unë të dua me dy përmasa
Udhë Qumështi, o motër e ndritshme
Atëherë i ngatërroj hapat e mi
Dhe nga të hutuarit
Gabimisht eci mbi katrorët e zinj.
Si një figurë etruske
Si një vizatim i Klee-së që sos në trajtë peshku
O Zot, i vetmi fat që nuk e desha,
Ishte që të m’i qëndisnin supet me spik.
HIMN ME DY PËRMASA
Tashti e di përse
Ngjyrat bëjnë dashuri.
DYSHEMEJA
Atëherë pres vërshimin dhe kam frikë nga ti.
Ndonëse ti mund të mos jesh e vetëdijshme
(Asnjëherë Timonieri nuk di se ç’mision ka)
Unë zbuloj nën zbehtësinë e kozmetikës sate
Rrugën e pabesueshme që bëra
Për të t’i thënë këto fjalë
Odysseus Elytis, 1911-1996
Çmimi Nobel më 1979
ANTON PAPLEKA
Gjithçka duhet ta nis
MIDIS GURIÇKAVE
Megjithatë unë nuk ia hoqa vetes.
A keni parë deri sot ndonjë bredh
Të zbresë vetë te sharrat e mprehta?
Këtu është vendi ynë, te ky pyll
Me degë të prera, me trungje gjysmë të djegura
E me rrënjë të ngulura midis guriçkave.
Dinos Christianopoulos, 1931
MARI-MAGDALENA
Ai më bëri përshtypje, sapo e pashë për herë
të parë,
Shkoja me vrap në të gjitha predikimet e tij.
Kisha një copë arë që ma kishte lënë emta ime
Dhe unë e shita për t’i vajtur pas.
7/ E Diel,
nacional
POEZI
7 tetor 2012
Aromë
nostalgjie
Portrete
të gjalla
Nga ALI ALIDEMAJ
Nga FLUTUR MUSTAFA*
Dhe kur i shita të gjitha ato që pata,
Atëherë vendosa të shisja trupin tim,
Së pari, me karvanarët, pastaj me fermerët.
Fjeta me romakët kokëshkëmb, sa u përket
farisenjve,
Nuk i njoh mirë…
Por gjatë gjithë kësaj kohe, nuk më hiqeshin
nga mendja
Sytë e tij.
Me muaj të tërë, për të kalërova nga Porti te
Tempulli
Dhe nga qyteti deri te Mali i Ullinjve.
Zotëri parfumeshitës, të lutem ule pak çmimin
për mua.
Kjo enë alabastri është tepër e shtrenjtë
Në krahasim me paratë që kam mundur të
mbledh.
Megjithatë më duhet kjo përzierje prej katër
parfumesh.
Me këto përfume, unë do të spërkat këmbët e tij,
Me këto buzë, unë do t’i puth këmbët e tij
Aq të bukura, aq të dëlira.
E di, një parfum i tillë është i tepërt për pendimin,
Po për dashurinë e tij është fare pak.
Dhe në e përqafofsha një ditë fenë e tij,
Këtë do ta bëj nga dashuria për Të.
Dhe në u martirizofsha për Të, këtë ma ka
frymëzuar
Dashuria e tij.
Zotëri, dëshira më ndez besimin, kurse dashuria,
pendimin.
Dhe pa dyshim, në shekuj, emri im do të jetë
Simbol i atyre që shpëtuan, ngaqë dashuruan
shumë.
Yorgos Chronas, 1947
Të censuruara
Kur udhëtarët e ngutur do të shkëmbejnë
fluturimthi
Vështrime të pabesueshme
Pastaj unë do të ndërroj trenin i pari.
III
Mendoj për ditën kur ti nuk do të jesh më
Favoriti i Hadrianit
Dhe me valixhe në dorë do të nisesh drejt Nilit.
Do të vdesësh midis xunkthave dhe kallamave.
Ai u mbyt aty nga viti 130 pas Krishtit,
Duke u hedhur me dashje në Nil.
Për këtë do të shkruajnë gazetat.
Andonis Fostieris, 1953
MENDIMI I PËRKET ZISË
Përsëri e braktis heshtjen e shpirtit tim
Për të hyrë në atelietë shurdhuese
Të gravurës së hiçit. (Cilindra guri, mokra
rrokjesh,
Jepnani poemën tonë të përditshme.)
Bukë e zezë dhe miell i zi :
Vërtet, askush nuk e pyet veten
Përse fjalët që shtypen në shtypshkronjë
Janë të zeza?
Cila prirje e lindur ka vendosur
Që çdo mendim është një zi? Cili instinkt
Ua vesh një shpullë çunave të parfumuar
Të semiologjisë
Që në mënyrë skandaloze
Kanë lënë t’i shpëtojë syrit të tyre
Kjo gjë që duket sheshit ?
(Duke u shtirur shpesh se kisha emocione
Ja ku u bëra i ndjeshëm.
Sot e tutje, ç’duar do ta mbrujnë bukën,
Me ç’kurajë do t’i shkosh deri në fund poemës?)
ÇDO TË SHTUNË
I
Çdo të shtunë kam brenda vetes
Ankthin e ndërtesave që i shkatërrojnë
Të tramvajeve që i shkulin nga shinat
Të torerove që mbeten në arenë pa pëlhurën
e kuqe
Çdo të shtunë kam brenda vetes ankthin
E të vdekurve që nuk kanë të drejtë të ringjallen.
II
Ne do të shihemi edhe një herë në stacion
Në kohën kur dalin gazetat e mesditës,
Dimitris Huliaraqis, 1957
KUTIA E ZEZË
Kutinë e zezë të jetës sonë
Kush do ta gjejë në mbeturinat e djegura
Kush do ta nxjerrë së andejmi me delikatesë
Dhe kush do të përkulet mbi të fytyrëngrysur
Për të studiuar shkaqet e tragjedisë?
Dhe kur të bëhet kjo, ç’vlerë ka,
Meqenëse ka ndodhur ajo që duhej të ndodhte
Meqenëse dyllë të zbehtë do të kthehemi
Tek aerodromi i bërë gropa-gropa
I viteve kur qemë të rinj
Pa njohur më njeri
Pa kërkuar gjësend.
Kështu, pra, është më mirë që të zhduket
Kutia jonë e zezë
Që ajo të kalbet diku në ara
Që mbi të të rritet bari i heshtur
Dhe ta mbulojë anembanë
Duke lënë në truall një të ngritur të vogël
Vetëm kaq.
1.
Po të ishte
gjallë
Agim Ramadani
Do të thoshte:
Me penë
e pushkë
mbrohet
vatani.
2.
DO VIJ ME MUZGUN
Me muzgun do vij
errësiren do sjell.
Mos e lini të më afrohet perseri.
e hodha pas kraheve kujtimin e hidhur
të ndjenjes budallaqe.
Nuk dua ta rijetoj të njejtin Gabim
Perseri.
Le të më veshtrojë nga larg
Hena le të rrezojë skenen time
në sytë e mi të lexojë
atë që kurrë nuk pati guxim
ta degjonte nga goja ime.
Mi mbyllni sytë,
ne trekembesh me varni
nga qenia ime nxirreni me cengele.
Le të jem makthi i tij
le të zgjohet mesnatave
me emrin tim në gojë
me aromen time në shtrat me hijen time.
le ti behem torturë
le ta kuptoje se pritja e ka një fund.
Fytyra e tij e vuajtur
le te jetë për mua trofe
çmim i një jete të çuar dem
shperblim, le të jetë panorame piktoreske
relaks.
Le ta ndjeje dhembjen time në çdo hap
dyfish, trefish pa kufi ...
Ai rreshti të ishte i imi
Unë nuk isha kurre e tija.
Me muzgun do vij
erresiren do sjell.
Mos e lini të më afrohet përseri.
Ulqin, 2012
PA ZEMER
Hapesië e Paanë...
Boshllek !
Era Risjell kartolinat e pashkruara,
të palexuarat i bart me vete ...
aromë nostalgjie, malli e ankthi...
E shtrirë perdhe ndjen Zemren e Tokes,
Tenden kurrë nuk e ndjeu
sado që në gjoksin tend
për të fundit herë kishte fjetur !
Ulqin, 14.08.2012
*Gjimnaziste, Ulqin
Po të ishte
gjallë
Latif Berisha
Do të na mësonte
një fjalë
të urtë:
Të rrokesh
penën
është
sikur
të shkosh
në luftë.
3.
Po të ishte
Zahir Pajaziti
gjallë
Do të thoshte:
Mos
harroni
gjakun
e dëshmorëve
o vëllëzër
shqiptarë!
PIRRO
Pirro e fitoi
Beteën në Itali
Pastaj u kthye
Në Epir
Gati vetëmPa ushtri.
TEUTA
Mbreteresha Teutë
E ashpër, e butë
Tha një fjalë të mençur
Që e kujton historia
Ilirinë e shemben lufta dhe tradhtia
SKËNDERBEU
Bashkëluftëtarëve
U thoshte në të Lezhës Kuvend:
Armiku luftohet jo vetëm me shpatë,
Por edhe me penë.
SHOTE GALICA
Është një lumë që rrjedh
Nëpër zemër të Drenicës
Ruan kujtime për Shote Galicën
HAMËZ JASHARI
Hamëz Jashari o Hamëz Jashari
S’u dorëzove për se gjalli
Derisa kullën
E kaploi zjarri.
FEHMI AGANI
Sypatrembur në shtrëngatë
Na e ndriçoi rrugën nëpër natë
Nëpër zjarr nipper tym
Mendjendrituri akademiku ynë.
nacional
ESSE
8/ E Diel,
7 tetor 2012
Shënime për poemën “E dashur mos vdis!”
MOIKOM ZEQO
Ka frikë mos i vdes
dashuria në duar
“E dashur mos vdis! ka lindur si klithmë e njeriut të ndërprerë. Të gjitha pamjet
e jetës dhe të metaforave janë eufemizmi i kësaj klithme të fshehur në shendin e
ditëve. Midis nesh, (zëthit hedonistik dhe krijuesit të tij, pra vetes time që e quaj
zanafillë) të strukur në 174 cm lartësi të lëvizëshme, kishte moskuptim. Prandaj
ata njerëz të korit, që po rrallohen në shkallët e amfiteatrit, po këqyr.”
Nga VASIL VASILI
E
nde rravgoj të gjej shkruesin e vargut me
ndriçim trishtimi :”E dashur mos vdis!”.
Cituesi i famshëm Moikom Zeqo siguron
gjithkënd: Është nga domeni i Pablo Nerudës,
madje thotë se medalioni i poemës së tij është
me lëndën e bryllët të këtij portreti tingujsh. Pjesa është tagri im. Me atë mund të përshkoj rrugë
mesdite me zhguall të fortë. Jam nisur të kërkoj
kush e shkroi vargun, “E dashur mos vdis!”, se
besoj: me një dashuri mund të jesh tokësor në
qenien tënde. Në rravgim përsiat. “Rravgim” e
“përsiat” emërtojnë të njëjtën gjë në gjeografi të
ndryshme prandaj s’janë e njëjta gjë. Ndjej se
vargu që më mundon ka qënë gjithnjë.
Moikomi citon me shumë mënyra apokrife
edhe autorë që e kanë rikrijuar. Edhe ata mund
të citonin paraardhësit e tyre. Krijuesi që është
brenda njeriut të sotëm Moikom Zeqo i kujton
me nderim të mëparshmit e pemës gjenealogjike
të: “E dashur mos vdis!”
Unë kapa të përgjithshmen: “E dashur mos
vdis” ka qenë e shkruar dhe e folur, madje edhe e
lojtur si rit sinkretit. Pastaj u bë ferment i kujtesës
estetike. Krijuesit paraardhës ishin krijues me qenie të ndërprerë. Tani ata janë të amshimit.
Një fat i tillë e pret edhe Moikom Zeqon.
“E dashur mos vdis!”është kumt për të përgjithmonshmen
Ekzistencializmin e tyre e këqyrr në rrugët që
ndoqën për të mbrritur te: “E dashur mos vdis!”
Ata janë kor etrish madhështor. Jam shumë
larg vendit ku kori këndon Këngën e Jetës, por
ua shquaj fytyrat gjithsecilit. Kjo këngë
s’mbaron kurrë. Një çast Poetët bisedojnë në
shoqërinë e të zgjedhurve të rastit. Më të shumtit
janë vetmitarë mes shtrëngatave të tyre.
Dua të sqaroj diçka të vështirë, tej mundësive të mija. Rrekem për fjalën e pashpjegueshme, “Poet”. Ndriçoj një të barasvlershme të saj librore: “kujtesë e përndezur”.
Pastaj e kall këtë të barazvlershme librore,
për më shumë qartësi dhe reliev, në shtratin e
metaforës: “Kujtesë që ka marrë zjarr”. Besoj
se në këtë metaforë është poeti. Po shquaj Her-
aklitin e Efesit, të errtin. Pamjet që ka parë dhe
mendimet që krijon nuk i mjaftojnë të ngujuara
në kujtesë. Do që ti derdhë në një lumë që e
quan kohë. Në atë lumë nuk u la dot dy herë.
Gjithçka ndërpritet, madje edhe lumi ndërpritet, është metafora e të errtit. Ndërkoha ishin
ditët e tij. Humbja e kohës ka qënë për të: “E
dashur mos vdis!”.
Ca të panjohur, të përbuzur, të varfëruar u
kujtuan të krijonin me vegullime Krishtin
Shpëtimtar. Eshtrat u janë bërë pluhur, ndërsa
vegullia e tyre jeton ende. Me emrin e vegullimtarëve është paraqitur Ungjilli sipas Gjonit.
Një burrë i vetmuar heq protezën e krahut
të majtë. Mos është Servantesi që po shpie Don
Kishotin te Dylqinja e Tabozës?S’pata mundësi t’ia shoh krahun cung se i mbiu flatër dhe
flatrën ia gjallëroi piktori Jeronim Bosh. Pak më
vonë agori i burrit mori trajtën e Vajzës me Flatra si në një tregim të Dino Buxatit. Trupi i
shndrruar shfaqej me fuqinë e një mashkulli në
zenit dhe me brishtësinë e kërcelltë të një femre
me flokë të gjatë si nata. Ai trup që gjininë e këmbente sall për dukje të bukur sapo kishte kënduar: “E dashur mos vdis!” në një gjedh të ri.
Ne,- qeliza, zanafilla, dashuria.
Dyshi i dashurisë është - një,
dy krahëza pikëlorë në buburezë.
Disa burra me pelerina të plurosura, me sandale të ngrëna në themra nga jeta e gjatë dhe pesha e trupave të lartë, me nga një shkop në duar,
në mesin e tyre - gra dardana -, lanë amfiteatrin
dhe nisën një udhëtim biblik. Ishin pellazgët hy-j-n-o-r-ë të Homerit që, pasi kishin kënduar
Këngën, sipas gjedhit të tyre parak, largoheshin.
Ata që mbetën në shkallare, ndjenë se alfabeti i
tyre u bë me më pak gërma. “E dashur mos vdis!”
e h-y-j-n-o-r-ë-v-e këndohej: “Gjuhë mos vdis!”.
Jo kush e ka shkruar, kush e ka ngjizur dhe me
ç’lëndë. Shkruesi mund të jetë murg kopjues me
zhgun të zbërdhylur në mëngë e në bryla, a një
student me xhinse të grisura në gjunjë, që ndjek
natën në disko muzikë të zhurmshme metalike.
Kur është krijuar “E dashur mos vdis!”? - më
pyet zëthi i brishtë i njeriut hedonistik të sotëm
strukur brenda meje. Në Ditët e Jetës së Njeriut
që janë Lotore (antike), i përgjigjem pa nerv.
Kaq e thjeshtë paska qënë (kjo dituri)? Jo aq
e thjeshtë se ditët shembëllejnë me kraharorë të
zgavëruar burrash që brënda u ka rënë jeta. Zëthi
hesht në plazmën e vet. Po të tregoj edhe pamjen
e jetës. Ajo (jeta jonë) është si fytyrë me mise të
prajtë femre që e gëlltit hija e ditëve. I lidh dot
fjalët “jetë” dhe “ditë”? Jo? Ditët lidhen me ne
të dy, mbase vetëm me ty. Ndërsa jeta nuk e di
me kë lidhet. Dëgjo një kuptim ose një lidhje të
tyre. Jetë (natyrë) në ditët e njeriut. Kjo është
lidhja ideale. Dëgjo edhe një pamje tjetër të kësaj
lidhje. Në natyrë kanë rënë ditët (tona) si pllanga boje. Ne bëjmë sikur nuk i shikojmë pllangat.
Dikur jeta (natyra) i ndërpret ditët tona.
E dashur mos vdis! ka lindur si klithmë e
njeriut të ndërprerë. Të gjitha pamjet e jetës dhe
të metaforave janë eufemizmi i kësaj klithme të
fshehur në shendin e ditëve. Midis nesh, (zëthit
hedonistik dhe krijuesit të tij, pra vetes time që
e quaj zanafillë) të strukur në 174 cm lartësi të
lëvizëshme, kishte moskuptim. Prandaj ata
njerëz të korit, që po rrallohen në shkallët e
amfiteatrit, po këqyrr.
Po kërkoj poetin, kush është poeti? më shtyn të pyes në mënyrë të këtilltë një mitologji
bashkohore individualiste. “Poeti është i Treti,
mes Njeriut të Përkohshëm - dhe njeriut të Përjetshëm”, janë fjalë të krijuesit të zhdukur
Moikom Zeqo. U bëra nga këto fjalë dëshirë që
grish kujtesën.
Një trumzë fluturash, një shoqëri zogjësh
zbritën hijet e tyre mbi shkallët ku kishte kënduar
kori dhe vetë s’ndaluan. Kjo çfaqje ishte një problem i vazhdueshëm për të errtin, (Heraklitin).
M’u kujtua një emër. Edhe ai kishte folur
për: “E dashur mos vdis!” Ca çaste më parë
ndërmenda fjalë të purpurta të tij. Ai kishte qënë
në atë kor. E gjeta atë që kishte mbrujtur dhe e
lexova me zë, gjer në fund të saj. Fjalët mbaruan, por fara e tyre më pllenoi gjallesa në tru.
Pastaj thashë, arrita në përfundim: Sipas
poetit (“Kujtesë që ka marrë zjarr”) Moikom
Zeqo do të thotë edhe sipas Pablo Zgjohu
Druvar Nerudës që ka thënë “E dashur mos
vdis!”; do të thotë edhe sipas Uollt Fije Bari
Uitmanit që i këndoi trupit elektrik të mashkullit dhe të femrës; sipas poetit Moikom Zeqo do
të thotë edhe sipas Naim Frashërit që u dogj në
Qiririn e Fjalës; do të thotë edhe sipas Simfonisë
së Nëntë të Bethovenit që ka rënë si diell mbi
netët; sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë
edhe: “Të dy brenda Vdekjes - do ta vdesim
vetë vdekjen,- e dashur mos vdis!” (zanafilla
nuk rrikthehet në zanafillë, mbetet e tillë, më
thotë vetja); sipas poetit Moikom Zeqo do të
thotë edhe sipas dhimbjes së Pol Elyarit që ia
mori Galën e tij Salvador Dali; do të thotë edhe
sipas erës së sotme që sjell fantazmën e mbretit
Hamlet të dëshmojë, domethënë të lahet dy herë
në lumin e të errtit Shekspir; do të thotë edhe
sipas lumit Vjosë si Migjen i kaltër që është
ngritur në qiell dhe kullon bula uji a fjalë të
vagullta fatthënash; do të thotë edhe sipas
“Helenës së Trojës që i shpiku Akejtë”; sipas
poetit Moikom Zeqo do të thotë që Moikom
Zequa ka thithur burrnotin e Botës dhe ende
s’tështin, (e mbrojnë fjalët që i ka bërë vegulli); sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë: fjalët
më tepër se kuptim janë kuptimi i vegullive; do
të thotë edhe: ritmi zanafillor që ai e rrigjeti ia
mban të lidhura fjalët.
E dashur mos vdis! është himn? S’ka asnjë
unazë dashurie të shkuar në gishtin e thatë të
himnit. Je cinike, me këtë cilësor i shpalla luftën
morale vetes.
Po të kthehem te orgjina (jam e mbushur me
orgjina) s’do të pranoja të isha himn. Si njeri
bashkohor, po të them, se ti vetja ime, je një
pjesëzë mohuese. Bashkohor...? pse më jep pezm
të ri. Poetin e ke dëgjuar kur thotë: “s’ka kohë të
përbashkët”? E cyta veten të dali nga errësira e
fjalëve të saj. Enkas i thashë: unë kam rreth meje
bashkohësit që thonë: “E dashur mos vdis!” është himn. Himn!? Himni është fundi..., heroi..., i
rrethuari me mure, në natyrë kanë rënë ditët (tona)
si pllanga boje. Ajo, me gjithë motërzimet është
Zanafillë, Njeriu i Parë. Se Njeriu është gjithnjë
Njeriu i Parë që mban brenda në parzëm një Njeri
dhe, të Dy, brenda jetëvdekjes - rikrijohen. Mbetja e tyre është një këngë e përgjithmonshme.
Njeriut të Parë ka frikë se mos i vdes Zoti në
duar. Midis Zotit dhe njeriut që mban në parzëm
njeriu nuk ka ndryshim. E dashur mos vdis! mohon vetiu pa qëllim himnin që s’e njeh dhe nxjerr
zanafillën. Dëgjo fjalët e njeriut “Dhe mbase ky
mermer - gëlon nga krimbat – kufoma të dekompozuara, - po dashuria jo – e dashur mos vdis!”
Patra, 19 gusht 2012
9/ E Diel,
nacional
POEZI
7 tetor 2012
Pavarësia
Nga AIDA BODE
Dymbëdhjetë frymë
MUTACION
Kam vdekur.
S’i sheh gjithë ato
qeliza të ngordhura
lëkura ka lëshuar
në duart e tua?
Gjithë ç’ke nga unë
është aty - vdekje,
asgjë më shumë.
ZONJA E ARTË
Në Korçë vjeshta hyn që nga Parku Rinia
në qafë ka parfum pishash,
përkunded me hiret e Moravës
puthet me bliret që vdesin
dhe këndon me zërin e guguçeve
që përcjellin lejlekët në mërgim,
prish takat mbi kalldrëme,
dëgjon plakat që bisedojnë në oborr
dhe bën gjoja sikur fshin
ndërsa përgjon dyert që hapen e mbyllen.
Në Korçë vjeshta vishet me gjethe
serenatash që bien nga dritare të mbyllura,
struket qosheve të errëta të rrugicave
dhe pret të fshehë dashnorët
tek vijnë të ngrohen me frymët e njëri-tjetrit
I PANJOHURI
Ai kujton të dashurat e vjetra
dhe përpiqet t’i formojë të plota,
në imazhe të rastësishme.
Krahët i kujtojnë një balerinë,
gjoksi një komshie që
iu dha fshehtasi në errësirë,
shalët një vizitore në shtëpinë e gjyshes
e vithet një shoqe harruar në adoleshencë
vetëm qafa, buzët, sytë dhe flokët
s’i kujtonin askënd,
kështu ai jetonte gjithë të kaluarën
me fytyrën e së tashmes
Dymbëdhjetë frymë
U zbeh hëna, u bë Janar
Hyjnitë kishin ftohtë dhe
u mbështollën me Shkurt...
Zgjata dorën të kapja erën,
ajo më dha Marsin
Filloi të bjerë Prill, i ujshëm, i rrëmbyeshëm,
i papërmbajtshëm për gjelbërim.
Maji mbante vesh që prapa hënës,
aty ruante errësirën me sekretet e heshtjeve.
Afërdita ishte me barrë, nuk rënkoi,
por buzëqeshi dhe lindi Qershorin.
Korriku u deh në Egje,
ndërsa unë pashë Apokalipsin...
Gushti fle me mua
dhe yjet nuk i lë të bien
Patat morën Shtatorin
dhe u nisën drejt jugut
Tetori mbajti frymën
dhe ajri u bë i purpurt...
Eja Dionis, eja më sill
Nëntorin të zgjoj të dashurin
Ç’i duhet urtësia Athinasë,
kur ajo stoliset me Dhjetor?
YING DHE YANG
në qoshe të derës
një enë me ujë të shenjtë,
bekova pasigurinë
ndërsa monedhen e mëkatit
ia dhashe Çezarit
që priste si lypsar
në shkallët e kishës.
UDHËTIME
Nuk ka rrugë të drejta,
dhe dritës i duhet të përthyhet,
nuk ka as rreth të përsosur,
hëna lodhet pas një nate plotësie
E vërteta nuk bën udhëtime të gjata,
ajo fillon dhe mbaron me çdo
rrahje zemre.
PËRSOSMËRI
Ti je më i bukur se mëngjesi
i së shtunës, më i dashur
se kafeja e mbasdites dhe
më i ëmbël se vallëzimi i Hirushes
me princin para se ora të binte 12.
Nga NUHI ISMAJLI
Pavarësia
domethënë t’i shtrish këmbët e mpira
sa e ke jorganin
të rrish drejt
duke menduar
se mund të lakohesh
të kthehesh prapa
po nuk mendove drejt
me mend
po nuk veprove
se mund të lakohesh
prapë nën barrën e huaj
të shohësh me sytë e tu
vetëm me sytë e tu
nëse shikon
t’i kesh të dy duart e lira
po deshe t’i kesh të lira
dhe vetëm për vete
t’i lash sytë e tu
me duart tua t’i lash
të dëgjosh me veshët tu
zërat e dashur të gjuhës së njohur
nëse do
nëse di
mund të shpëtosh nga shurdhimi
i gjuhës së largët të panjohur
që të flet me dhuratën e tmerrit
ta flasësh gjuhën tënde
ta këndosh
t’i ndjesh tingujt e bukur
melodinë e bukur të saj
NJË NATË NË ITAKË
shiu varet nga retë
si fill i shprishur
nga një cohë e vjeter,
të flasësh
unë mendoj Penelopën
dhe kuptoj që shiu
s’është gjë tjetër veçse
një shpërbërje penjsh
thurrur për të shtyrë kohën...
ta shkruash librin tënd
historinë e faqes sate të ndritur
pa të diktuar askush
as huri e litari
as shpata e turpi
i mashtrimit a harresës
të rritesh pa mallkimin
të ndjesh gjuhën e zemrës sate
e dheut
të shuash etjen
vetëm me ujin e burimit tënd
të shuash urinë
vetëm me bukën e fushave tua
të lutesh në gjuhën tënde
atë të dashurën
të njohurën
për ty
edhe për Zotin tënd
t’i lutesh vetëm Zotit tënd
nga thellësia e Tokës
nga Zemra e Fushës sate
nga Maja e Maleve Tua
t’i lutesh me gjithë
fuqinë e zërit tënd
ditën me diell
pa altoparlant
jo natën
t’i mbrosh pleqtë
nga sëmundja
nga vdekja
t’i trimërosh fëmijët
jo t’i frikësosh me zërat e natës
zëra vdekjesh
t’i mbrosh gratë e reja
që presin të ushqejnë
e rrisin dhuratën e zemrës
të ulesh në vatrën tënde
ta shohësh jetën
pavarësia
si këngë kreshnike
këngë e gjatë
me kontraste
qenka
një test jetësor
për të mirën e të keqen
……………………….?!
a do të dimë të zgjedhim
atë që është për ne
nacional
10/ E Diel,
POEZI
7 tetor 2012
Të jesh grua,
hënë e plotë në zemër të ullirit
Nga origjinali kroatisht: Shqipëroi: MUSTAFA SPAHIU
Nga MARINA KLJAJO-RADIÇ
(Mostar)
IMAZH I DASHURISË
E kuqërreme
Lehtësi e vrenjtur
Dhe mprehtësi drapëri
E padukshme,
E qëndrueshme
E ndritshme
Dhe bukuroshe
MË PASTAJ...
Pas shiut
Pjelloria me bollëk
Ofron paqe
Pas dëborës
Imazhi i parajsës
Është më i qartë
Pas thatësirës
Të lodhur shpirtërisht
Në kafshatën pendestare
Pas dashurisë
Lulet vyshken
Të mbledhura.
KOHA PËR NE
Kusurin e jetës sime
Do ta kaloj në mes ullinjve
Në heshtjene e rënd, të blertë
Do të mendoj për ne
Në çajkën që ka marrë ngjyrë bjeshke
Të përhimtë dhe të bardhë.
Vetëkeqardhja është e pakuptimtë
Po dhe vrushkulli
Vetëm Lartësimi
Në frut, në qiell
Në gurin e fortë
Mishërohet.
Fishekzaret dhembin
Spërkatë dhe afron çdo gjë
Për murosje... në urë
Në dyer të arta
Për mëshirën e kohëshmërisë
15 dhjetor 2004
NDËRMJET
Ndërmjet asaj që jam
Dhe asaj që duhet të jem
LULE PREJ KRIPE
Ndonjëherë
Kur mbi ty
Deti i mbyll
Krahët bojë qielli të mbyllët
E kuqe, lule me amësime
Në degën e ferrës
Pret dorën kurajoze
SHPLODHJE
Vendkalim s’do të ketë
Përpjekjet truprore
Mospërfillëse
Përcaktime joshëse
Do të hudhem
Në detin e shqetësuar
Lule prej kripe
Vizëpamje e paturpshme
Pemët në lundra
Detit të Edenit
Fjalë nuk do ketë
Vetëm pulëbardha
Do krrokas nga dhembja
27 gusht 2005
Pa zhurmë flatrimi i çajkës
Shfaq paptritur afsh dhe shpresë
Pa fjalë
Deti është i gjerë
Mbi te varkat prej letre
Dhe vigma e vetmuar e fjalëve
Ju besoj ullinjve
Shpritin e acartë ua njoh
Koha për ne
Ndërmjet asaj që jam
Dhe asaj që duhet të jem
Korçullë, 2005
Ulliri është i zi
Me hënën e përflakur në zemër
I pandalshëm lundrimi në qiell
TË JESH GRUA
Gur i shkëmbët
Në fluturim të shtangur
Ndal hapat e ngathët
Në të tejkaluarit.
Ramja s’guxon të ndodh
As të ngrirë as të lagësht as të ngrohtë...
Një grusht tokë të zezë
E ndal të vithiset.
Bucat i puthin lulet. Judeja!
E pi shiun loti.
Në sipërfaqen e qelqtë
Askush se sheh plasaritjen
Shuarja e lotve.
Ndërmjet asaj që jam
Dhe asaj që duhet të jem
Hekuri i zjarrtë rrjedh
Dorë e sigurtë
E formëson metalin në kryq për kësmet
Ndërmjet asaj që jam
Dhe asaj që duhet të jem
Do të doja të fshehem
Dhe përsëri të bëhem
Bukurezë në shkëmb
Korçullë, 30. 08. 2005
DASHURI E PAVJELUR
LUTJA E DETIT
Hyjni
Që mua
Të parën më krijove
Në shpirt
Rri pezull
Kthehu!
Ma pastro rropullinë
Dhe ringjalli peshqit
Në reflektimin e qiellit
Le të lundrojnë kurorëzat
Prej varke.
Dekalogu i humbur
I harresës
Të lëshuar natyrës
Gëzim dhe kënaqësi
Nëpër thirrjen e mëkatit
Të stërgjyshit
Korçullë, 19 gusht 2005
HËNA NË ULLINJ
Gërshetuar
Në degën më të lartë të ullirit
Përdigjet
Me zjarrin e vravashkave hyjnore
HËNË E PLOTË
NË ZEMËR TË ULLIRIT
Djegur
Për idealin e dritës së vlugut
Në hënën e prushërimtë:
Pamjet gjethësore rrugës së kryqit
Pjesë e prushtë përvëluese
Në vatrën e fikur
Kërkon, gjakon, etjen
Jetësisht për zemrën
Korçullë, 2005
Në (pa)kalueshmërinë e hënës
Do kumbojnë hapat e Zulmëmadhit
Korçullë, 1 gusht 2005
11/ E Diel,
nacional
POEZI
7 tetor 2012
ULLIRI I MBUSHULLUAR
ËNDRRËS MOS
I SHKRUAJ LETËR
ZOGTHI
E morri
Kafshatën e ushqimit
Për te të caktuar
Nga unë
Sqepi
Plot bukë
Shtriu krahët
Në vrullin e jetës
Gjethet e begatshme
Të puqura me tokën
Krenari dhe shkrythtësi
E bukurisë
Plagët e fshehin
Pjekurinë
Nga JONUZ FETAHAJ, Luginë e Preshevës
Në shkëndi fati
E vuri në veprim
Buzëqeshjen, shkelur në mes
Nofullave të mia
I lëmojnë rrudhat
Shekujve
Gjaku lirisht nxiton
Arterieve
Hapur dritarja
E shpresës në gëzim
Gëzim i dhuratës
Era është e fundit
Lehtë i prek
Nga kraharori i saj
Lundrojnë tregimet
FRUSHULLIMA E JETËS
20 gusht 2005
PRUSH RËRE
Në fëshfërimën e erës
Dhe gurgullimin e lumit
Dëgjoj: Frushullimën e jetës
Rëra e përflakur
Përcëllon
Tabanët e mia
Dhe trupin
Në pyllin e ankthit
Buçimtare e lodhur
Në veshin: Zhurmë e
Bukurisë së amshuar
Në zjarrishtë bie në
Të djegurit
Prushnaja e vatrës
Dhe gacat
E fluturimit të zogut
PRITJA
Mos e mat harresën
Me kuti
Kur hija bëhet xhuxhe
Korçullë, 2005
Në udhëkryqin pa shigjetë
E humb numrin dhe adresën
Edhe malli
Nën këmishë
Terrë e fut në dhomë
Edhe këmisha e bardhë futë
Natës nuk i shkurtoheshin këmbët
As këmishës s’i duhej arna
Uratë bëhej pasi shfaqej mëkati
KËNGA
Idhëtina e vrerit
Derdhet
Mbi etjen e djegur
Lëkura e regjur
E arushës
E zbrazët dhe mbërthyer në kryq
Frikëson
Lumbardë, 5 gusht 2005
ISHULLI MLET
Tharmi bimëson
Pa njerëz
I kuqëluar, i rrezitur
Në bezdisje
Dhe kryepicinguli
I jetës
E ngjashme me durim peshkatari
Pres
Ngjokje
Fjalët
Gërshetoj dhe çikrik mendime
Ëmbëlsisht
Dhe kapitje
Shpirti
I sëndisur dhe i përgjëruar Baba
Fjalët
Dhe lotët
E ankoruar
PO VJEN KËNGA
Kërthnezët e vetmuar
Dhe zgjohet me dy
Sytët e floçkës
I Vogli dhe i Madhi
Vazhdon pa u trembur ngutthi në qiell
Përlotur dhe njelmët
Kuvend’ i Shën Mërisë
I tëri nga plagët
Ruan hyrje-daljet
Në ishullin Mlet, 2005
BULKTHAT NË MLET
Dëgjohet çukurnimi
I kalorësve të apokalipsës
Dhe vajtimi i dashurisë
Së humbur
Pjellake kodra
Këlthasin kurrilat
Shpirti ankohet
Pas ballos
Vdekjeprurëse
KËNGA SOT
Në botën e thatë
Gruri i bukës
Nuk po piqet
Ylqeja dhe qiparisët
Kapërderdhur
Sokëllojnë për jetë
Në thirrjen e tyre
Çurlikojnë
Linden përfituesit
VARFËRIA
Hapësira kumbon
Guri copëzohet.
Mlet, 21 gusht 2005
Guri ka lulëzuar
Në diellin e verdhë
Lakuriqësinë pjekur e ka
Nga origjinali kroatisht
Thellë paska rrëshqitur dita
Në humbëtirën e pritjes
Askush nuk sjell haber
Pritja ç’u bë me njeriun
Pse fishkëlloi e uluriti
Nga inati që e pickoi në mbrëmje
BIRIT TË DREQIT
MOS I BESO
Mos e nëpërkëmb vetveten
As atëbotë kur të merr hilja
Se – mëkati para teje ka lëshuar shtat
Birit të dreqit kurrë mos i beso
Nëse të zatet njëherë në rrugë
Atëbotë të torturon heshtja
Dhe gaca e fshehur
THIKA
Mos iu mat fjalës tri herë
Se e merr frika
I këputen rrokjet
Pastaj, po pastaj ç’ndodhë
Vdes fjala
E thika përgjaket.
BRENDA MUREVE
E kërkove gjëllimin
Edhe brenda mureve
Kur të pickoi trishtimi
Tuta lindi para njeriut
Po njëherë vdiq para tij
Kur në dyluftim doli
Brenda katër mureve në ring
Ik sa të mundesh në boshësi
Për ta takuar mashtrimtarin
Duke dhënë shpirt
Ishte burg i zi në Mitrovicë
Pas të nëntëdhjetave...
Çfarë torture ndodhë
Në mes fjalës dhe shikimit
Ishte nana në mes të mesit
Katër me katër anash
ËNDRRËS MOS
I SHKRUAJ LETËR
Mos e mashtro vetveten
Kur të prek dita në palcë
Trurit i jep ilaç
Për ta rikthyer ëndrrën
Që ta shkurtoi tri herë gjumin
Ëndrrës mos i shkruaj letër
Se nuk ka adresë
Merre vetëm hijen
Dhe hapin e parë në ditë të re
Në nafakë të re
KËMISHA E NATËS
Nuk e gjete sekretin e ëndrrës
Kur duart u ngatërruan
FOTOGRAFI E MALL
Bojës i kishte humbur shkëlqimi
Motet e kishin lëbardhë ngjyrën
Nëna ishte shndërruar në hije
Bardhezi e plot mall
PAK MË VONË
Në album radhitet heshtja
Ofshama bën seancën e vet
Kur zatetet me mallin
Vera kalli vetveten
Shirat zunë fundin e stinës
Nëna mungonte në fotografi
Pyetjet mbetën të nemitura
Unë e motra shikimin dogjëm
Loti hyri tinëz në kujtesë...
Preshevë, 2008
pub ALTON
nacional
REKLAMË
12/ E Diel,
7 tetor 2012
2PPA012
AR
R
TTY
Y
NIIG
N
GH
HTT
ÇDO DITË ORA: 22:00
MUZIKË LIVE & DEEJAY PARTY
Ju ftojmë të festojmë sëbashku në ambientet tona
Programi: music live & të ftuar special & party Deejay nga më mirët
ADRESA: BULEVARDI BLU KAMEZ • PERBALLE SHKOLLES SE MESME KAMEZ • CEL: 0685552577
CMYK
13/ E Diel,
nacional
INFO
7 tetor 2012
Për reklama në Gazetën & Radio TV online “Nacional”
kontaktoni në nr. e telefonit
067 22 58 506
068 58 97 428
[email protected]
Muzeu i Filmit do të jetë një gershetim mes artit si funksion komunikimi, por dhe ekspozitave, katalogjeve, fletë palosjeve, kritikave profesionale. Do të jetë një auditor arti për
të gjithë. Do të jetë një ndermjetesim komunikimi i një potenciali kulturor të trasheguar në vite. Mesazhet e kultures
që do të perçojë Muzeu i Filmit do te jene atraktive per te
gjithe, dhe jo vetem per profesionistet.
CMYK
IDEJA THEMELORE
Muzeu i Filmit bazohet në arkivat dhe në trashgiminë e pasur të ish Kinostudios "Shqipëria e Re". Sot
Albafilm-i ndodhet në të njejten ndertese historike e dinjitoze të Korpusit Qendror, një akitekture që
është një muze në vete. "Filmi në Vite", "Rrugetim në historine e Artit të Shtate", "Arti dhe Diktatura". Nderthurja në doza shkencore ndërmjet arshives dhe kulturës së kohës!
Muzeu i Filmit, i pari i këtij IIoji në Shqiperi, do të ketë një përmbajtje sa artistike aq edhe shkencore.
Në qender të projektit do të jete krijimi i një Muzeumi-Identitet -Krenari-Dialog Brezash-Teori-Praktike-Zhvillim projektesh kulturore shkencore.
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
PROJEKT - MUZEU I FILMIT
www.radionacional.al
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
Frekuencat
93.6 mhz për Shqipërinë e mesme dhe Jugun
95.0 mhz për pjesën veriore
nacional
14/ E Diel,
ESSE
7 tetor 2012
Si e shkrova parathënjen e librit në greqisht të A. Podrimjes, “Harta e grisur”
Podrimja poeti i dhimbjes së përbotshme
“Poeti i mirënjohur në Shqipëri por edhe për lexuesin grek për shkak të botimit të poezive të tij në revistën e drejtuar nga zoti Kostas Valeta, zoti Mujo Buçpapaj, në
gazetën e njohur letrare “Gazeta Nacional’’, shkroi me të drejtë se Ali Podrimja “ishte zëri autentik i poezisë shqiptare dhe asaj botërore. Ai i dha poezisë një formë të re,
duke shprehur me një mënyrë të papërseritshme dhimbjen njerëzore, me frymën e fjalës mataforike në nivel botëror, e cila do të mbetet e përjetshme, ndërsa vet ai i qëndroi
vdekjes pa asnjë lloj frike,” për të konkluduar se “vdekja e tij mallëngjeu gjithë popullin shqiptar, bashkësinë e madhe të poetëve, por edhe të gjithë njerëzit”
të botës
Të flasin për temat e rëndësishme mendore
Frymën e Kosovës ka,për pak orë më parë,
e humbi
Porzia dhe kritika,sot do të mungojnë
Nga shoqëria, sa flasin këtu brenda
Për gjëra të rëndësishme mendore.
Ata të dy në atdheun e tyre janë kthyer
Tek shokët dhe të afërmit e tyre në Prishtinë
Dhe Ne,fjalët e tyre dhe formën e tyre
Do ruajmë në thellësi të zemrës tonë.
Do të kemi të themi se duhet të jetë krenar
Atdheu ku i lindi dhe i mban afër tij.
Nga DINOS KUBATIS (GREQI)
Shën Parashqevi-Mitilenë.
E
vërteta është se në Greqinë e sotme, ku
fatkeqësisht të rinjtë nuk njohin as So
lomonë dhe Pallamanë dhe as që kanë
dëgjuar për Kalvon dhe Ragavinë, nuk është
ndonjë gjë e veçantë që të mos njohin edhe
shumë poetë të mëdhenj të vendeve të tjerë, të
cilët gëzojnë njohje dhe nderim mbarëbotëror.
Në shtetin e sotëm të vogël të Kosovës së
pavarur, në të cilin, gjatë pushtimit gjerman, pa
dritën e kësaj bote, më 28 Gusht 1942 Ali
Podrimja,në qytetin e hijshëm të Gjakovës, të
shkëputur me dhunë prej Nënës-Shqipëri, të
cilën e adhuronte, ashtu siç adhuronte çdo
pëllëmbë toke të atdheut të vet.
Atë atdhe, të cilin poeti e jetoi me të gjithë
shpirtin e vet dhe e himnizoi, ku kaloi së bashku me të, të gjithë ankthet, dëshmitë dhe dhimbjet e tij, pasi ai vuante nën zgjedhën e huaj,
ndërsa vitet e fundit shpërtheu lufta për Pavarësi, në të cilën ai nga afër përballoi bombardimet
dhe vrasjet, bile edhe të të afërmve të tij, ankthin e çlirimit të tokave të shenjta dhe pathosin
e drejtë për Pavarësi.
Në shërbim të Ushtrisë së Lirisë, si poet dhe
si burrë-atdhetar, është ai, i cili do të pasqyrojë
të gjithë tragjizmin e luftës dhe të vetëflijimit
për vendin e vet, vetëm me dy vargje të tij:
Kosovë, unë, biri yt
..................................
E njoh gjakun tënd që vlon.
Na duhet të kthehemi tridhjetepesë vjet pas,
në një Kongres Poetik në Itali, kur ai si poet
ishte ende shumë i ri, por i njohur në të gjithë
Europën, bile edhe më herët, kohë kur atë e njohu nga afër dhe e vlerësoi veprën e tij poetike,
shkrimtari i shquar grek, Kostas Valetas.
Kostas Valetas vendosi i pari gurin, për ta
njohur Ali Podrimjen në Greqi, gjë të cilën e
solli botimi i librit të tj të fundit:"Harta e grisur", në gjuhën greke.
Që atëhere kanë kaluar pothuajse tri dekada, gjatë së cilës Kostas Valetas kërkonte të vinte
në kontakt me Podrimjen dhe së fundi edhe ta
ftonte atë për të marrë pjesë në Kongresin
Botëror Letrar, të cilin e organizon vetë ai, si
President i degës greke të Lidhjes Botërore të
Kritikëve të Letërsisë.
Dua të them edhe unë se si e njoha këtë poet,
edhe pse vitet e fundit e kisha drejtuar interesimin ndaj shkrimtarëve shqiptarë, me të cilët
kisha krijuar edhe lidhje personale miqësore, si
me më të vjetrit, ashtu edhe me më të rinjtë:
Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa, Dritero Agolli,
Iliaz Bobaj, Novruz Shehu, Moikom Zeqo,
Kristaq Shabani dhe shumë të tjerë.
Për këtë arsye dhe për shkak të martesës
(Përktheu: Luljeta Nuraj-Kubati)
LAJMI
Shoqata Ndërkombëtare Kulturore e Salamines
“Kafeneja e Ideve”organizon një dedikim për Podrimjen
Kubatis do të jetë diskutanti
kryesor me 7 tetor
Dedikim per poetin e madh kosovar Ali Podrimja, do te behet te dielen ne 7 Tetor ne
Greqi, organizuar nga SHoqata Nderkomtare Kulturore e Salamines “Kafene e Ideve”,
ne kuader te 28 -te te Simpoziumit Nderkombetar te Poezise dhe te Letersise.Diskutanti
kryesor do te jete z. DINOS KUBATIS, mik personal i poetit dhe aktori shqiptar z.Anastas
Nika do te recitoj poezi te poetit Ali Podrimja, kryesisht ngavellimi poetik i tij i fundit
“Harta e Grisur” i cili qarkulloi para nje viti ne Athine, e perkthyer nga z. Iliaz Bobaj.
sime me fiziko-matematicienen Luljeta (Lili)
Nuraj, nga Gjirokastra, botuesi i “Eolika Grammata”, më foli për poetin kosovar, duke më
shfaqur edhe adhurimin e tij të madh për veprën e tij dhe më kërkoi, nëse ishte e mundur, të
shkruaj edhe dy fjalë për të dhe ime shoqe të
përkthente disa poezi të tij, (Shih botimin në
"Eolika Grammata" nr. 239, Shtator-Tetor 2009,
f.58-59) dhe paralelisht me këtë të gjeja edhe
ndonjë mënyrë kontakti me të, me qëllim që
edhe vetë poeti të pjesëmarrte në punimet e
Kongresit Botëror të Letërsisë, të cilin e pati
marrë përsipër vendi ynë, në qytetin e Shën
Parashqevisë, në Mitilenë.
Në Shtator të vitit 2009, Ali Podrimja, pas
përpjekjeve të mia dhe me ndihmën e shkrim-
tarit të njohur, Reshat Sahitaj, ishte së bashku
me ne në Mitilenë, në qytetin vogël e të bukur
të Shën Parashqevisë, ku u njohëm nga afër dhe
që atëhere na lidhi një miqësi e ngushtë, ndërmjet kontakteve telefonike, e mail-eve, shkëmbimit të mendimeve dhe librave, por edhe tre
takimeve të tjerë shumëditorë në Kosovë,
(Prishtinë dhe Gjakovë) dhe në Athinë.
ALIUT DHE RESHATIT
Nga Dino Kubatis
Është më e thjeshtë salla pa Aliun
dhe Reshatin
Seç u mblodhëm këtu njerzit e mënçur
Në vitin 2010, ranë në ujdi së bashku me
Iliaz Bobajn dhe Kosta Valetën, për të përkthyer librin e tij të fundit “Harta e grisur” në gjuhën greke. Përkthimin do ta bënte shkrimtari i
veçantë Iliaz Bobaj.
Për botimin e këtij libri në gjuhën greke, të
cilin e botoi dhe e komentoi “Eolika Grammata”, Ali Podrimja më kërkoi të shkruaja parathënien (2), gjë e cila më nderonte veçanërisht
dhe më krijoi një detyrim të plotë, dhe, me ndihmën e sime shoqeje dhe të mbesës sime, Ira
Llangozi, të studioja të gjithë punën poetike të
poetit.
Në Mars të vitit 2011, libri u përpurua në
Athinë, në një aktivitet komod, në të cilin merrnin pjesë: botuesi, përkthyesi dhe unë dhe në
krah të të ftuarve ambasadori i Shqipërisë në
Greqi, Dashnor Dervishi dhe shumë shqiptarë
të tjerë dhe zyrtarë grekë, ndërmjet tyre edhe
shumë njerëz të Letrave.
Botimi shënoi sukses, por nuk mund të themi
se bardi i poezisë së re të Kosovës e më gjerë, të
Shqipërisë, u bë veçanërisht i njohur në Greqi.
Ali Podrimja, në Greqi, u paraqit për herë
të parë në revistën letrare "Eolika Grammata"
të Kosta Valetës, për t’u ndjekur pas tre vjetësh
me librin poetik "Harta e grisur". Ndërkaq duhet të bëjmë të ditur se, as vetë Ismail Kadare, i
cili gjykohet si përfaqësuesi i prozës shqipe, nuk
është shijuar në masën e gjerë të lexuesve të
vendit tonë dhe njohja me të,ashtu si me Podrimjen, është privilegj i disa qindra njerëzve
të botës Intelektuale, bile duhet të theksojmë
se, përveç dy-tre romaneve të Kadaresë dhe disa
poezive të Podrimjes,estetët dhe eseistët grekë,
nuk janë marrë aspak me esencën dhe thellësinë e veprës së tyre,siç ka ndodhur me vende të
tjerë. Veç kësaj, guxoj të them,se studimi im në
botimin greqisht të “Hartës së grisur",është i
vetmi shkrim eseist për veprën e Ali Podrimjes
në gjuhën greke.
SHKOLLA POETIKE PODRIMJA
Ali Podrimja fitoi me meritë titullin e
ripërtëritësit, jo vetëm të poezisë së Kosovës,por
në përgjithësi të poezisë shqipe. Fëmijë i lindur
në kohën e luftës, në një vend të mrekullueshëm,
i cili kishte përballë kërcënimin e pushtimit gjerman, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare,ende
nxënës në gjimnaz, boton në gazetën “Jeta e Re"
poezinë e tij atdhetare “Epika" dhe dënohet prej
regjimit serb me burgim trevjeçar.
I guximshëm dhe atdhetar, përfundon fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës, punon
fillimisht në gazetën “Rilindja" e mandej (1976)
15/ E Diel,
ESSE
7 tetor 2012
në shtëpinë botuese me të njejtin emër, ku drejton botimin e veprave letrare shqiptare, letërsinë
botërore dhe të shkrimtarëve të ish Jugosllavisë.
Në vitin 2005, gazeta letrare italiane “Poezia”, në studimin e saj, e vendos atë ndërm jet
katërqind “poetëve të zgjedhur botërore të shekullit të njëzetë".
Personalitetet shqiptare të letrave,e vlerësonin si poetin më të madh të gjuhës së tyre dhe
kososvarët ndjehen krenarë për këtë gjë. Jehona e poezisë së tij është mbarëbotërore dhe shtypi francez,për vdekjen e tij,thekson: “Iku një
poet i madh i shekullit”!
Ali Podrimja, jo vetëm shkroi, por edhe krijoi poezi. Krijoi Shkollën e tij Poetike
Mbarëbotërore të shqetësimit bashkëkohor
përmes devijimit të fjalëve,të cilat ndihmojnë
për të shprehur çdo lloj ndjenje të poetit nëpërmjet metaforës dhe simbolikës.Ndjenja, si frika e
luftës, por edhe kundërshtimi ndaj saj, nevoja
për liri, dëshira absolute për të fluturuar në lartësi dhe rrjedhja e ndjenjave njerëzore,përplasen
dhe plotësojnë shfaqjen poetike të Podrimjes.
Në jetën e tij të përditshme personale, ai
është herë-herë miqësor dhe herë-herë paksa i
mënjanuar. Në thellësi të karakterit të tij, është
veçanërisht i ndjeshëm. Marrëdhëniet e tij, në
shumicën e rasteve tipike, thellohen në situata
të veçanta dhe bëhen lidhje të fuqishme. Di të
mbajë distancë, të jetë i gjakftohtë ndaj lajmeve
dhe të shfaqet se qëndron përmbi ta, por në realitet duket se, me një qëndrim të tillë dëshiron
të mbulojë përballë të tjerëve ndjesitë e veta.E
ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe e fshehta
e krijimit të kësaj shkolle të re, të “Shkollës
Podrimja”, e cila idealizon ndjenjat prej simbolikës së kompromisit dhe konvencionalizmit,
ndërkaq ndoshta beson se mbulimi i menjëhershëm dhe zhdukja, mund të befasojë, bile edhe
të krijojë debate dhe kundërshti dhe të sjellë në
dritë ndjenjat rrënjëthella të poetit.
Poeti simbolist i shekullit të kaluar dhe i
fillimit të shekullit tonë,"vulos" me mënyrën e
re të të shprehurit të tij, jo vetëm kohën e vet,
por edhe poezinë në kohën e vet dhe më gjerë,
e cila, brenda shekujve lëviz nën trysninë politike dhe kërkon të shprehet me simbolizma dhe
figura metaforike, me kuptime alegorike dhe
ekuilibre të ndjeshëm, brenda një psikizmi, i cili
frymon ndjenja atdhetare, ndjesi njerëzore dhe
ripërtëritje vargu. Dy poezi karaktaristike të tij,
janë dy të mëposhtmet, për atdhetë e tij, Kosovën dhe Shqipërinë.
Një përmendje e veçantë duhet bërë ndërkaq
për të edhe si poet i ndjenjave të prekshme,të
cilat shpërfaqen veçanërisht gjatë kohës së
sëmundjes së birit të tij tetëvjeçar, Lumit, vdekjes, por edhe kujtimit të tij, i cili nuk do të
shuhet kurrën e kurrës në zemrën e poetit.
Vdekja, e beftë dhe e papritur e poetit, krijoi mallëngjim botëror, ndërsa në Kosovë dhe
në Shqipëri u nderua si hero kombëtar. Poeti i
mirënjohur në Shqipëri por edhe në Greqi për
shkak të botimit të poezive të tij në revistën e
drejtuar nga zoti Kostas Valeta, pra zoti Mujo
Buçpapaj, në gazetën e njohur letrare "Gazeta
Nacional", shkroi me të drejtë se Ali Podrimja “ishte zëri autentik i poezisë shqiptare dhe
asaj botërore. Ai i dha poezisë një formë të
re, duke shprehur me një mënyrë të papërseritshme dhimbjen njerëzore, me frymën e fjalës
mataforike në nje nivel botëror, e cila do të
mbetet e përjetshme, ndërsa vet ai i qëndroi
vdekjes pa asnjë lloj frike,” për të konkluduar
se "vdekja e tij mallëngjeu gjithë popullin shqiptar, bashkësinë e madhe të poetëve, por
edhe të gjithë njerëzit.”
Ali Podrimja, me një kokën e vet të mbështetur mbi një gur, në një pyll të Monpeliesë së
Francës, u nda nga jeta në 18 qershor 2012,
thjesht, qetë, pa asnjë britmë! Britmat e dëshpërimit për atdheun, për të birin, për Njerinë,
mbetën të skicuara në letër dhe prej tyre, pasi t’i
lexojmë, do të frymëzohemi përherë, për një botë
më të mirë, plot dashuri dhe ndjenja pavarësie.
Përktheu: ILIAZ BOBAJ
nacional
Harrohet 80-vjetori i lindjes së Sten Asllan Dragotit
Dragoti një artist i përmasave botërore
Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor 1933 në New York në një familje me prindër nga Shqipëria
(Tepelena). Babai i tij Asllani dhe Xhaxhai i tij Miftari kanë ikur nga Shqipëria në SHBA në vitin
1914 dhe kanë ushtruar,në shoqërinë Vatra, një aktivitet të gjërë patriotik dhe intelektual.
Nga NOVRUZ SHEHU
S
ten Asllan Dragoti është një vigan i
kinematografisë botërore dhe vetëm
cinikë të përmasave botërore mund të
harrojnë jo pa qëllim, festimin, sado modest
që të ishte 80 vjetorit të ditëlindjes së tij.
Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor
1933 në New York në një familje me
prindër nga Shqipëria (Tepelena).
Babai i tij Asllani dhe Xhaxhai i tij Miftari
kanë ikur nga Shqipëria në SHBA në vitin
1914 dhe kanë ushtruar,në shoqërinë Vatra,
një aktivitet të gjërë patriotik dhe intelektual.
Që në moshën 6 vjeç Steni merret me
vizatime.Në moshën shtatë vjeç nis me këmbëngulje rrugën e artit. Mbaroi studimet në
Universitetin COOPER UNION. Në periudhen e studimeve ka ndërrprerje gjatë luftës së
Koresë, ku ka marrë pjesë deri sa përfundoi.
Në vitin 1959 filloi punën në agjensinë Kinematografike si regjisor i filmave vizatimorë,
duke u bërë drejtor i kësaj agjensie e duke
punuar aty 15 vjet. Brënda kësaj periudhe realizoi 150 filma, një pjesë e madhe e të cilëve
u vendos në Muzeun e arteve Moderrne në
New York. Iu përkushtua fushës së reklamës
në median televizive, duke u bërë një nga
prodhuesit më të famshëm në botë.Mori
çmimin TOMI, çmimi më i lartë televiziv
amerikan për serinë e filmave “I live New
York” si dhe çmimin MOLLA E ARTË (The
golden apple) Shpëtimi nga një rrënim i plotë
ekonomik,jo pak media amerikane i a dedikojnë Sten Dragotit duke e radhituar në intelektualët më progresiv të shekullit XX e XXI.
Në vitin 1992 xhiroi filmin”Billi i Vogël
i Ndyrë”dhe kthehet në televizion si drejtor
i departamentit të arteve.Në vitin 1979 xhiroi filmin”Dashuri me shikim të parë”,në
vitin 1980 “filmin “Ajo është jashtë
kontrollit”,”Njeriu me këpucë të kuqe”etj.
Në vitin 1998, me agjensinë e tij “Mass
Dragoti”, bëri një fushatë të gjërë aktive me
serinë e filmave “Stop vrasjeve në Kosovë”,
duke sensibilizuar ndjeshëm luftën kundër
krimeve të kryera nga forcat millosheviçiane. Ka qënë një betejë intelektuale
jo e vogël, duke pasur parasysh që edhe shkrimtarë viganë si Shimborskaja dhe politi-
kanë viganë si Mandela, qëndruan në anën e
Sërbisë. Krahasimi i fotografive të Millosheviçit me të Hitlerit, si dhe i krimeve të
tyre që ngjanin si dy pika uji, krijuan një
reaksion nuklear në tërë botën e qytetëruar.
Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1996, kur
edhe kam pasur nderin ta takoj me nje grup
intelektualësh tepelenas. I dhurova, nëpërmjet vajzës time Suzana, një fotografi ku në
një aktivitet ishin nëna dhe babai i tij. Ai nxorri një lupë, dhe mbasi shikoi me vëmëndje,
pëshpëriti “Po, ata janë…” Dhe qau. Qau si
fëmijë. Dhe nuk i fshinte lotët. Lotët
mbretëror i jepnin një madhështi thuajse
hyjnore. Në vitin 2008 erdhi sërish me një
program për propogandimin e kulturës sonë
kombëtare. Nuk di nëse u tërhoq apo nuk u
mbështet. Janë realizuar dy filma dokumentarë për jetën dhe veprën e Sten Dragotit, nga
TVSH. Është quajtur nga kritika amerikane
Mbreti i Reklamave në botë Është shpallur
Qytetar Nderi i Prishtinës dhe i Tepelenës.
Në emër të një grupi intelektualësh, i jam
drejtuar nëpërmjet ministrit të Kulturës Aldo
Bumçi, Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, për tu vlerësuar me urdhërin “Flamuri i
Skënderbeut” në kuadrin e 100 vjetorit të Pavaresise, duke pasur parasysh se lufta e tij intelektuale për ndërkmbëtarizimin e çështjes
së Kosovës, në vitin 1998, është një luftë, që
duhet vlerësuar.Një kombi që i mungon
kujtesa, i mungon diçka e rëndësishme. Është
e habitshme që dhe media elektronike dhe
ajo e shkruar, nuk pati vëmëndjen t’i kushtonte dy shkronja mbretit të reklamës me veprën e tij madjore rrallë të krahasueshme me
ndonje tjetër. Por dhe kjo ka një arsye, kur në
çdo media, me qëllim apo pa qëllim, shkruhet e flitet për Enver Hoxhën dhe pashallarët
e tjerë të Komunizmit për çdo ditë.
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQPIPËRISË Z. BUJAR NISHANI
PËR DIJENI: Z. ALDO BUMÇI, MINISTRIT TË TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, TIRANË
Shoqata kulturore Patriotike “Pjetër Arbënori” Tiranë
KËRKESË
Subjekti: Propozim për dhënien e titullit” Flamuri i Skënderbeut” zotit Sten Dragoti, regjisor dhe aktor SHBA, në kudrin e
100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
dhe në 80 vjetorin e lindjes së tij.
Qëllimi: Vlerësimi i një prej figurave
më të mëdha të kombit shqiptar,emblemë e
inteligjencës përparimtare botërore dhe investitor i madh në Pavarësinë e Kosovës.
Argumenti: Sten Asllan Dragoti,
regjisor dhe aktor i Hollivudit, SHBA, ka
lindur në New York më 4 tetor 1933. Nga
një familje me origjinë shqiptare nga
Dragoti i Tepelenës, larguar në vitin 1914
SHBA si emigrant ekonomik. Babai i tij
Asllani dhe xhaxhai i tij Miftari kanë marrë
pjesë aktive në Shoqërinë Vatra në SHBA,
si publicist. Që në moshën 7 vjeç, Steni ka
nisur rrugën e artit. Mbas mbarimit të studimeve arriti të realizojë 150 filma, pjesa më
e madhe e madhe e të cilëve është vendosur në Muzeun e arteve moderrne në New
York.
Ju përkushtua fushës së reklamës dhe
arriti të shpëtojë New Yorkun nga braktisja,
në vitet 70-të. Për serinë e filmave “Të dua
New York” mori çmimin më të lartë
televiziv amerikan TONI si dhe Molla e
Artë. Filmat e tij janë me famë botërore.
Në vitin e 1988, me agjensinë e tij, bëri një
fushatë të titulluar “Stop vrasjeve në Kosovë”. film që ndërkombtarizoi në mënyrë të
ndjeshme ne të gjithë inteligjencën
botërore çështjen e krimeve në Kosovë nga
sërbët milloviçianë.
Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1996 dhe
në vitin 2007. Në Shqipëri janë realizuar
për të dy filma dokumentarë nga TVSH.
Kryetari Shoqatës
Novruz Shehu, Studjues
nacional
PROZË
16/ E Diel,
7 tetor 2012
Nga GANI MEHMETAJ
V
etura rrëshqite më shpejtësi magjis
trales gati të zbrazët, atë mëngjes qer
shori. Qiellit të kthjellët, nuk ia zbehte kaltërinë ndonjë cukël resh. Rruga e gjerë,
me lakesa deri në majën e malit sikur të joshte
në aventurë të papritur. Adrenalina ngrihej me
të parë rëniet e frikshme përtej mburojës,
ndërsa dora më mbërthehej vetvetiu në ndërruesin e shpejtësive nga e katërta në të pestën,
duke shkelur këmbëzën e ndërprerësit të shpejtësive me shikim të përqendruar para. Më
bëhej sikur nuk kishin lidhje lëvizjet e njërës
dorë apo të tjetrës, që mbante lehtas volanin,
me kokën e drejtuar apo sytë e përqendruar.
Megjithatë gjymtyrët kryenin punën sipas një
komande të vetvetishme refleksesh.
E ndjeja vetën mirë në rrugën e gjerë me
disa shirita. Rrija i shkujdesur, i shkarkuar
nga të gjitha brengat. Derisa ajri i freskët
hynte me furi nga dritarja e hapur, ëndërrimet
vinin vetiu. Rrugëtimet e gjata ndjellin edhe
përftime. Ndonjëherë vetmia me ndjenjën e
braktisjes të ngulfat përskaj vargmaleve që
shpalosën deri në pakufi, herë më pjerrtësi të
papritura, herë me lartësi të tilla që ta shtrembërojnë qafen, kur duhet ta shkelësh gazin për
ta mbajtur shpejtësinë e njëjtë të pak
minutave më parë.
Muzika e lehtë në radion e veturës më shkëpuste tërësisht nga bota bezdisëse me
strese. Përtej xhamave të makinës sytë ti
përkëdhelte një botë reale, e vrazhdë, gati
përrallore me peizazhin e vet; në të dy anët
bjeshkë të zhveshura, poshtë lumi që gurgullonte me shpejtësi luginës së pjerrët me reflekse verbuese të rrezeve të diellit. Ktheja
kokën të përqendrohesha në rrugë, por
vetëtimthi më rrëshqisnin para sysh pamje nga
më të ndryshmet: biseda, takime, banalitete të
ditës, ngjarje politike, frymëzënëse e tragjikomike, borxhe, plasje sherri apo gjëra të tjera,
të cilat zakonisht i ndrydhja edhe atëherë kur
më paraqiteshin, në kotjën e pasdites. Imazhet
më rrëshqisnin ende pa i kapur mirë, më iknin
furishëm si t’i ndiqte dikush, ashtu si e ndjek
ciflën e resë era e verës. Kur më kote gjumi
pasditeve nuk përqendrohesha dot në asnjë
imazh sa për të pas diç konkrete. Nuk përqendrohesha as në pamjet që më dilnin para tash
derisa ngisja makinën me furi. Përshtypjet e
rekapitullimit të problemeve të ditës më rrëshqisnin ende pa i dhënë karar njërit para tjetrit.
Kjo me ndihmonte të ikja nga dita e lodhshme. Kur më joshte gjumi, duke më shkëputur si me magnet nga toka, ashtu sikurse shkëputët aeroplani a fluturakja e pa zhurmë,
atëherë e ndjeja kënaqësinë e të qenit pupël.
Ashtu më dukej vetja edhe tash: i papeshë, i
lehtë, i shkarkuar nga vargonjtë e forcave që
më tërhiqnin përposh, i gatshëm për aventura.
Kabina e makinës vazhdonte të mbushej me
ajër, muzika ushtonte.
Shiriti i bardh që ndante asfaltin, më përftonte ende pa i shquar mirë. Imazhet ndillnin
imazhe, duke lëvizur me shpejtësi filmike.
Qartësia e habitshme e ngjarjeve, e njerëzve,
të cilët s’i kisha takuar me vjet, apo nuk me
kujtoheshin qe nga fëmijëria- parakalonin si
MURI I VDEKJES
në filmat bardh-zi.
Derisa ngisja makinën, krah meje, përtej
xhamit si në ekran rinte një fëmijë buçko,
ndërsa në vesh me ushtonte rrjedha e fuqishme e lumit në muajin maj kur të joshte aq
shumë. Buçko kridhej në ujë, mezi i shmangej
valëve që e shpinin drejtë shtjellës. Zhurma e
ujit të rrëmbyeshëm e mbushte gjithë ekranin
në vend të rrugës së mërzitshme. Mahnitej me
lumin që shkallmonte çdo gjë që i dilte para:
një lis i madh, i shkulur më rrënjë si i pa
kokë, një kasolle ende e pa shkallmuar ardhur
nga ndonjë luginë bjeshke, përkundej nga një
skaj në skajin tjetër të lumit. Asnjëherë nuk e
kuptoi çuni buçko, edhe pasi u bë burrë- pati
njerëz brenda në kasolle? I zuri në gjumë
familjen fatkeqe bujana, kurse ata mendonin
se po përkundeshin nga era e malit? Nuk dëgjoheshin klithma njerëzish, as zëra.
Lumi mi kishte mbushur veshët e sytë,
zhurma më kishte përpirë...
Majat e gishtave mi përshkonte pushi i
butë i mbështjellësit të volanit. Ngisja veturën
pa parë asgjë. Makina përpinte lugina e male
me rropulli të dala jashtë; u ngjitesha me të
njëjtën shpejtësi kodrave a qafëmaleve të çara
në dysh nga brisqet gjigante të reptilëve të çelikut; vazhdoja rrafshnaltës së sheshuar, për të
bërë kthesë sipëri një ure që e kishte mbërthyer lumin poshtë.
Ndërsa rrija shtrëngueshëm para volanit,
më mbysnin pamjet e dikurshme: rrebeshi
tashmë e kishte përmbytur gjithë horizontin,
shiu më lante nga maja e kokës deri në thembra, dridhesha nga të ftohtit, ndonjëherë në
mënyrë të vetvetishme zgjasja gjuhën dhe
lëpija ujin gati të njelmët skajeve të gojës, i
pandërgjegjshëm për këtë gjë. Vazhdoja të
shihja turbullt dhe ecja me mendje tutje
rrjedhës së furishme të lumit, duke kaluar katunde e qytete, lugina e qafa mali. Shkrihesha
me çunin buçko, i cili vraponte krah meje.
Vetiu shtypja me majat e gishtave të shputës
këmbëzën e ndërruesit të shpejtësive, ndërsa me
dorën e djathtë ndërroja marshin, pastaj po me
ato lëvizje të pavullnetshme shkelja gazin. Vetura sa s’fluturonte. Lumi përposh meje me
ngatërrohej në përftime me lumin e rrëmbyeshëm. Horizonti i murrëtyer lëshonte shi me
rrëshek. Koha dhe vendi më dyzoheshin.
Shkëputja e veturës nga toka dhe ndjenja
tronditëse se po fluturoja, mu fanit në çastin
kur një muzikë e lehtë filloi të mbushte me
tingujt dinamik kabinën e makinës. Tingujt e
muzikës elektronike, gati flurore vinin e
bëheshin të forta e rraskapitëse, shpërndaheshin në gjithë hapësirën e papeshë, duke
thyer të gjitha ligjet e natyrës. Edhe vetja më
dukej i papeshë. Gomat e veturës për herë të
parë nuk shkisnin në asfalt, as dridhej karroceria nga ndonjë e çuar e asfaltit në atë shpejtësi vrasëse. Makina rrinte pezull. Ndonjë
makinë e rastit kalonte përbri meje, ende pa i
shquar fytyrat brenda. Pak më vonë më qartësoheshin figurat e çuditura me sy të gapërruar.
Më shihnin si të ndeshnin fantazmën.
I habitur nuk e zbërtheja dot si mund të
rrinin edhe makinat e tjera pezull në ajër. Nuk
e di pse mendoja se në ajrin e freskët duhej të
isha i vetëm me makinën dhe me mendimet e
mia fluturake. Gravitacioni s’kishte asnjë
ndikim mbi trupin tim dhe as mbi gëzhojën
kaba të makinës.
Tingujt e muzikës vazhdonin ta mbushnin
kabinën. Veshët e kokën time e miklonte një
ndjenjë e veçantë e pa përjetuar. Të qëndruarit pezull në ajër, e ndjeja edhe me majat e
gishtërinjve të këmbës, rrymime drithëruese
ma përshkonin trupin. Edhe në qiell më bëhej
se kishte kthesa, prandaj krejt papritur mbështillja shtrëngueshëm volanin, sipas terrenit a
ritmit të muzikës. Një palë ethe ma dridhnin
trupin: imazhet ma kishin pushtuar trurin dhe
lëviznin me shpejtësinë e dritës, sytë kot që i
mbaja hapur, sepse edhe symbyllur shihja
gjëra të pa rëndomta: fëmijëria, vitet e bezdisshme të adoleshencës, një mall i papërcaktuar
më zinte grykën e kraharorin.
Renditeshin përftimet herë të qarta, herë të
turbullta, të gëzueshme, a të trishta,
shpresëdhënëse apo dëshpëruese, të errëta a të
ndritshme, të tejkohëshme apo konkrete. Fytyrat e njerëzve me afroheshin aq shumë sa e
shmangja kokën të mos me shqisnin hundën.
Ndonjëri ndalej në vend si i hipnotizuar, më
shihte një kohë dhe zhdukej. Të tjerët shpejtonin hapin. Dikur vrapi i tyre bëhej aq marramenth sa që e kisha vështirë t’i ndiqja më sy.
Iknin si të krisur. Vraponin në vija të imagjinuara, thua të qe vrapi i fundit në jetë. Ata ik-
nin, bëheshin hi e pluhur, unë nxitoja t’i zija,
t’u thosha diçka, mbase t’u hakërrohesha: “ ku
vraponi si të pa kokë?” Por ndonjëri, mbetur
ca prapa, më shihte i habitur. Kur e kapja
rrëmbimthi për dore për ta pyetur diçka, ai i
çoroditur më shikonte, pastaj kur e ndjente
mbërthimin tim më hakërrohej më tërbim:
“mu hiq qafe, more gomar. Bota iku, e ti rri si
hu gardhi!”. Më shkëputej nga duart dhe
shpejtonte hapin. Mua më dukej sikur ata para
tij vazhdonin drejtë rrokullimës, apo bëheshin
rrokopujë në theqafje...
Tingujt e muzikës shungullonin kabinën,
duke krijuar atmosferë të veçantë, të papërcaktuar. Çdo gjë zhvillohej me shpejtësi
drite, ndërsa më bëhej se trurin e kisha aq të
qartë, aq të kthjellët, që punonte me një intensitet që s’ më kishte ndodhur kurrë më parë.
Më fanitej bota e pazakonshme, takoja njerëz
të çuditshëm, në bebëzat e syve u ndriste shkëlqimi i pashpjegueshëm.
Në këtë lëvizje të papërcaktuar e të pazakonshme, mu bë sikur lëvizja me shpejtësi
dhiarëve të një maje mali nga e cila barkat
poshtë dukeshin si zogj të vetmuar në detin e
paanë. Herë shihja nga kabina e veturës, herë
nga fluturakja me krah pëlhure detin e shkëlqimit lëbyrës. E zija vetën duke menduar: si do
të dukej sikur me makinë të fluturoje nga maja
e malit thikë përposh drejtë kaltërsive të detit.
Grishja e natyrës ishte tunduese. Rrëqethesha
kur ma përshkonte trurin tundimi i tillë.
Herën tjetër kisha mbresën sikur nëpër
trup dhe tëmtha më përshkonin rrymimet e fuqishme të ajrit, atëherë kur fluturoja nga kjo
lartësi me fluturaken mekanike, drejtimin e të
cilës e mbaja me duar dhe më një pedale në
këmbë. Adrenalina mi shtypte tëmthat, shqetësimi ma ndrydhte kraharorin. Më vinte të
klithja nga ngazëllimi sikur të isha i vetëm në
gjithë hapësirën qiellore dhe ultësirën bregdetare. Fantazoja se si rrëshqisja qetë-qetë si në
filmat e ngadalësuar nga pika më e lartë e
malit në qetësinë shekullore të ujit të njelmët.
Vetëm ndonjëherë vrik më shkëpuste nga
kjo fantazi zhurma e pazakonshme e motorit
të makinës, një ushtimë që vinte nga fundi i
detit. Toka më largohej habitshëm, qielli më
shpalosej si në përralla.
Dhe këtu plasi një krisja brenda meje.
17/ E Diel,
7 tetor 2012
Para se të shpërtheja murin e çuditshëm që më
afrohej herë si tyl i hollë, herë si mburojë
drithëruese e një rrethi të zjarrtë, mu fanit
pamja se si me shihnin më habi të afërmit. Sa
më shumë i afrohesha murit aq më shumë
hapnin sytë ata duke më parë me tmerr. Disa
prej tyre filluan të hapin gojën, mbase më flisnin, por unë s’dëgjoja asgjë, veshët mu shurdhuan; disa ma bënin me dorë të kthehesha, të
mos vazhdoja më tej, të këndellesha, të mos e
prekja murin, është prekje fatale, më thoshte
dikush brenda meje. Nuk e zbërtheja pse
frikësoheshin, kur s’bëja asgjë të rrezikshme,
fluturoja dhe kënaqesha.
Përtej murit- qelq i tejdukshëm mu shpaluan fytyra të zbehta, me ngjyrim të pazakonshëm. Të mpirë më ndiqnin me habi, por pa entuziazëm. Lëviznin qetë-qetë, sikur s’u bëhej
vonë për asgjë, shkonin njëri pas tjetrit, me një
automatizëm roboti. Duke i shikuar nuk e di
pse më mbërtheu një mall i pa treguar, me shtrëngoi diçka në fyt. Sidomos gati sa s’ia plasa
vajit kur më dolën si në ekran ata që nuk i
kisha parë me dhjetëra vjet, apo nga fëmijëria.
Më të rrallë i shihja ëndërr, i kujtoja nga ndonjë dialog, buzëqeshje veçuese a nga çastet e
fundit të jetës. Ata jo shumë larg meje, tej murit të tejdukshëm, me shkëlqim të argjend të
zbërdhulur, ecnin pa cak. Më shikonin si të
isha i huaj. Mbase s’ më njihnin. Doja t’i thërrisja, por s’ më tradhtoi zëri.
Vetëm një herë në fraksion sekonde mu bë
se dikush nga ta hapi sytë me tmerr, më përftoi para sysh sikur ma bëri me dorë, mbase
përpiqej të më thoshte: ku shkon more i krisur?. Asnjërën nga këto fjalë nuk i shqiptoi,
madje as e hapi gojën, e unë këtë mesazh e
mora nga reagimi i tij, i kundërt me lëvizjen e
pakmëparshme të ngadalësisë së përjetshme.
Sa më shumë i afrohesha murit mashtrues,
fillimit të një bote tjetër, sepse e dija se ajo
është botë e përtejme, aq më fuqishëm më godiste mendimi: “Mbase s’duhej të nxitoja!”.
Fluturoja si me flatra. Nuk doja ta humbisja
këtë përparësi, por diç më thoshte se, duhej ta
ktheja kokën prapa. Një zë tjetër i largët më
pëshpëriste: ‘Mos u kthe!”. Pa dashje ktheva
kokën nga kureshtja a nga frika, nuk e sqaroj
dot. Në vend të rrugës në xhamin e prapmë dhe
në retrovizor pash më qartësi biluri të afërmit e
mi të gjallë që ma bënin me dorë, lëviznin më
të gjitha gjymtyrët, më përgjëronin të kthehesha, të këndellesha, të mos kapërceja kufirin, të mos vazhdoja shkelja kufirin e mos
kthimit. Sërish më vuri dikush në siklet. Jehona
PROZË
ma shtonte frikën, ndërsa ishte aq cytëse të
shpërtheja murin e vdekjes. Digjesha t’i prekja
ata që s’i kisha takuar me dhjetëvjetëshe. Më
emociononte kjo afri. U stepa. Të përfillja ftesën e të gjallëve e të mos shpërtheja murin,
apo ta çaja copë e grimë qelqin e murit. Diçka
mi shtrëngonte gjymtyrët.
Nuk e di kush më pëshpëriti në vesh se po
e shpërtheva murin e vdekjes, s’do t’i shihja
kurrë të gjallët. “Mos u mashtro”, mi përkëdhelte një zë veshët.
Ngurrimin tim e forcoi klithma: “ Mos!”.
Klithma më shtangu sërish, muri i tejdukshëm
u thye copë e grimë. Në vesh me tingëllonin
acarueshëm spirat e xhamave. Sytë sa s’ më
dolën nga vendi: nuk isha duke fluturuar mbi
shkrepa, as ecja nëpër retë e flashkëta të
shprishura, por vrapoja në theqafje me makinë
rrugës magjistrale me humnera të frikshme për
anash. Më pushtoi frika. Nisa të shoh ku jam.
Ende pa e pasur askënd para as prapa, sepse
isha në një rrugë të hapur, sytë mu mbërthyen
në treguesin e shpejtësisë. Kisha kaluar kufirin
e të lejueshmes. Makina dridhej si në ethe.
Shkela frenin, një herë më kujdes a më
droje, mos ishte e kot, herën tjetër kur mu bë se
këmbëza e frenit rezistonte, apo mbase unë e
kisha shkelur fare pak, e ndrydha më më guxim. Shkela me tërë peshën e shputës. Vrulli i
frenimit ishte i madh, apo frika ime e beftë
ndikoi fuqishëm në këmbëzën e frenit të këmbës sa qe fishkëllimën e ashpër e gomave ulëriti si të dilte nga ndonjë bishë parahistorike. Vrragët e gomave duhet të kenë mbetur me qindra metra trup e tërthor asfaltit. Bëja leqe si i
dehuri në trotuaret e qytetit, por në një hapësirë
shumë më të madhe. Makina një herë mori
hovë në të majtë, drejtë mburojave të skajit të
rrugës, pastaj meqë gjithë kohën më shumë
punoja me reflekse se sa me vetëdije, nga sjellja e vrullshme e volanit, mora kthesën në të
djathtë, duke bërë një rrotullim të frikshëm të
turirit të makinës. Nuk e shkela më këmbëzën e
frenit, sepse mu duk se asgjë nuk ndihmonte
t’ia prisja hovin e shpejtësinë bishës së metaltë
që ulërinte edhe më tutje më kërcënim.
Prapë e humba peshën. Çdo gjë sërish u
bë flurore, e tejdukshme. Përtej murit u hapen
perdet prej tyli. Njerëzit përtej murit më ndiqnin më indiferencë. Në të djathtë, të tjerët,
mbanin kokat në duar dhe klithnin me tmerr.
E di se në një çast mu ngulitë në rrashtë të
kokës refreni: “nuk dua të vdes!”.
Pastaj çdo gjë u shurdhua dhe u errësuar si
të isha në fund të ndonjë shpelle të frikshme;
nuk shihja, as nuk dëgjoja asgjë; u errësua
edhe imazhi i murit të tejdukshëm, edhe ata
që më shihnin prapa. Po rrëzohesha me ngadalësi filmi, gati i papeshë, ende era më
përkëdhelte fytyrën dhe kraharorin e
shpërthekuar. Para se të merrte makina
rrokullimën nuk e di se si shpërtheva xhamin
e përparmë dhe fluturova në ajër. Pastaj mu
shqye imazhi, u bë errësirë e plotë...
- Është gjallë, po merr frymë, - dëgjoja si
një jehonë të largët dike që më fliste fare afër.
Zëri se si më vinte si në ëndërr.
- Mos e lëvizni aq shpejt, më ngadalë, - i
thoshte tjetri, ndërsa disa zëra të tjerë seç shushuritnin diçka, sikur përpiqeshin të mos ma prishnin gjumin. Një zë sirene e thekshme dhe frikësuese, më bëri të këndellëm edhe më, por asnjë
lëvizje s’mund të bëja, as mund të hapja sytë.
Një përpjekje e flashkët duket u ra në sy.
- Mos shpurdh, rri ashtu si je,- me kujtohet se
me tha dikush në mënyrë urdhërore. As që kisha
mundësi të bëja ndonjë shmangie gjymtyrësh.
- Nuk ke gjë, pos disa kockave të thyera e
gërvishtjeve, mos u brengos, - vazhdonte ai,
që dikush i thoshte doktor, ndërsa mua për
herë të parë nuk më bëhej vonë për asgjë, nuk
e dija ku jam, pse më sollën këtu ku me flasin
si një të sëmuri. S’e dija as pse
përkujdeseshin më aq brengë, duke më këshilluar të bëjë kështu apo ashtu.
Nuk e dija as se jetoja jetën e dytë...
nacional
Vdekja e nënës
Tregim nga PIRRO DOLLANI
I
shte mesi i natës kur më njoftuan nga Shqipëria se nëna kishte ndërruar jetë. Në çast
dora që mbante receptorin filloi të dridhej dhe më mbuluan djersët. Nuk më kujtohet
çfarë thashë, por ula telefonin dhe shkova në dhomën e gjumit e qava me dënesë, pasi
nuk doja t’u prishja gjumin fëmijëve që flinin të qetë. Përjetësi m’u dukën ato pak orë që
kishin mbetur nga nata. Mezi prisja të vinte ora 8 e mëngjesit që t’i telefonoja agjencisë së
fluturimeve, për të prerë një biletë për në Shqipëri, paçka se akoma s’më kishte ardhur nga
Zyra e Emigracionit dokumenti i qëndrimit në Amerikë.
Më në fund u lidha me agjencinë, por përgjigjja qe:”Për sot nuk ka bileta për në Shqipëri, por po të më lini numrin e telefonit, do të shikoj se mos gjej një biletë për ditën e
nesërme.” Ndërkohë që mbarova bisedën, mora Zyrën e Emigracionit. Më thanë se duhej
t’u faksoja certifikatën e vdekjes që të më jepnin një dokument udhëtimi për në Shqipëri.
Pas pak ra zilja dhe nga agjencia më njoftuan se mund të më siguronin një biletë në klasin
e parë. Asnjëherë në jetën time s’kisha fluturuar në klasin e parë, ndaj pyeta sa kushtonte.
-Pesë mijë dollarë.
- Sa?! - klitha i shokuar. Të ardhurat e mia mujore nuk e arrinin shumën 1000 dollarë.
Më duhej të punoja 6 muaj për të blerë atë biletë. Dhe kur të arrija në Shqipëri, nëna do të
kishte të paktën një ditë që ishte varrosur dhe unë do të rrija në dhomën e mbushur me tym
duhani duke dëgjuar biseda për sportin, politikën e pakënaqësitë e farefisit.
Ula receptorin dhe pothuaj i mpirë qëndrova disa çaste në heshtje. Pastaj mora në telefon departamentin e bibliotekës ku punoja si student prej një viti dhe njoftova Silvian,
përgjegjësen, se nuk mund të shkoja në punë atë ditë. Pa mbaruar frazën dëgjova një “Oh sa
keq!” dhe kërcitjen e telefonit që u mbyll.
Të nesërmen, pas leksioneve, u nisa për në bibliotekë. Sapo ashensori ndaloi në katin ku
punoja, u drejtova nga zyra e Silvias. Ajo, pothuaj pa e ngritur kokën, më tha të lija çantën në
sirtarin tim dhe të merresha me vendosjen e librave nëpër rafte. Si të isha një somnambul, lashë
çantën, mora karron e mbushur me libra dhe u futa mes radhëve të rafteve. U ula në një nga stolat
që lexuesit e përdornin për të arritur sirtarët e sipërm dhe ndjeva që faqet m’u njomën.
Pas pak ndjeva një dorë në sup. Ngrita kokën. Ishte Sllavina, një nga tre studentet e
huaj, ish-kampione e Bullgarisë në not, që punonte me mua në bibliotekë. Ajo u ul në gjunjë
dhe më përqafoi me të dyja duart. Menjëherë më kapi një ngashërimë, pasi m’u kujtua nëna
që më shtrëngonte në gji atë ditë që u nisa për në Amerikë duke qarë e duke thënë: “Bir, nuk
do të të shoh më”, ndërsa unë me qetësi i thosha: “Jo nënë, do të kthehem shumë shpejt”,
paçka se e kisha vendosur të mos kthehesha më në atë vend, ku për 50 vjet kishte sunduar
murtaja komuniste, ndërsa tani pushtetin e ashtuquajtur demokratik, e kishin pushtuar xhambazët, arrivistët e ish-spiunët e Sigurimit.
Po vazhdoja të sistemoja librat nëpër rafte, kur më afrohet Adisa, një studente nga Afrika, që punonte së bashku me mua dhe Sllavinën në bibliotekë. Më shtrëngoi dorën fort duke
thënë: “Mos u pikëllo kaq shumë. Nëna jote ndodhet në një vend më të mirë tani.” Gjatë
punës ndeshesha edhe me punonjës të bibliotekës, amerikanë, që posa më afroheshin, nxirrnin një “Hej” dhe vazhdonin tutje duke më lënë një boshllëk në gjoks.
Kur erdhi ora të shkoja në shtëpi, mora karron bosh dhe u drejtova drejt sportelit. Çuditërisht, atje ishin mbledhur pothuajse tërë punonjësit e deparmentit. Ndërsa i afrohesha sirtarit për
të marrë çantën, dëgjoja copëra bisedash drejtuar Sllavinës: “Ç’kishe në kuletë? Je e sigurt që e
kishe lënë në sirtar? Sa keq që të ndodhi ty!” Pranë Sllavinës ishin edhe dy policë të universitetit
që i bënin pyetje. E dëgjova të thoshte se në kuletë kishte pasur kartën e identitetit dhe 20
dollarë, si edhe zërat e ndryshme të punonjësve që pëshpërisnin “Sa keq, sa keq”. Pothuajse m’u
mor fryma kur kujtoja që askush nga këta punonjës nuk më kishte ngushëlluar për nënën.
Zgjata dorën të marr çantën, kur syri më zuri një zarf. E hapa me nxitim. Brenda ishte një
kartë ngushëllimi. Ngriva. Në të kishin lënë shënime
pothuajse të gjithë punonjësit e departmentit. “Më vjen
shumë keq për humbjen e njeriut më të dashur, Xhoni”.
“Ngushëllime për nënën! Çellsi”. “Zoti qoftë me ju në
këto çaste të vështira të jetës tënde! Xhenifer.”etj., etj.
Sytë m’u mjegulluan dhe më pushtoi një ndjesi turpi
që i kisha paragjykuar. Futa zarfin në çantë, thashë një
“falemnderit” në ajër dhe u drejtova drejt ashensorit.
Sapo hyra brenda, nxora kartën nga çanta dhe fillova ta
rilexoj. Jo vetëm në stacionin e autobusit, por edhe gjatë
rrugës për në shtëpi, rrija duke e lexuar dhe ndjeja turp.
Sapo hyra në shtëpi, ia tregova gruas. Por në çast,
sikur të më kishte goditur rrufeja, më lindi një pikëpyetje
saqë ndërpreva tregimin dhe mora në celular Sllavinën.
Mezi ç’prisja të gjeja përgjigjen e asaj pikëpyetjeje, por
sapo dëgjova zërin e saj, u bllokova përnjëherësh dhe iu shmanga pyetjes që më goditi si
rrufe. Në vend të saj, e pyeta për kuletën dhe e falënderova që m’u gjend aq afër dhe veçanërisht për fjalët e ngrohta që kishte shkruar në kartolinë.
- Jo, mos më falëndero mua, por Adisën, - ma ktheu. - Asaj i lindi ideja që kartën e
ngushëllimit që blemë për ty, t’ua çonim nëpër zyra edhe punonjësve të tjerë të departamentit, që të shkruanin edhe ata diçka.
Ajo vazhdoi të fliste, ndërsa mua filloi të më dridhej në dorë receptori dhe më mbuluan
djersët shumë më tepër se atë natë që më njoftuan për vdekjen e nënës, pasi përfytyroja Adisën me Sllavinën duke shkuar zyrë më zyrë që t’i nxisnin kolegët të shkruanin diçka në kartë.
Pirro Dollani, një shqiptaro-amerikan i periudhës pas viteve ’90, është i njohur për
lexuesin shqiptar falë përkthimit në shqip të një sërë romanesh të letërsisë amerikane. Lidhja e tij me letërsinë është e vjetër. Ai qe profesor i letërsisë në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”
të Durrësit deri në vitin 1992 dhe drejtor i bibliotekës së këtij qyteti deri në vitin 1994, kur
u largua drejt Amerikës. Aktualisht punon në Departamentin e Filmit të Universitetit të Las
Vegasit dhe përkthimi mbetet aktiviteti i tij kryesor artistik.
nacional
INFO
18/ E Diel,
7 tetor 2012
Komuna Bujan e Tropojës i akordoi patriotit të njohur
Sejdi Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi” i komunës, pas vdekjes
T
ë premten me 5 tetor komuna Bujan e
Tropojës i ka akorduar patriotit dhe na
cionalsitit të njohur antikomunist Sejdi
Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi” i komunës, pas vdekjes. Në ceremoninë e organizuar
me këtë rast në Hotel “Turizmi” në Bajram
Curri, morën pjesë familjarë të zotit Gjonaj,
shumë banorë të komunës Bujan dhe të komunave të tjera, autoritetet vendore, si dhe
miq e të ftuar nga Tirana, Kukësi dhe Kosova. Kryetari i Komunës Bujan zotit Bujar
Hasanpapaj, tha në fjalën e tij se në kuadër të
100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë këshilli
i komunës ka vendosur që të nderojë të gjitha
përsonalitetet e kësaj treve të cilat kontribuan
për lirinë, pavarësinë si dhe përparimin e kombit. Një prej këtyre figurave është edhe Sejdi Adullah Gjonaj të cilin këshilli i komunës
ka vendosur të shpallë qytetar nderi me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në luftën
kundër pushtuesve nazifashistë dhe qëndresën
e vendosur bashkë me familjen e tij, kundër
dikaturës komuniste.”
Deputeti i Tropojës zoti Besnik Dushaj tha
se familja Gjonaj është njëra prej familjeve të
shquara të Tropojës e cila ka dhënë historikisht kontribute për lirinë dhe pavarësinë e
vendit. Ai e quajti fatkeqësi renjën e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, ku viktimat e para të këtij regjimi qënë familjet patriotike, nacionaliste të cilat ju kundrvunë
regjimit komunist, për shkak të tradhëtisë që i
bënë çeshtjes së kombëtare ne pergjithesi dhe
çeshtjes së Kosovës në veçanti. Për këtë shkak nacionalisti Sejdi Adullah Gjonaj dhe vellai i tij Mustafa u denuan nga dikatura me disa
vite burg ndërsa familja e madhe Gjonaj u
Nderim për figurat nacionaliste
Motivacioni: “Për kontributin e dhënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë dhe
qëndresën e vendosur bashkë me familjen e tij, kundër dikaturës komuniste”
ishte bërë babës së tyre Sejdi Adullah Gjonaj
dhe krejt famijes Gjonaj, duke e shpallur atë
qytetar nderi të komunës Bujan, një komunë
me shumë ndikim dhe kontribute të konsiderueshme në historinë tonë komëbëtare.
Ata thanë se “baba ynë vdiq pa e parë rënjen e regjimit komunist, por besojnë se shpirti
i tij do të ndiejë këtë nderim që po i bëhet atij,
si një homazh për vuajtjet e tij dhe të krejt
famijes Gjonaj përgjatë 5 dekadave të
dikaturës komuniste. “Familja Gjonaj shtroi
më ketë rast një drekë për të parnishmit.
M. Buçpapaj
Sejdi
Adullah
Gjonaj
përndoq dhe përsekutua përgjatë 50 vjetëve të
dikaturës moniste.
Në emër të familjes folën djemtë, Rifat
Gjonaj dhe Skëndër Gjonaj, të cilët falenderuan komunën Bujan dhe kryetarin e kësaj komune zotin Bujar Hasanpapaj për nderin që i
Biografia
Sejdi Adullah Gjonaj lindi në Geghysen
më 1900 dhe vdiq në Tpla në vitin
1985.Për 14-vjet, në periudhën e monarkisë
së Mbretit Zog ai ka qenë kryeplak në fshatin Selimaj të Geghysenit.
Ai sëbashku me familjen i është bashkuar Lëvizjes Nacionalçlirimtare ku Sejdi
Adullah Gjonaj është zgjedhur për herë të
parë anëtar i K.A.NÇl për Geghysenin. Ai
ka qenë i angazhuar për zbatimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit bashkë me
Sali Manin, Bajraktarin e Morinës, (babai i
historianit Isuf Bajraktarit) dhe përsonalitet
të tjera në Malësinë e Gjakovës dhe pjesën
Veri-Perëndimore të Kosovës.
Mbas emërimit si kryetar i Këshillit të
fshatit Selimaj punë të cilin e ka kryer deri
në vitin 1947, familja që jetonte në
Geghysen është ndarë në dy pjesë, ku Sejdia bashkë me disa vellezër ka ardhur në
fshatin Tpla të Krasniqes.
Sejdi Adullah Gjonaj ka qenë kryetar i pajtimit të gjaqeve për Krasniqen 1945-1946,
bashkë me Smajl Arifin e Kolgecaje, etj.
Sejdi Adullah Gjonaj nuk ka qenë anëtar i
P.K.SH-së dhe as i PPSH-së, po kështu edhe
gjashtë vëllezërit e tij, të cilët nuk kanë pranuar të futen në partinë komuniste, megjithëse u
është bërë thirrje si gjatë luftës ashtu edhe në
vitet e para pas çlirimit.
Është burgosur në vitin 1961 dhe është
dënuar 5 vjet politikisht. Edhe vellai tjeter I
Sejdise, Mustafë Abdullahi është burgosur në
vitin 1952 dhe dënuar me 7 vjet heqje lirie.
Pavarëisht përndjkejs së egër familja
Gjonaj ruajti me fanatizëm dinjitein dhe integritetin, duke u bërë shembulliI mbijeteës
në ato kohëra të veshtira. Vetem pas instalimit te demokraicë në vend edhe kesaj familje, si shume familjeve te tjera patriotike në
Tropoje dhe vend ju njohen meritat në sherbim të vendit dhe kombit.
Sejdi Adullah Gjonaj, mbetet një nga emrat e nderuar jo vetëm për Tplanin, Geghysenin dhe Bujanin, por për krejt Tropojën.
Kur shkruajmë për nënat tona dhimbjet nuk kanë fund
Në kujtim të Male Lepenicës
“Në vitin 1958, bishat e egërsuara të Sigurimit të Shtetit erdhën një natë dhe arrestuan burrin e Males në sy të
gjashtë fëmijëve të vegjël të llahtarisur. Ajo ishte vetëm 36 vjeç me siguri i ka thënë vetes: “Bëhu e fortë!”
Nga MERI LALAJ
H
istorinë e kombit tonë gjatë viteve të diktaturës e kemi mësuar
të përçudnuar. Tanimë prej vitesh historianëve, shkrimtarëve u
ka dalë detyra e vështirë e ngjajshme me punën e atyre kërkuesve
të arit, për të shkruar të vërtetën, sepse që të mbledhin fakte për ta është
njësoj si të shoshitin rërën për të nxjerrë grimcat e vogla të floririt. Kam
lexuar gjatë këtyre viteve libra të vërtetë me të vërteta për popullin tim
shkruar nga njerëz të vërtetë. Një ndër këto libra është edhe “Kthimi i
borxhit të madh” prej autorit Enver Lepenica.
Në atë gjysmë shekulli të zi të asaj diktature aq të egër një peshë
shumë të madhe mbajtën mbi supet e tyre të brishta dhe femrat shqiptare,
të cilat i ndoqën bijtë, vëllezërit, bashkëshortët e tyre me çanta në shpinë
nëpër burgje, në kampet e internimi, maleve, fushave, kënetave. Vetëm se
unë dua t’i shkruaj këto radhë në nderim të nënës së Enver Lepenicës,
nënës Male. Kështu e pat emrin se kjo labe trime që kish lindur në male,
në kohë luftrash dhe tërë jetën e saj qëndroi e fortë e patundur si malet.
Malja kur u martua nuk mundi të gëzojë rrobat e nusërisë sepse
ishte kohë lufte, por edhe sepse që nga viti 1943 e në vijim për të
filluan humbjet e njëpasnjëshme të më të dashurve: shtatë djem si shtatë lisa iu këputën fisit Shenaj dy vëllezërit e saj dhe pesë kushërinj të
parë, djem xhaxhallarësh. Ata u vranë mizorisht me plumb pas shpine
ose u varën në litar se famëkeqi regjim dinte të zgjidhte e nuk ngopej
duke pirë gjakun e njerëzve më të mirë, më të mençur e më trima, të
cilët e donin fort Shqipërinë.
Në vitin 1958, bishat e egërsuara të Sigurimit të Shtetit erdhën një
natë dhe arrestuan burrin e Males në sy të gjashtë fëmijëve të vegjël të
llahtarisur. Ajo ishte vetëm 36 vjeç me siguri i ka thënë vetes: “Bëhu e
fortë!” Dhe Malja e detyruar të punonte në kooperativë duhej të ushqente dhjetë vetë: vjehrrin e vjehrrën, gjashtë fëmijët dhe të mbante
burrin në burg. Jetonin në kushte çnjerëzore të gjithë në një dhomë duke
fjetur përtokë. Gjyshi nuk pranonte të hante gjellën, por mjaftohet me
Fran
Shkreli
Komuna Shkrel
shpall “Qytetar
Nderi” gazetarin
shqiptaro-amerikan,
Fran Shkreli
bukën thatë, ai iku nga jeta pas disa muajve nga e keqja që e pat zënë që
nuk ndihmonte dot birin e vetëm të mbyllur në burg.
(E të mendosh se një grusht njerëzish në ato vite jetonin me gjithë të
mirat!)
Porosia e fundit e nënës Male ishte që kur të largohej nga kjo jetë ta
vishnin me rroba të bardha sepse atje në parajsë e prisnin më të dashurit
e saj. Dihet fare mirë se parajsa është krijuar vetëm për engjëjt dhe ajo
vetë ishte një engjëll..
SHKODËR, 5 TETOR - Në Komunën
Shkrel të Malësisë së Madhe iu dorëzua
titulli “Qytetar Nderi” gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan,
Fran Shkreli. Për 30 vjet me radhë, Fran
Shkreli shërbeu në radion “Zëri i
Amerikës”, ndërkohë që vazhdon të jetë
një veprimtar aktiv në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.
19/ E Diel,
nacional
POEZI
7 tetor 2012
ZOGJ TË BARDHË
PAVARËSI
Pëllumbit, nga krahu i rrodhi një
Atdheu, nga balli këputi një
Vlora e Flamurit, qëndisi një
Alpet legjendare, agun e bënë
Rinia shkollore, mbolli shkronjën
Ëndrra shekullore e solli një
Sofra, shtroi sofrën që duket si
Ilirët n’mermer e gdhendën një
P
A
V
A
R
Ë
S
I
Për të na dhuruar fjalën
PAVARËSI
NE FËMIJËT
Ne fëmijët, e duam Nëntorin,
Siç don zemra,
Rrotull kraharorin.
Ne, fëmijët, sjellim rrugë të reja,
Aty ku s’ka shkelur,
Ujku, as rrufeja.
Ne, fëmijët, shiun e bëjmë dritë,
Kur s’ka betone,
Këngën e bëjmë digë.
Ne, fëmijët mbjellim pemë në duar,
Gishtat i janë pritë,
Zjarrit të tërbuar.
Ne, fëmijët edhe përmbi letra,
Dimë të gostisim,
Vitfestën, me festa.
Ne, nuk dimë të bëjmë përmendore,
Dimë si kënga jonë,
Gdhendet me zanore.
Ne, fëmijët të lirë e të lirë,
Mblidhemi nën moshën,
Që quhet HAPSIRË
Ne te flamuri takojmë një shqiponjë.
Ajo valëvitje,
Sjell edhe heronjë.
Ne, fëmijët rritemi në vesë,
Me zogun larosh,
Hamë edhe mëngjes.
Çdo ditë Nëntori,shtron sofër me burra,
Ku del nga ç’do gojë,
Betimi, si gurra.
Ku u ngjyen penat për PAVARËSI,
Bojë e ABC,
U bë çdo fëmijë.
Rreth dorës që ngriti flamurin me gjak,
Ishin duart tona,
Të shkrira në fllad.
***
M os ngacmoni Diellin,
O rën që na zgjon,
S ot, e përgjithmonë.
N atën ia jep grykës,
G umzhimat ahishtes.
A rrës i jep rritje,
C icërimës ngjitje.
M ollën e bën shije,
O borrin me hije.
N xihet po s’iu fale,
I mbledh retë shitare.
D iellin e kam zemër,
I fali dhe këngën...
E rdhi dhe më pruri,
Llokume purpuri.
Poezi për fëmijë nga SHKELZEN ZALLI
I la mbi një lis,
Ndaj, se e kam fis.
***
B uron Valbona,dhe valë,
U hedh shtegtarëve n’verim.
R ëra-kordele e bardhë,
I mcohet nga era që frynë.
M beta këtu si një rrjedhë,
E ulur me myshkun nën bredh,
T ek dua të bëhem burim.
V rullohen stërkalat që moti,
A hishtes me rrjedha e shkumë…
L azdrohet një troftë kot së koti,
B uzë dorës që më ftohet në gjumë.
O lum lakadredhash flladore,
N ë ty buzëtharjen e lamë,
At’ herë kur klasat verore,
R imbushin luginat, si tren…
E rdha, se gurrë më ke dhënë.
ORA E VJETËR
Ora e argjendt,
Moshë me gjyshin Nure.
Ai rri në qiell,
Ajo varë në murë.
Tik-tak, bën ora,
Tak-tak, shpirti lart...
Të dyja trokitjet,
Shkrihen pak nga pak.
Pushimi i ores,
Gjyshin e bezdis.
Ve shkallën e erës,
Vjen edhe e kurdis.
Ora nxjerr nga dhoma,
Akrepat e faqet,
Dhe i tregon gjyshit,
Kur pihen ilaçet.
L opa me viçin nga shtegu,
I ndjek fushëblertat si prind.
N ata, u fsheh nëpër xhepa,
D itës që ike, lind tjetra.
KALI NË
SHTATË BJESHKË
Kali im,
Shtëpinë e gjenë dhe pa sy.
Kali im,
Hingëllimën e rrit nëpër shi.
Kali im,
Shtatë bjeshkë ke veruar sivjet.
Kali im,
Me mua i ndjek dhe rrufetë.
Kali im,
I njeh kaprojtë që ka mali.
Kali im,
Me këmbë nxjerr ujë nga livadhi.
Kali im,
Po deshti shkon dhe fluturim.
Kali im,
Di shumë,se është kali im.
NJË QYTET GJYSH
Syri im magjik,
si dhe në përralla.
Shikon brenda dheut,
objekte të rralla.
Gërmoni këtu,
nën këta blirë.
Plaça po nuk gjetët,
një qytet ilir.
D eti i përgjumur,
R ëra valën djeg.
I thërras sirenat,
T ë më bëjnë gazmend.
A to buzëqeshin,
R anishten e ndezin,
E dhe më bëjnë vend.
***
K roin e nxorri baba nga rrënja e barit,
Rinohet çdo prill kur më sheh me çantë.
Oh’këtu i vjen flladi udhëtarit,
I lodhur nga dredhat e udhës së gjatë.
M uza poetike hidhet nëpër degë,
A shtu si një ketër në ditën e parë.
Gj ethnaja rimohet e futet në këngë...
“I miri burim, paç valën e mbarë”
K roin e uron gjyshi lahutar.
SHTATË
SHPIRTAT E MACES
Të hënën,
Ka shpirtin e hënës së pare.
(Merrja, s’ka nevojë natën për fener)
Të marten,
Ka shpirtin e gjumit-magji.
(Merrja, s’ka nevojë,fle dhe me një sy)
Të mërkurën,
Shpirti i vjen nga gërhima.
(Merrja, se për të gërhet gurgullima)
Të enjten,
Ka shpirtin e ledhës së lehtë.
(Merrja, s’ka nevojë,se lëpihet vet)
Të premten,
Ka shpirtin e veshit- radar.
(Merrja, s’ka nevojë, gjuan me të pare)
Të shtunën,
Ka shpirtin e bredhjes së ëmbël.
(Merrja, s’ka nevojë se shëtit në ëndërr)
***
B AC,u kry,sot kam ardhë,
A tje, ku lirinë e zure.
C ek me buzë këngën e bardhë,
I bashkoi lahutë e curle,
T ek ky vend,ku besën ngule.
A maneti mbiu te guri,
D ora, djepi edhe kulla…
E rdha, se më ndjell bozhuri,
M ë përqaf shtigjet me burra.
J a,sa zbrita nga një këngë,
A shtu, thjeshtë si tel i ri.
Sh oh sa yje ka ky vend,
A rdhmëri dhe...Ardhmëri.
R e,por kulla me oshtima,
I bashkoi bjeshkë e lugina.
Pranë ka amfora,
puse të gërryer...
Pastaj ca statuja,
me hundën e thyer.
***
Tutje dredhon lumi,
Si përmes një vrime.
Anës ka një shpellë,
plot me vizatime.
Pa shiko më tej
Ku fillon bregdeti.
Paskan rënë ca mure...
Ndoshta, nga tërmeti.
Shpata e shigjeta,
Kalakryq rrinë,
Nën tullat e kuqe,
Thërmuar mbi shpinë.
***
V etëm dita rilindë,
E rën e sjell më të re,
T ek pusi, përkulet një dritë
E njomë,që flokët i kreh,
N ë pishën që mban një fole.
Të dielën,
Ka shpirtin-duf,që të vras.
(Merrja, dhe kjo mace do të vdes në çast)
Nën këmbët e mia,
Një qytet-gjysh.
Po nuk më besuat,
Plasni që të gjithë.
***
D ritani,ka fjetur i ngrohtë,
I shtrirë mbi ëndrrën e tij.
T akohet me pemët e thotëA s’kemi një ag përsëri?!
Nata në dritare,
A rush- mbi liqen,
T oka magjistare,
A lpëzon në Hënë.
R osat sheqerosen te pellgu.
I ëmbël dhe uji që po lind.
N donjë zog i vogël,
E nd yllin si lodër.
V arrit ku ti prehesh,
A tje, mbi një breg,
L ulja bozhurjane,
Ë mbël i sjell këngë.
Z ëri im si flladi,
O shëtinë tek shpati,
N atës i ndez hënë.
B ora nuk të ftoh,
O-het nuk lotojnë,
Zh urmat ujëvaroshe,
U len, të freskojnë.
R inohesh i ri,
I she vet liri.
***
R ina, nga dritarja,
I rimon dhe retë,
M bas shiut, metafora,
O borrit i ndjek.
H ëna me verore,
N ë vjersha i zbret.
R inës, ia tund zemra,
E rashkën lirike,
T ë mbushë me ndjenja,
Ë ndrrën poetike.
nacional
OPINION
20/ E Diel,
7 tetor 2012
Barra sociale e gjakmarrjes rëndon më shumë mbi femijët e moshës shkollore
Ngujimi i shndërron femijët dhe
të rinjtë në qenie të deformuara
“Në përgjithësi, ata të rinj, që rriten në kushtet e izolimit dhe ngujimit të plotë, nuk mund të pritet që të kenë
aftësi për socialitet, për të jetuar në bashkësi dhe për të ndërtuar marrëdhëniet e duhura shoqërore. Mënyra e të
jetuarit në vetmi për ta bëhet në mënyrë të detyrueshme një patologji sociale me pasoja të rënda individuale”
Nga FRAN GJOKA
Dar Lezhë
G
jakmarrja është një nga fenomenet so
ciale, që jo vetëm është shumë shqetë
suese nga pikëpamja politike dhe qytetare, por dhe nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Duke qenë se dukuria e hakmarrjes dhe
gjakmarrjes ka marrë përmasa serioze dhe duke
vlerësuar efektet dhe kundërefektet që ajo ka në
shoqërinë shqiptare, është detyrë e rëndësishme
e politikës dhe shoqërisë civile, e organeve të
drejtësisë dhe medias, e familjes dhe shkollës për
të zgjeruar konturet e aksionit kombëtar emancipues për t’u ngritur në këmbë kundër kësaj
plage të madhe që cënon rëndë rendin kushtetues,
që merr padrejtësisht jetë në vazhdimësi.
Psikologjikisht dhe kulturalisht është e domosdoshme që sytë të kthehen jo vetëm në aspektin juridik të vlerësimit dhe ndëshkimit të krimit të gjakmarrjes, por sidomos të luftës për të krijuar kulturën e duhur të respektimit të së drejtës
së jetës së gjithkujt, i cili për çdo gjë që bën, ka
përgjegjësi personale dhe po në mënyrë personale duhet të përballet dhe të vuajë pasojat e ligjit.
Në këtë kontekst, besoj se ka ardhur koha që në
shoqërinë tonë të krijohet kulturë tjetër për vlerën
e madhe dhe të pacënueshme të jetës së njeriut.
Një shoqëri që nuk ka sigurinë e jetës dhe
që ka sindromën e vetëgjygjësisë, të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, tregon se akoma nuk
është në kuotat e kërkuara të qytetërimit europian. Në këtë kontekst, fronti i luftës kundër
fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është i gjërë dhe kompleks. Ai duhet parë si
detyrë obligative e shoqërisë civile dhe shtetit ligjor, e medias dhe shoqërisë. Por unë
besoj se në kompleksitetin e faktorëve që
kanë ndikim në zbutjen e fenomenit të
gjakmarrjes, dy janë aktorët më të rëndësishëm dhe me peshë të zgjeruar fondamentale: familja dhe shkolla.
Në familjen shqiptare nuk mund të ecet
duke ushqyer në çdo kohë dhe rast pas rasti
shpirtin e deformuar të hakmarrjes dhe gjakmarrjes tek njerëzit tanë. Përkundrazi, është
koha që familja shqiptare të besojë tek drejtësia dhe shteti ligjor dhe jo tek veprimet arriviste, antiligjore individuale, që i shërbejnë ndërtimit të kalvarit tragjik të hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve pa fund.
Familja ka nevojë për tjetër kulturë qytetare
dhe frymë besimi dhe tolerance, të cilat duhet të
bëhen “limfa”, që duhet të rrjedhë në gjakun e të
rinjve tanë. Nuk është normale që fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë të rriten me kulturën e deformuar e kriminale të hakmarrjes apo që ata të
lindin dhe të jetojnë me hijen dhe frikën e vdekjes
mbi kurrizin e tyre të pafajshëm. Në këtë kontekst,
kjo mund të ndodhë vetëm në se gradualisht do
fillojmë të mendojmë ndryshe, duke e konceptuar
hakmarrjen dhe gjakmarrjen si një dukuri që nuk
e nderon qytetërimin tonë. Madje atë duhet ta konsiderojmë një turp për qytetërimin tonë të sotëm.
MUNGESË TË EDUKIMIT DHE SOCIALIZIMIT TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE
Situata e zhvillimeve të fundit, ngjarjet e rënda dhe krimet e ndodhura me motive të hakmarrjes dhe gjakmarrjes kanë krijuar situatë humane,
ekonomike dhe sociale, që janë paradoksale për
shekullin që jetojmë dhe qytetërimin që duam të
ndërtojmë. Pasoja akoma më e rëndë është zgjerimi i njerëzve që përjetojnë nga frika e gjakmarrjes dukurinë e ngujimit, e cila është një problem social, që është zgjeruar në mënyrë të frikshme. Nuk është në nderin tonë që të pranojmë
se në disa zona, kjo kategori e njerëzve, që jetojnë në ngujim dhe përjetojnë pasojat e saj, është
bërë shtresa më e margjinalizuar, më pak e integruar në jetën ekonomike dhe shoqërore.
Në këto rrethana, duket se pasojat rëndojnë
mbi të gjithë pjesëtarët e familjes së ngujuar
nga frika e krimit të gjakmarrjes. Por brenda
shtresës së njerëzve të ngujuar, ka një kategori
sociale të veçantë, që përjeton pasoja të thella
deformuese dhe katastrofike për zhvillimin e
tyre intelektual, social dhe qytetar, siç janë fëm-
ijët, adoleshentët dhe të rinjtë.
Barra sociale e gjakmarrjes rëndon më
shumë mbi këtë grup social, të cilët mbeten jashtë obligimeve dhe detyrimeve të zhvillimit
moshor, mbeten pa shkollë dhe zhvillim kulturor, mbyllen në “biologjinë” e tyre të ekzistencës
dhe mbeten jashtë rrjedhave normale të kulturimit
dhe zhvillimeve të natyrshme qytetare. Fëmijët
dhe të rinjtë e izoluar bëhen qenie të deformmuara që rriten me ndjenjën e frikës dhe frymën
e dyshimit, që nuk besojnë në ekzistencën e mundur të lirisë individuale nga që ngujimi tejet i
gjatë nuk i lejon që ta përjetojnë dhe kuptojnë të
mirat e lirisë qytetare.
Në përgjithësi, ata të rinj, që rriten në kushtet
e izolimit dhe ngujimit të plotë, nuk mund të pritet
që të kenë aftësi për socialitet, për të jetuar në
bashkësi dhe për të ndërtuar marrëdhëniet e duhura shoqërore. Mënyra e të jetuarit në vetmi për
ta bëhet në mënyrë të detyrueshme një patologji
sociale me pasoja të rënda individuale.
Këto janë ca arsye vërtetë madhore, që na detyrojnë të ngremë zërin më fort për këto të këqia
madhore, që po përjetojnë fëmijët, adoleshentët
dhe të rinjtë nga pasojat e fenomenit të gjakmarrjes, për të cilat është e patolerueshme për të gjithë
ne: shtetin, shkollën, familjen, shoqërinë dhe
drejtësinë që të jemi indiferentë apo të bazohemi
në ca deklarata të sipërfaqshme, që nuk kanë efektin e vërtetë dhe të duhur të ndryshimit të situatës
sociale për fëmijët dhe të rinjtë tanë që vuajnë nga
kjo plagë, që nuk është për faj të tyre dhe nuk
është e lidhur me mungesën e zhvillimit të jetës
individuale dhe të personalitetit të tyre.
VËSHTIRËSI NË SIGURIMIN E TË
ARDHURAVE PËR JETESË NORMALE
Padyshim, në se ka një të keqe të madhe,
që vjen nga kjo plagë sociale, siç është
gjakmarrja, është lidhja e saj me situatën
e varfërisë ekstreme që përjeton familja,
që për shkak të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është e detyruar të jetojë në ngujim të
plotë. Ngujimi është ndarje e sforcuar e
pjesëtarëve të familjes nga “bota e punës”
dhe mirëqenies sociale. Varfëria, mungesa e angazhimit në punë dhe e të ardhurave
që vijnë prej saj, e kanë bërë gjakmarrjen
një plagë të vërtetë sociale me efekte polivalente dhe ndikime polidimensionale
ekonomike.
Të rinjtë e ngujur, të mbetur pa shkollë, pa
njohuri, shprehi dhe shkathtësitë e duhura, jo
vetëm që vuajnë plagën e varfërisë për shkak të
suituatës së gjakmarrjes, por dhe janë kontigjenti që ka më pak shanse që të mund më vonë kur
situata e gjakmarrjes të zgjidhet që të intervenojë në tregun e punës. Përgjithësisht ata janë
të destinuar ose të mbeten të papunë, ose të jenë
të lidhur vetëm me punët e thjeshta të ekonomisë së mbyllur private, e cila nuk mund të japë
të ardhura aq të mjaftueshme sa të mund të rregullojë në parametrat e duhur mirëqenien e familjes së tyre. Varfëria që vjen nga statusi i familjes në situatë gjakmarrjeje është një lloj i ri i
varfërisë, që vjen në mënyrë artificiale në një
grup jo të vogël familjesh. Kjo varfëri është
forma më e rëndë e padrejtësisë sociale, sepse
varfëria që vjen nga gjakmarrja është një “shtesë artificiale” që i bëhet numurit jo të vogël të
familjeve që përjetojnë situatë varfërie dhe që
trajtohen me ndihmë ekonomike nga skemat e
mbështjes sociale të shtetit. Kjo ka bërë që
shpesh familjet dhe të rinjtë e tyre të përfshihen
në çdo lloj veprimtarie për të siguruar ekzistencën e familjes në kushtet e jetës minimale.
VEÇIMI I FËMIJËVE DHE I TË RINJVE NGA
MJEDISI KU JETOJNË DHE KOMUNITETI
Padyshim, ekzistenca e gjakmarrjes është
një plagë e rëndë sociale, që ka peshë dhe pasoja mbi të gjithë pjesëtarët e familjeve të ngujuara. Por barra më e rëndë peshon mbi fëmijët
dhe të rinjtë. Qëndrimi i gjatë i tyre në këtë situatë sociale dhe bombardimi i përditshëm nga
psikologjia e ankthit, frikës nga gjakëmarrja,
kanë lënë pasoja tmerrësisht të rënda dhe shumë
të vështira për t’u riparuar. Situata psiko-sociale
e familjes së ngujuar është një ambient totalisht
rëndë dhe antiedukativ për fëmijët.
Në vend që tek ata të kultivohet ndjenja e
qytetarit, e solidaritetit social dhe e mundësisë
së lidhjeve shoqërore, krijohen fobi të llahtarrshme për “ambientin social”, i cili në përfytyrimin e tyre, për shkak të statusit që përjetojnë, duket tejet armiqësor dhe i papranuar. Në
vend që të mësohen me frymën e tolerancës dhe
shpirtin e humanizmit qytetar, tek ata kultivohen ndjenjat e deformuara të urrejtjes dhe vdekjes, të marrjes hak dhe të mosfaljes së gjakut.
Të gjitha këto situata, jo vetëm që nuk janë adekuate dhe edukative për fëmijët, por janë në
kundërsens me nevojat e zhvillimit të tyre psiko-fizik dhe kulturoro-qytetar.
Doemos që do të ishte e udhës që, për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja, duhet vendosur një
kod tjetër ligjor, moral, kulturor dhe pedagogjik
për të shmangur ekzistencën e tyre të gjatë në
gjirin e familjes së ngujuar, e cila është “pasdarmë
deformuese” e zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Në këtë kontekst ka qenë ide e mirë e një
shoqate të Lezhës, e cila ka mundur të krijojë
një qendër sociale multidisiplinare me funksione
sociale, kulturore dhe pedagogjike për të trajtuar në mënyrë të veçantë fëmijët e familjeve që
janë në gjak apo që nuk kanë zgjidhur akoma
problematikat e ndërlikuara të gjakmarrjes.
Ndoshta është koha që të mendojmë më
thellë dhe të bëjmë çdo gjë të mirë që mundemi
për të shpëtuar fëmijët dhe të rinjtë nga prangat
e ndryshkuara të gjakmarrjes dhe për të siguruar zhvillimin e tyre kulturor, social dhe qytetar.
21/ E Diel,
7 tetor 2012
PERSONAZH
nacional
100-vjetori i Pavarësisë, një rast për të rivlerësuar figurat tona kombëtare
Nga Prof. Dr. SHEFQET HOXHA
dhe SEJDI PEKA
K
aluan 10 vjet, me 29 Shtatorë 2002, kur
në Tiranë u nda nga jeta njëri nga intele
ktualët më të spikatur të arsimit dhe dijes
në Shqipëri, mësuesi dhe patrioti i pashoq që luftoi pa u lodhur për historinë, kulturën dhe arsimin
shqip, biri i shquar i Gjakovës, Sami Ferizi.
Në këtë 100 vjetor të Pavarsisë Kombëtare,
Sami Ferizi ka vëndin e tij të nderit, si intelektual, patriot dhe njeriu që kurr nuk pushoi me
kontributin e tij për përhapjen dhe funksionimin
e shkollave sidomos në verilindjën e Shqipërisë,
për arsimimin e bijve dhe bijave të Hasit, Lumës
dhe Dibrës. Për kontributin e tij të shquar dhe
të pa lodhur në fushën e arsimit, Sami Ferizi
është dekoruar me medaljen “Naim
Frashëri”dhe në Prill të vitit 1995 është dekoruar me medaljen “Mësues i Merituar.”
U lind në Gjakovë në vitin 1930, në një
familje të dalluar të traditës patriotike.Sami
Ferizi është nipi Niman Ferizit, ish deputet i
Tropojës, Hasit dhe Lumës, së bashku me Hoxhë Kadriun dhe Avni Rrustemin në Parlamentin
e viteve 20 dhe Prefekt i Beratit në atë
kohë.Drejtori i parë i shkollës së dëgjuar “Internati Kosova”në Krumë në vitin 1923-1924.
Emri i Niman Ferizit rënditet përkrah figurave
të mbëdha kombëtare të përhapjes së arsimit
shqip si Bedri Pejani, Ferid Imami, Ahmet
Gashi, Avni Zajmi, Ibrahim Kolçi, Ibrahim Fehmiu etj, që luftuan pa u lodhur për përhapjen
dhe funksionimin e shkollave shqipe nga Tropoja në Gjirokastër. Është dekoruar me medaljën
më të lartë në fushën e arsimit, “Mësues i Popullit”. Është vrarë në Zara të Dalmacisë nga
armiqtë e Shqipërisë me 6 Korrik 1937. Me këtë
rast nuk mundet të mos jemi mjaft të çuditur
dhe njëkohësisht është një handicap i madh i
pushtetit vendor ne Rrethin e Hasit që apriori i
kan hequr Shkollës 9 vjeçare në Krumë emrin e
Niman Ferizit duke e zëvëndësuar me një emër
tjetër të një ish mësuesi të zonës, që në asnjë
vlersim nuk mundet të krahasohet me emrin e
Niman Ferizit.Sigurisht shumë më keq që edhe
Prefekti i Kukësit nuk është i njohur me emrin
e Niman Ferizit. Ka shumë mundësi që të jetë
një fyerje e rëndë për këtë personalitet të shquar,
për të gjith bashkluftëtarët e tij që punuan dhe
luftuan pa u lodhur për një Shqipëri etnike të
bashkuar dhe me vlera demokratike, është fyerje për Kosovën.Është një rast pa preçedent që
duhet korigjuar me ndërhyrjën e organeve kopetente të shtetit tonë.
Në rrugën e kësaj tradite të xhaxhait të tij Niman Ferizi, Samiu i vogël ishte i edukuar që në
fëmijëri nga i Ati Mulla Ahmeti, një klerik i shkolluar në Medresenë e Stambollit. Ai nuk ka
reshtur duke ëndërruar për një Shqipëri të lirë
dhe demokratike të bashkuar me Kosovën dhe
trojet e tjera etnike. Ishte kjo arsyeja që komunistët e patën gjithnjë halë në sy z. Saminë siç e
quanin gjithnjë nxënsit e tij të shumtë në dekada,
kolegët e tijë të punës që e donin dhe e respektonin. Si një birë kleriku ai përbënte sipas komunistve një rrezik real për pushtetin e tyre të diktaturës. Në moshën 6 vjeçare Sami Ferizi largohet familjarisht nga Gjakova për në Krumë të
Hasit.Hasi i bujarisë dhe mikpritjes tradicionale, ky djep i lashtë i kulturës shqiptare, vëndi që
lindi një plejadë shkrimtarësh dhe mendimtarësh
si Pjetër dhe Andrea Bogdanin, Pjetër Mazarekun, Pal Hasin, Pjetër Zahrishtin etj, do t’a
nxiste djalin e ri në rrugën e dijes dhe të letrave
shqipe, duke gërmuar gjithnjë dhe vazhdimisht
në historinë dhe dhe kulturën e kësaj treve të
lashtë.Në këtë mënyrë edhe një emër tjetër është
i lidhur perjetësisht me Hasin, historinë dhe kulturën e tij dhe ky emër është Sami Ferizi.
Sami Ferizi, sapo erdhi në Krumë, u regjis-
In memoriam për dijetarin
SAMI FERIZI
“Me këtë rast nuk mundet të mos jemi mjaft të çuditur dhe njëkohësisht është një handicap i madh i pushtetit vendor ne
Rrethin e Hasit që apriori i kan hequr Shkollës 9 vjeçare në Krumë emrin e Niman Ferizit duke e zëvëndësuar me një
emër tjetër të një ish mësuesi të zonës, që në asnjë vlersim nuk mundet të krahasohet me emrin e Niman Ferizit.”
trua në “Internatin Kosova”, njera ndër
shkollat më të njohura dhe prestigjioze
në Shqipëri, ku jepnin mësim mësues të
talentuar, njerëz të dijes dhe patriot të
dalluar, që me shumë dëshirë u mësonin
gjuhën shqipe me një kulturë të gjërë,
djemve të Hasit, Lumës, Tropojës dhe
shumica e tyre ishin nga Kosova e martirizuar, që me ndihmën e qeverisë së
Zogut, ndiqnin me shumë dëshirë shkollën në gjuhën amtare.Aty, Sami Ferizi
njohu shumë nxënës që më vonë do të
bënin emër në kulturën dhe politikën shqiptare. Në vitin 1944, me ardhjen e komunistëve në pushtet, shkolla në Krumë
kishte mbetur pa mësues dhe djali i ri me
dëshirë punon si mësues vullnetarë. Ishte
vetëm 15 vjeç, kur si kundërshtarë i
regjimit komunist që po instalohej, mori
kontaktin e parë me Çetën Nacionaliste
të Uk Sadik Gjerxhevikut që në atë kohë
vepronte në Krahinën e Hasit dhe të Rrafshit të Dugagjinit.Në këtë çetë luftëtarësh
nacionalistë që po kundërshtonin vendosjën e regjimit komunist në Shqipëri
dhe në Kosovë, bënte pjesë dhe miku i
tijë i familjes Iljaz Peka dhe luftëtarë të
tjerë të Kosovës si Dem Ali Pazhari, Ndue
Përlleshi,Taf Previzi, Sef Sadiku, Ejup
Binaku, Daman Lila etj. Shumë herë Samiu u dërgonte ushqime dhe sidomos ilSami Ferizi
açe që i merrte me porosi në Gjakovë.
Pas kësaj kohe, Samiu shkon në Gjakovë ku ndoqi mësimet në shkollën normale- njohur Sami Ferizin, ka vënë re në personalitepedagogjike të këtijë qyteti.Ndërmjet të tjerve tin e tij, një njeri fisnik mjaft gojë embël, por
kishte mësues edhe Qamil Hoxhën nga Luma, kur shikonte nëpërkëmbjën që i bëhëj nga regjiveteranin e arsimit shqip në Shqipëri. Ishte nxën- mi i kohës, ai revoltohej dhe gjithnjë ishte këmsi më i shkëlqyer dhe pasioni i tij ishte gjuhë- bëngulës të kundërshtonte padrejtësinë. Në vitin
letarsia.Në vitin 1948 sapo mbaroj shkollën, 1955, pas shtatë vjet kërkesash për vijimin e
emërohet mësues në Vranisht të Hasit, ku jepte arsimit të lartë i refuzuar nga pushteti komunist
mësim në tre klasa kolektive me një dëshirë dhe “si birë hoxhe”, i jepet e drejta për të vazhduar
passion të madh.Në vitin shkollor 1949-50, studimet. Në vitin 1959, Sami Ferizi mbaroj
transferohet në Golaj ku edhe këtu punon me studimet e larta në Fakultetin Filologj-Histori
një përkushtim të jashtzakonshëm. Emërohet më në Universitetin e Tiranës. Emërohet 1 vit inspastaj në shkollën 7 vjeçare në Krumë, ku jep pektor i arsimit, më pastaj Drejtor dhe zv. Drejmësim në lëndët, gjuhë, lexim, histori dhe tor i Gjimnazit të Kukësit deri në vitin 1964.Në
gjeografi. Këtu njihet dhe krijon një miqësi të këto vite ka dhënë mësim në filialin e Univerngushtë me Drejtorin e shkollës Prof.Kujtim sitetit që u hap në Kukës, ku studentët ndiqni
Dedej, që më vonë do të shkëlqente si person- studimet e larta me korrospodencë.Në vitet
alitet i rëndësishëm, njeri ndër petagogët dhe 1964-66, ka qenë Drejtor i Shkollës Pedamatematicienët më të talentuar të Universitetit gogjike në Peshkopi. Përsëri në vitin 1966-67
të Tiranës.Së bashku krijuan një kolektiv shëm- punon si mësues në Shkollën 8 vjeçare në
bullorë, një shkollë me një ambient të pastër Krumë. Pas kësaj kohe emërohet si përgjegjës i
dhe disiplinë që deri në ditët tona, a koma Muzeut historik në Kukës deri në vitin 1970.
mbahet mend nga ish nxënsit dhe banorët e asaj Më pastaj punon përsëri si mësues në shkollën
krahine. Por siç duket edhe kjo nuk u pëlqente e mesme,në Kabinetin Pedagogjik, deri sa doli
autoriteteve komuniste që po i shikonin me ner- në pension në Dhjetorë të vitit 1985. Edhe pse
vozizëm dy djemtë e ri të etur për dije, njerin doli në pension,Sami Ferizi kurrë nuk ju nda
nga Kosova dhe tjetrin nga Elbasani. Mësuesit punës në fushën e arsimit dhe të letrave.
e rinj që të dy revoltoheshin kur imponohej “lufNë veprimtarinë e tij në fushën e arsimit shquta e klasave “edhe për nxënsit e shkollës. het gjithashtu edhe si një hulumtues i jashtzaNjëherësh i transferojnë në vitin 1954 dhe i lar- konshëm edhe i atyre trevave të dalluara në hisgojnë nga Kruma. Samiun e transferojnë në torinë tonë kombëtare.Në Has, mblodhi folklore
Zapod me motivacionin se “ishte kundër vijës dhe kujtime për heronj, dëshmorë, atdhetarë të
së partisë dhe kishte kundërshtuar inspektorin Hasit dhe mbarë Kosovës. Mbajti shumë kumtee arsimit dhe instruktorin e partisë të Rrethit sa në simpoziume dhe konferenca për luftërat për
Kukësit”.Thënë për hir të së vertetës, kush e ka liri dhe pavarsi kombëtare, ruajtjën e tërsisë tok-
sore dhe luftën për demokraci.Ka
ndriçuar më tej figurat e shquara të Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Mehmet Ali Bajraktarit të Vlahnës,
Ramë Rexhës në Golaj, Isuf Meshit,
Hysen Selmanit, Daut Lah Muhadrit të
Vlahnës, Iljaz Pekës, Myrteza Shaqirit
etj. Ka botuar një përmbledhje të
biografisë së dëshmorve me titull “Në
flakë e zjarr, me pushkë në dorë”. Ka
botuar një monografi për Hasan Prishtinën dhe Ansamblin Kukësi i Ri. Ka botuar edhe një seri kumtesash për Lidhjën e
Prizërenit, të cilat janë botuar nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave
të Shqipërisë. Ka shkruar “Historikun e
Arsimit në Rrethin e Kukësit 1912-1944”.
Për mësuesit veteranë të Kosovës ka shkruar tek gazetat “Mesuesi” dhe “Rilindja”.
Duke qenë njeri nga bashkpuntorët më të
ngushtë të “Rilindja”, ka botuar një numur
të madh artikuj për atdhetarë të Kosovës,
Lumës dhe të Hasit.Ka bashkpunuar me
Radio Kukësin në shumë emisione me
vlera historike dhe kulturore në emisionin
“Vatër”.Si poet ka shkruar shumë poezi
për fëmijë dhe këngë kushtuar heronjve,
të cilat më pastaj janë marrë nga kompozitorë të ndryshëm dhe janë kënduar nga
artistë dhe ansamble kulturore artistike.
Me një punë të pa lodhur ka rëmuar
në arkivat e shtetit dhe të Bibliotekës
Kombëtare duke nxjerrë në dritë, fakte,
dekumente dhe fotografi, të cilat i ka vendosur
në muzetë e Kukësit dhe të Hasit të cilat i ka
krijuar me një punë të mundimshme. Është dalluar edhe në zbulimet arkeologjike në fshatrat
Çinamak e Bardhoc të Rrethit të Kukësit. Edhe
pse në moshë të thyer, Sami Ferizi e ka përjetuar me mjaft gëzim rënjën e komunizmit dhe fitoren e demokracisë ne Shqipëri, një ëndërr që
e priste të ndodhte që në vitet e hershme të rinisë. Dha një kontribut të vyer, një ndihmesë të
rëndësishme,për vlersimin e figurave të dalluara në historinë tonë kombëtare tani në një realitet të ri, sidomos për krahinën e Hasit. Me
shume dëshirë ka ndihmuar studjues të rinj me
materiale arkivore duke i nxitur më tej për një
punë shkencore më të avancuar.Z.Samiu, u nda
prej nesh në një kohë që kishim më shumë
nevojë për dijet dhe intelektin e tijë, për talentin e tij të lindur në fushën e letërsisë dhe të
historisë. E kujtojnë me mallë qindra e mijra
nxënës që u dha mësim, dije dhe kulturë, e kujtojnë kolegët e tijë të punës mësuesin dhe patriotin e dalluar, e kujtojnë miqt e tij të shumtë në
Kosovë, Has, Lumë, Dibër dhe në të katër anët
e Shqipërisë.Sami Ferizi ka lene pas një familje të shkëlqyer me djem dhe vajza, nipa dhe
mbesa që janë shkolluar dhe kanë bërë emër
duke studjuar në fusha të ndryshme të shkencës
dhe kulturës këtu në Shqipëri por edhe në universitetet më të mira të Europës.Kanë plotësuar
në këtë mënyrë një amanet, një dëshirë që kishte Sami Ferizi ashtu si shkruante Sami Frashëri
se “në ka gjë që më shumë kanë nevojë shqiptarët, ajo është dituria.”
nacional
INFO
Bashkia e Tiranës hap veprimtaritë kulturore,
“Tirana Art Day”
Shfaqja
“Ritual i jetës”
në Prishtinë
më 6 tetor
Me rastin e 100-vjetorit të
pavarësisë së shtetit shqiptar është hera e parë
që trupa e baletit dhe ansambli i këngëve dhe
valleve popullore performoi në Prishtinë. Dhe
është pikërisht shfaqja
“Ritual i jetës” me muzikë
të Klodian Qafokut dhe
koreografi të Arjan Sukniqit që u performua për
publikun e prishtines më
6 tetor në Pallatin e Rinisë
dhe Sporteve të Prishtinës
bën me dije drejtori Zhani
Ciko. Ndërkohë përfaqësuesja e ambasadës së
Kozovës në Tiranë tha se
dhënia e kësaj shfaqje në
Prishtinë ishte një ngjarje
e vecante pasi pasqyron
ritet shqiptareTurneu në
Prishtinë i artistëve është
mbështetur nga Spitali
Amerikan.Ritual i jetës
pasqyron përmes kërcimit
të baletit tri rituale të shqiptarëve: ritualin e lindjes,
martesës dhe vdekjes.
“Dear Albania” e Eliza Dushkut premierë në kinema”Ky dokumentar i cili promovon
Shqipërinë është xhiruar në qytete të ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, për të vijuar
me Beratin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Tetovën, Prishtinën, Tropojën, Ulqinin e
Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat e shqiptarëve sillen
në këtë dokumentar, përmes vizitave që Eliza Dushku zhvillon në qytetet shqiptare.”
N
ë një atmosferë të veçantë
festive si pjesë e aktiv
iteteve kulturore “Tirana
Art Day”, e organizuar nga Bashkia e Tiranës është zhvilluar ceremonia e shfaqjes së premierës
të dokumentarit të realizuar nga
aktorja me origjinë shqiptare,
Eliza Dushku, “Dear Albania”.
Personalitete të shquara në vend
të pranishëm në premierë si,
Kryeministri, Sali Berisha, ministra, përfaqësues të trupit diplomatik, të medias, e personalitete
të artit, kulturës etj, kanë shkelur
mbi tapetin e kuq, ku dhe kanë
pozuar krah aktores Dushku. Ky
dokumentar i cili promovon Shqipërinë është xhiruar në qytete
të ndryshme, duke nisur me
kryeqytetin, për të vijuar me Beratin, Korçën, Vlorën, Sarandën,
Tetovën, Prishtinën, Tropojën,
Ulqinin e Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat e shqiptarëve
sillen në këtë dokumentar, përmes
vizitave që Eliza Dushku zhvillon në qytetet shqiptare. Kryetari
i Bashkisë së Tiranës, Lulzim
Basha e ka konsideruar këtë dokumentar, një kontribut të madh
për promovimin e Shqipërisë.
Jam e lumtur që ndodhëm këtu
mes jush, thotë Dushku, për të
shfaqur projektin tim të madh për
Laramania e formacioneve, veprave e nacionaliteteve përbën mozaikun
e edicionit të ri të festivalit
që i dedikohet muzikës
kamertale. Me aq sa kanë
pasur mbështetje financiare, organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të
Muzikës Kamertale ia
kanë dalë të projektojnë
agjendën e edicionit të
trembëdhjetë. “Kamerfest”
i sivjetmë do të ofrojë për
publikun në Prishtine
nëntë mbrëmje muzikore.
Pianistët italianë Marco
Sollini dhe Salvatore Barbatano, janë të parët që
më tetë të këtij muaji do të
ngjiten në skenë për të
hapur festivalin. Veç tyre,
në kuadër të festivalit
trembëdhjetëvjeçar do të
performojnë edhe muzikantë nga Spanja, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Gjermania.
7 tetor 2012
“Shkatërrimi i trashëgimisë
kulturore në Kosovë
1998-1999” në Muzeun Historik
Nga data 8 deri me 14 tetor 2012, në Muzeun Kombëtar në
Tiranë (Shqipëri), Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
(IHKL), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të hapë ekspozitën “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999”. Në hapjen zyrtare të kësaj ekspozitë, e cila do bëhet me 8 tetor 2012, në ora 18:00, janë
ftuar të marrinë pjesë përfaqësues të institucioneve politike
dhe kulturore nga Kosova e Shqipëria, si dhe kori diplomatik
i akredituar në Tiranë. Në këtë ekspozitë e cila do jetë e hapur
për 7 ditë me radhë, të interesuarit mund të gjejnë fotografi të
objekteve kulturorë - historike dhe objekteve arkitektonike,
para dhe pas shkatërrimit të tyre.
Filmi “Pharmakon” i
Joni Shanajt në garën botërore
të çmimeve “Oscar”
rrënjët e mija shqiptare. Madje,
ajo remtoi se në filmin tjetër do
të flas shqipDokumentari është
një bashkëprodhim mes saj dhe
fotografit me famë botërore Fadil
Berisha. Një rol të rëndësishëm
ka luajtur edhe aktori Blerin
Destani. Në fokus janë pamjet e
mrekullueshme ku ka udhëtuar
Aktorja dushku dhe pikërisht 15
qytete kryesore të Shqipërisë në
kërkim të rrënjëve të saj ku dalin
në pah bukuritë natyrore dhe
kulturore të Shqipërisë turistike.
Aktorja startin e udhëtimit të saj
e nis nga Kalaja e Krujës, por
një vend të rëndësishëm zë
kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke
rrugëtuar në Berat, Korçë, Berat,
Shkodër dhe pa harruar bukurit
e bregdetit, të cilat i quan të
mrekullueshme. E gjithë kjo kombinohet me shijen e zakoneve
shqiptare dhe me muzikë që flet
veç shqip në sfond.E pranishme
ishte edhe modelja shqiptare, e
cila jeton ne Amerike, Anxhela
Martini, e cila tha se u ndje mjaft
mirë në shijimin e mrekullive shqiptare që Eliza ofroj për të pranishmit. Të parnishmit në ceremonin e shfaqjes së dokumentarit me
gotat e shampanjës në duar uruan Dushkun për realizmin e filmit. Nga ana e saj Dushku premtoi
se projektet me Shqipërinë do
vazhdojnë edhe në të ardhmen,
pasi tashmë ajo është e lidhur
ngushtë me vendin e saj të
origjinës me të shtrenjtën Shqipëri.
Vepra e Odise Paskalit do vendoset në sheshin “Ismail Qemali”
Edicioni i 13-të i
“Kamerfest” me
nëntë mbrëmje
muzikore
22/ E Diel,
Jane ne perfundim e siper shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut dhe pritete qe veprat do të jenë gati në kremtimin e
100 vjetorit te Pavaresise. Por ndryshe nga ç’ishte parashikuar
shtatorja e ismail Qemalit nuk do të vihet në sheshet e Tiranës
por do të “strehohet” pranë Muzeut Historik, ndërsa prej aty do të
dalë vepra e Odise Paskalit për plakun e urtë të Vlorës, që do të
vihet në sheshin që mban të njëjtin emër. Me rastin e 100-vjetorit
të Pavarësisë së vendit. Janë në proces Realizimin e Monumentit të Pavarësisë; monumentit për Kongresin e Lushnjes;
shatoret e Mbretit Zog dhe Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit.
Javën e ardhshme nis puna për
restaurimin e 4 flamujve historikë
Katër flamujt
kryesorë që u identifikuan në fondin e etnografisë të qendrës
Albanologjike shqiptare do fillojnë të
restaurohen në fillim
të javës së ardhshme.
Këtë e bën me dije
drejtori i kësaj qendre
Ardian Marashi. Sipas
tij në kuadër të 100
vjetorit flamujve do t’i realizohet një restaurim i
pjesshëm nga restauranti Ferderik Stamati dhe më
pas objektet e ralla do të resturohen në tërësi. Marashi thotë se në bashkëpunim me Muzeun His-
torik Kombëtar flamujt kryesorë siç është ai që u valvit në
godinën e pavarësisë,
flamuri që u përdor në
ceremoninë mortore
të Ismail Qemalit si
dhe ai i Kongresit të
Lushnjes së bashku
me objekte të tjera të
rëndësishme do të prezantohen për publikun
e gjerë përmes një ekspozite të rrallë. Ndërkohë që
më pas do të vijohet edhe me ekspozita të tjera siç
është ajo e kostumeve të veçanta origjinale popullore nga gjithë trevat e Shqipërisë.
Filmi “Pharmakon” i regjisorit Joni Shanajt do të përfaqësojë
Shqipërinë në garën e madhe kinematografike botërore të çmimeve “Oscar”. Bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike këtë
vit e ka pasur të lehtë përzgjedhjen e filmit pasi mes prodhimeve
të tjera kinematografike, “Pharmakon” është i vetmi që i plotëson
kërkesat e akademisë “Oscar” bënë me dije Artan Minarolli. Që
të shkohet drejt “Oscar-it”, përveç faktit që produksioni duhet të
jetë shqiptar në tërësinë e elementeve, filmi duhet të jetë shfaqur
në kinema nga tetori i vitit 2011 deri në shtator të këtij viti
Prizren, mbyllet Festivali
ndërkombëtar i skulpturës SCULPFEST
PRIZREN - Festivali ndërkombëtar i skulpturës SCULPFEST,
mbylli të mërkurën edicionin e parë të ‘Sculp’Edu” ne qytetin e
Prizrenit. Në kuadër të Sculpfest për pesë ditë radhazi u organizuan një varg aktivitetesh, që për bazë kishin artin dhe
skulpturën.Në hapësirat e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës , në
Katedralen “Zonja Ndihmtare” dhe në xhaminë “Sinan Pasha”
janë mbajtur ligjërata me tema të lidhura me historinë e vetë këtyre objekteve dhe me artin e skulpturës dhe arkitekturën.
Zhvillohet Festivali i Parë i
Këngës Popullore Qytetare nga
Televizioni Publik Shqiptar
Për dy netë me radhë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit u
mbajt Festivali i Parë i Këngës Popullore Qytetare nga Televizioni Publik Shqiptar. Zëvendës drejtori i RTSH, Martin Leka,
tha se ky festival ka si motiv ne kete vit jubilar për të nderuar
dhe edukuar shijet muzikore të shqiptarëve, per te nxjerre ne
pah muziken e vertete popullore qytetare shqiptare.Ndërkohë
që drejtori artistik, Edmond Zhulali, tha se ne festival interpretuan 10 këngëtarë të zgjedhur nga hapsira mbrë shqiptare, të
cilët kënduan nga një këngë të njohur të zonës të cilën përfaqësojnë, por edhe nga një këngë të re të kompozuar enkas për
festivalin.Ndër emrat e shumte qe do që interpretuan live permendim zërat më të njohur të muzikës popullore si Shkëlzen
Jetishin, Frederik Ndocin ,Bujar Qamilin, Artiola Toska e Valbona Mema ,Kastriot Tusha, Eli Fara etj.
Shqipëria për herë të parë
në Festivalin Europian për Fëmijë
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë në Festivalin Europian për Fëmijë “Junior Eurovision Song Contest”.
Festivali i radhës ku do të debutojë dhe përfaqësuesja e shtetit
shqiptar, mbahet në Amsterdam të Hollandës. Festivali do të
zhvillohet me datë 1 dhjetor, ndërsa do të ketë një numër jo të
vogël shtetesh pjesëmarrëse. Këtë vit është edicioni i dhjetë i
këtij festivali dhe do të marrin pjesë 12 shtete.
23/ E Diel,
INFO
7 tetor 2012
“Talk” do të rikthehet në KTV
PRISHTINË - Pas dy
muajsh e gjysmë pauze,
“Talk” do të rikthehet në
formatin e emisionit në të
cilin “rrëfehen” personalitet
publike. Sezoni i ri i emisionit argëtues i Kohavisionit do të nisë së transmetuari të dielën e javës së
ardhshme. Nga data trembëdhjetë e këtij muaji,
“Talk” do të zërë vend në
skemën programore të
kanalit më alternativ në
Kosovë çdo të diel në orën
14:05. Autori i këtij emisioni, Amir Mjeku, ka thënë
se pas pushimeve gjatë sezonit veror, “Talk” kthehet
me disa risi.
Promovohet këtë javë libri “Vitet shqiptare 43-45”, i David Smajlit
Shqipëria në librin me
kujtime të kolonelit anglez
Kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë dhe parathënien e librit. Në fjalën e tij
ai vlerësoi kontributin e çmuar Smajlit në luftën clirimtare të vendit tonë
Libra të rinj
në kryeqytet
Penat e autorëve shqiptarë
pasurojnë vitrinat e librarive të kryeqytetit. Shkrimtari dhe studiuesi, Behar Gjoka, sjell librin “Autonomia e kritikës letrare”,
trajtesa mbi letersinë dhe
cështje të ndryshme kritike
ndaj realitetit kulturor dhe
letrar. ”Shqipëria ime, unë
dhe Ramiz Alia” vjen nga
Januz Januzaj, e ndërtuar
mbi modelin e dialogut
midis personazheve, prapavijën politike dhe filozofike, ligjësinë e veprimit
të Partisë së Punës në pushtet. Ndërsa shkrimtari kosovar, Bajram Kosumi, sjell
“Fishta dhe Tradita
Letrare”, ndikimet e shkrimtarëve të vjetër të veriut në veprimtarinë e Fishtës. Ndërsa përsa i përket
përkthimeve për këtë javë,
lexuesi ka mundësi të njihet me titujt si: “Shkretëtira” romani nobelistit britanik i J.M.G. Lw Clezio,
jeteshkrim “JosephAnton”i
Selman Rushdie , autori i
cili ka sjellë në shqip edhe
“Vargje Satanike”dhe Andre Malraut vjen me romanin “Shpresa”.
Hado: Drejt përmbylljes përgatitjeve
për festimet e 100-vjetorit
Edhe përsa i përket panoramës së dekorit të festimeve të 100vjetorit te Pavaresisë, Zv. Ministri i kulturës Abaz Hado thotë
se epiqëndra e festimeve do jetë Tirana dhe Vlora dhe se muaji
tetor ështe muaji i përmbulljes së përgatitjeve të koncerteve
dhe pozicionimit të monumenteve. Gjithashtu Hado tha se
janë në proces realizimi i Monumentit të Pavarësisë; monumentit për Kongresin e Lushnjes; shtatoret e Mbretit Zog,
Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Monumente këto që do
të vendosen në disa sheshe të vendit duke i dhënë një atmosferë më historike këtij momenti të rëndësishëm për Shqipërinë.
Hapen Ditët e Kulturës shqiptare në Rusi
1 tetori shenoi hapjen e Diteve te Kultures shqiptare ne Rusi.
Ky aktivitet i rendesishem i Shqiperise ne Federaten Ruse, me
i madhi ne keto 20 vitet e fundit, u parapri nga nenshkrimi i nje
Programi Bashkepunimi 3-vjecar midis ministrive te kultures
te dy vendeve tona, të nënshkruar nga Zv.Ministrja e MTKRS
Suzana Turku dhe nga zv.Ministrja e Kultures dhe Turizmit te
Rusisë, Alla Manilova. Ne kete program parashikohen aktivitete te ndryshme me karakter njohes, kulturor, artistik etj., midis te dy vendeve tona per periudhen 2013-2015.
Hapet konkursi
artistik me
emrin “Street
Art Utopia”
PRISHTINË, 5 TETOR.
Konkursi artistik me emrin
“StreetArt Utopia” i cili eshte bere present prej te enjtes
ne Prishtine, është realizuar
në kuadër të projektit “Culture for all” (Kulturë për të
gjithë), që është financuar
nga Bashkimi Evropian
përmes Zyrës Ndërlidhëse
në Kosovë. Projekti është
duke u implementuar nga
“Ars PROGETTI SpA”.
Mesditën e së enjtes ideatorët kanë dalë në rrugë për të
folur për produktet e punës
që kanë bërë. Në emër të
“artit të rrugës”, kanë folur
garuesit, veprat e të cilëve
janë përzgjedhur për t’u
ekzekutuar.
nacional
Meta: Instituti i Historisë,
shifër rekord botimesh, shkencore
Ë
shtë promovuar kete jave libri “Vitet sh
qiptare 43-45”, i autorit David Smajli. Luf
ta e Dytë Botërore, ngjarje e personazhe
shqiptare në fokusin e një ushtaraku anglez. Në
promovimin e librit i pranishëm ishte dhe kreu i
qeversië, Sali Berisha, i cili ka bërë dhe parathënien e librit. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e çmuar Smajlit në luftën clirimtare të
vendit tonë.”Dejvi ishte pjesmarrës në Kuvendin
e parë të Partisë Demokratike në shtator të vitit
1991. Ai ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në Shqipëri. Dua të theksoj se parathënia nuk i kushtohet direkt atij, por ai do të ishte i kënaqur, po ta
lexonte atë, pasi është një vlerësim dhe një mirënjohje e sinqertë për Dejvin”, tha Kryeministri.
Sipas tij, ish-gjenerali së bashku me grupin në të
cilin ai bënte pjesë, organizuan, financuan dhe
armatosën shqiptarët në rezistencë duke i nxjerrë
ato në krahun e fitimtarëve. “Vitet shqiptare `43453 , libri me kujtime i kolonelit anglez David
Smajli, përshkruan dy misionet e tij në vitet 1943
dhe 1944 me luftëtarët e rezistencës shqiptare.
Libri i përfshirë në kolanën “Skripta imanent”, vjen
në shqip nën përkthimin e Aleksandër Dakos dhe
hap një dritare rreth ngjarjeve që shoqëruan vitet
1943-44.Koloneli David Smiley lindi më 11 prill
të vitit 1916 dhe vdiq më 9 janar të 2009-s, ai
ishte një oficer i Forcave Speciale dhe Inteligjencës britanike. Ka luftuar gjatë Luftës së
Dytë Botërore në Palestinë, Irak, Persi, Siri, Shkretëtirën Perëndimore dhe me ekzekutivin e operacioneve speciale në Shqipëri e Tajlandë. Është
autor i tre librave të bazuar në përvojat e tij të
luftës. Ai e priti me shumë gëzim kthimin e tij në
1990 në Shqipëri, pasi regjimi komunist, që e kishte dënuar atë me vdekje në mungesë, po rrëzohej.
Gjenevë, prezantohet shfaqja
“Apologjia e vërtetë e Sokratit”
Para ndërkombëtarëve aktroi aktori ynë Mirush Kabashi
Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i ftuar
nga misioni shqiptar pranë OKB-së, ne Pallatin
e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë para qindra pjesëmarrësve, u prezantua shfaqja teatrale
“Apologjia e vërtetë e Sokratit”, ku kësaj radhe
para ndërkombëtarëve dëshmoi aktrimin e shkëlqyeshëm aktori ynë i
madh Mirush Kabashi, i
cili në një koferencë për
shtyp bën me dije se u
ndje mjaft i emocionuar.
Shfaqja në Pallatin e
OKB-së “Apologjia e
vërtetë e Sokratit” (La
véritable apologie de Socrate) e luajtur nga artisti
Mirush Kabashi, u prit me
një interesim të madh nga
publiku zviceranë dhe
ambasadorë të vendeve botëror, e diplomatë
ndërkombëtarë. Përveç publikut zviceran, shqiptar e grek, shfaqja u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër: Sejdi Qerimaj
(OKB), Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë.
Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart
Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis
ambasador grek. Pjesëmarrësve i pari ju prezantua duke i përshëndetur z. Jomart Tokajev drejtor i OKB-së, i cili foli për vlerat e kulturës në
Ballkan si vlera të përbashkëta, virtyte këto të
OKB-së respektit të të drejtave të njeriut, të së
kaluarës dhe perspektivës së këtyre vendeve, në
këtë rast të Shqipërisë dhe Greqisë. Po ashtu para
publikut fjalën e morën edhe dy ambasadorët e
misionit shqiptarë dhe atin grek. Të cilët folën
për kulturën dhe bashkëpunim e mirë kulturo mes
dy vendeve si dhe shfaqjen e “Sokratit” nga një
autor grekë dhe aktor i shkëlqyeshëm shqiptarë. Në
fund të shfaqjes me pak
fjalë përshëndeti të pranishmit edhe aktori ynë
Kabashi. Ambasadori shqiptarë në OKB Sejdi
Qerimaj ka thënë se “prezantimi i “Antologjisë…”
në Gjenevë e kishte
rëndësinë e vetë, pasi më
shumë se një shfaqje teatrore, e ka rëndësinë e
vet kombëtare dhe artistike në një qendër evropiane, pikërisht në një institucion ndërkombëtar,
në OKB ku u ndoq me një interesim të madh nga
publiku shqiptarë, zviceranë dhe ai botëror.”
“Shfaqja në Kombet e Bashkuara ka peshën e
vete më diçka më shumë se një dramë kulturore,
por edhe artistike dhe kombëtare e aranazhuar nga
misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të
Bashkuara, për çka unë falënderoj nga zemra misionin shqiptarë dhe publiku shqiptarë dhe gjithë
stafi i OKB-së dhe ambasadorë e diplomatë
botëror që kishin ardhur të më ndiqnin.” i ka deklaruar pas shfaqjes artisti ynë Mirush Kabashi.
Viti i 100-vjetorit të pavarësisë do të sjellë për herë të parë për
vendin tonë një shifër rekord botimesh, shkencore nga Instituti i
Historisë. Kreu i këtij Institucioni, Beqir Meta, tha se janë rreth
17 tituj, studime, monografi, vëllime dokumetash, të cilat sjellin
për herë të parë arkiva dhe dëshmi nga vende të ndryshme si
Franca, Britania, Austro-Hungaria në lidhje me Shqipërinë e vitit
1912. Botimet tashmë janë drejt përfundimit dhe do të promovohen në Konferencen shkencore të 100-vjetorit të pavarësisë
që do të organizohet nga Instituti i Historisë në muajin nëntor
Teatri Metropol vë në
skenë “14-vjeç dhëndër”
100 vjetori i pavaresise sjell në nje version teatral komedinë e
famshme të Çajupit, “14-vjec dhëndër”. Do të jetë teatri
Metropol, i cili do ta vejë për herë të parë në skenë pjesën e
njohur vetëm në kinematografi. Gjatë nje konference per shtyp, Drejtoresha e Qëndrës kulturore të Tiranës Suela Konjari,
ka prezantuar aktivitetet e sezonit të ri artistik dhe surprizat në
lidhje me aktivitetet ne kuader te 100-vjetorit të pavarësisë.
GKA: Udhëtim 500-vjeçar i artit bizantin
TIRANË, 4 TETOR - Galeria Kombëtare e Arteve ekspozon
javën e dytë të tetorit rreth 80 ikona përfaqësuese të koleksioneve kombëtar,e që ndodhen në muzetë e artit ikonografik në
Korçë, Berat dhe në fondet e GKA-së në Tiranë. Siç merret
vesh në sallën e madhe zë vend një udhëtim 500-vjeçar i artit
bizantin, por kryesisht pasbizantin. Hapet me “Shën Mëhillin”
e Oparit e një anonimi të shek.14 dhe mbyllet me ikonat e familjes Zengo nga Korça, që vijnë deri në vitet ’60-të.
U nda nga jeta shkrimtari Aqif Malaj
Ndërroi jetë Aqif Malaj, shkrimtari i njohur i prozës shqiptare
për të rritur e fëmijë. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar nga
lexuesit e kritika për pasqyrimin e gjerë të realitetit tonë historik
e aktual, duke dhënë personazhe të goditur e tablo realiste, çka
dëshmon për vlerat artistike të spikatura të prozës së tij. Opusi
prej dhjetë romanesh kanë zënë një vend të nderuar në gjerdanin
e prozës bashkëkohore shqipe, sidomos romanet “Lajthitje”,
“Dikur në Iliri”, “Brenga e studentit” etj. Gjuha e gjallë dhe e
larmishme, fantazia e pasur dhe zhdërvjelltësia e subjekteve në
prozën për fëmijë të Aqif Malajt e kanë radhitur atë ndër shkrimtarët më cilësor të kësaj letërsie. Librat e tij janë vlerësuar
me disa çmime në konkurset letraro-artistike. Humbja e Aqif
Malajt ka dëshpëruar gjithë lexuesit e kolegët e shkrimtarë.
nacional
CMYK
24/ E Diel,
7 tetor 2012

Benzer belgeler

Nr.6 (134) Maj 2010

Nr.6 (134) Maj 2010 me xhama të thyera, në mesin e dimrit, gjate kohës që isha në specializim, sapo kalonim tunelin para nesh dilnin dy pamje: bregu ynë i zhytur në errësirë, ndërsa përballë llamburiste vendi me drita...

Detaylı

Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia

Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia Pra, në këtë përvjetor, i cili u shënua edhe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke folur për historikun e kësaj shoqate, u theksuan dhe u veçuan edhe shumë data e rrjedha hist...

Detaylı

Revista AlbIslam 67

Revista AlbIslam 67 i cili tani ka ngelur pa asnjë nxënës, e që dikur këtu zhurmonin muri dhe oborri nga shpirti dhe fryma e vogëlushëve. Pastaj, ua tregoj edhe objektin e ambulancës shëndetësore, i cili, po ashtu ka ...

Detaylı

kllapia e tesavvufit - El

kllapia e tesavvufit - El Struktura kategoriale e mendimit filozofik/sufik nuk është konstantë kuptimore të cilën e marrim nga trashëgimia filozofike si të dhënë ideore a priori. Po të ishte e tillë, do të shndërrohej në ka...

Detaylı