Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia

Transkript

Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
KDU 801.7:28
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
Prof.. dr. Halil İnalcık
Hermeneutika
Nocioni hermeneutikë (dituria mbi interpretimin e tekstit) në
mitologjinë greke nënkupton “lajmëtarin i cili përkthen urdhëratë e
Zotit në gjuhën të cilën mund ta kuptojnë njerëzit”. Është një term që ka
prejardhjen nga fjala „Hermes‟. Në gjuhën e lashtë greke hermeneuia
bartë kuptimin e „interpretimit me mençuri‟1. Hermeneutika si nocion
shkencor nënkupton artin e përkthimit të një teksti/mendimi që i përket
një kulture tjetër, në gjuhën e cila kuptohet nga shoqëria gjegjëse. Në
kuptimin bashkëkohor hermeneutika ka të bëjë me zhvillimin e nocionit
metodë (mënyrë). Vepra e parë mbi hermeneutikën është shkruar në
vitin 1654 (Hermeneutica Sacra nga Da nnhauser), që nga ajo kohë ky
nocion është institucionalizuar në katër fusha duke përfshirë fushën:
1
Një nga St. Augustinus (354-430) deri në shek. XIX, deri te W. Dilthey,Lindja dhe Zhvillimi
i Hermeneutikës-një përmbledhje e besueshme,Doĝan Ozlem, Hermeneutika e Teksteve
(Dituria mbi interpretimin) Mësimet, l-Il,lzmir 1994, bot.
Istanbul, Shtepia Botuese Inkilap 1996,8-52; Me burim të M. Riedel, J. Habermas,
H. Gadamer përfshirë përkthimet.
Mbi Hermeneutikën vepër klasike gjithëpërfshirëse, Han+Georg Gadamer Continium 1996;
E Vërteta dhe Metoda,. Botim i përmirësuar: J. Weinsheinez dhe D.G. Marsall përkthim në gjuhë angleze, New York: 5. H-G. Gadamer›in Historisches Wiinerbuch der
Philiosophie (Hermeneutik), Dolan Ozlem, përkthimi në gjuhën turke, Hermeneutik
(Yorum bilgisi) üzerine yazılar, Ankara: Ark Kitabevi 1995. ll- 49.
Prof.. dr. Halil İnalcık
170
1.Teologjike 2. Filologjike 3. Ligjore dhe 4. Filozofike. Neve këtu na
interesojnë dy të parat të cilat dalin në shesh me humanizmin evropian,
pra me interpretimin e teksteve të shenjta përmes metodës hermeneutike.
Hermeneutika në Islam dhe Turqi
Veprimtaria për të kuptuarit e teksteve të shenjta, fjalën e Zotit në
mënyrë sa më të drejtë që fillon shek. XV, njëherit shënon edhe fillimin
e hermeneutikes humaniste në Perëndim (Lorenzo,Valla,Erasmus).
Qindra vite më parë, në botën islame hermeneutika kishte dalë në
shesh nga dijetarët myslimanë nën emrin „usul (metodat, parimet) e
hyrjes në komentimin e Kur‟anit‟. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me
identifikimin e tekstit të Kur‟anit. Pas Librit të Shenjtë, si autoritet i
dytë pranohet syneti e hadithi i Pejgamberit (s.a.v.s). Kështu dhe hapat
për identifikimin e hadithit hapën rrugën për njohjen parimeve dhe të
metodologjisë, gjë që shkaktoi lindjen e hermeneutikës Islame. Së pari
mbledhja e haditheve dhe pastaj veprimtaria e dallimit të haditheve të
vërteta nga jo të vërteta, solli deri te ballafaqimi me disa probleme në
lidhje me metodologjinë dhe hulumtimin. Problemi më i rëndësishëm
kishte të bënte me gjetjen e transmetuesve të hadithit dhe njohuria
se në çfarë shkalle ishte e mundur dhe e sigurt mbështetja tek ata.
Dijetarët e hadithit duke udhëtuar e posaçërisht duke shkuar në Mekë
gjatë kohës së haxhit, mundoheshin të identifikonin transmetuesit e
haditheve dhe bënin hulumtime rreth tyre sa i përket besueshmërisë
dhe shkallës së sigurisë të transmetimeve të tyre. Kështu lindi literatura
mbi prejardhjen, zinxhirin e transmetuesve që tregonin musnedin
dhe në fund nisi veprimtaria e mbledhjes në mënyrë sistematike të
haditheve të besuara, të vërteta-sahih në përmbledhje voluminozesunan. Prej këtyre përmbledhjeve, gjashtë përmledhje janë të njohura
(më e njohura është sunan Al-Buhari; një prej metodave të zbatuara si
dëshmi për vërtetësinë e hadithit është vërtetimi i hadithit të njëjtë të
ardhur sipas transmetimit zinxhiror nga dy transmetues). Veprimtaria
për identifikimin e haditheve të vërteta bëri të nevojshme përdorimin e
metodave kritike, gjë që shpiu deri te metodologjia e kritikës së tekstit
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
171
dhe te lindja e hermeneutikës në filologjinë Islame2.
Gjatë kritikave kujdes u kushtohej këtyre parimeve. Gjatë
hulumtimeve kritike të një transmetuesi të hadithit merreshin parasysh
disa pika: të gënjyerit (mashtrimi), moskujdesia, kujtesa e fortë apo e
dobët, të anuarit apo të punuarit për një qëllim e kauzë të caktuar, etj.. Sa
i përket kritikës gjuhësore ajo ka hapur rrugën për lindjen e një filologjie
të mirëfillt shkencore. Kihej parasysh se një thënie apo një fjalë mund
të barte kuptime të ndryshme dhe kërkohej kuptimi origjinal në mesin e
fiseve arabe në Gadishullin Arabik, kështu si rezultat i këtyre kritereve
dhe hulumtimeve lindi shkenca e leksikologjisë. Fjalët e përdorura në
hadith ishin ndarë në tri kategori, sahih, dhaif dhe sakim. Në mënyrë
të përmbledhur mund të themi se metodat origjinale hermeneutike që i
sollën dituritë Islame dhe sistemi i tij i drejtësisë, edhe sipas thënies së J.
Shchat është „trashëgimia më e rëndësishme që Islami i ka dhënë botës së
qytetëruar‟3. Kjo metodë e hollë dhe dituri e komentimit të cilën e krijuan
dijetarët myslikmanë, përsëri është gjetur e pamjaftueshme në krahasim
me metodat hermeneutike të Europës4. Islamologët perëndimorë, në
mesin e tyre islamologu i çmuar hungarez I. Goldzhier5, duke përdorur
burime më të gjëra dhe metodat hermeneutike perëndimore në fushën
e kritikës metodologjike të hadithit, dituritë e dijetarëve myslimanë
i ka konsideruar si të pamjaftueshme. Në fund të këtyre kritikave të
perëndimorëve është treguar se shumë hadithe nuk kanë dalë nga goja e
Pejgamberit, e posaçërisht disa hadithe që i përkasin të drejtës sheriatike
2
Vepra më e njohur në Islam e hartuar mbi dituritë sisematike është ajo e Abu Abdullah
Mehmed Al Harezmit Mefiitihu’I-Ulum’. Tek Osmanlitë Tasköprülüzade Usarneddin Ahmed,
Mevzu’iiti’lUlam, I-II, e përkthyer nga M. Kemaleddin, bot. Ahmed Cevdet, Istanbul H.
1313/1897
3
The Legacy of Islam, botimi i dytë (përgatitur nga: J. Schacht dhe C.E. Bosworth, Oxford:
Clarendon Press, 1974), 392; J. Schacht, “A Revelation of lslamic Traditions”, JRAS, 1949.
4
Hadith” Encyc. of Islam, 2. bot, 23-28 (J. Robson), hadithi në literaturën Islame dhe mbi
metodat e kritikës, shkurtimisht Taskëpruluzade, Mevzuat, vol. I.
5
Muhammedanische Studien, Halle 1890; J. Schacht, “Droit byzantin el droit musulman”, XII
Convegno ‘Volta’ (Roma 1957), 197-218; A. Udovich, Western Comment/a”, Speculum, ve
“Concepts Sunna, ictihad and Ijma‟in the Early Period” Islamic Studies, I, 1962.
172
Prof.. dr. Halil İnalcık
kanë dalë në shesh pas kohës së Pejgamberit (J.Shchat ). Veçanërisht
është kritikuar marrja e isnadit (zinxhiri i trasnsmetimeve) si metodë
themelore në metodologjinë e hadithit.
Me themelimin e Dâru‟l-Hadîthit të shkallës më të lartë në
Medresenë e Sylejman Ligjvënësit, theksohet rëndësia që i është dhënë
kësaj diturie në Turqi. Dijetarët që kanë sjellur risi gjatë viteve 18801914, në periudhën e iluminizmit janë: Ajni Ali, Ismail Hakki nga
Izmiri dhe në fund Hamdi Yazar Elmallëllë. (Feja e Vërtetë, Gjuha e
Kur‟anit në 9 pjesë). Qëllimi përfundimtar i shkencave islame është
tefsiri, komentimi i drejtë i Kur‟anit. Arritja deri në të kuptuarit e
saktë është e mundur me të kuptuarit në mënyrë të duhur të parimeve
të shkencave që i përkasin gjuhës arabe, kelamit, fikhut, diskutimit dhe
shkencave të ngjajshme. Ashtu si edhe në hermeneutikën perëndimore,
i është dhënë rëndësi e posaçme shkencave gjuhësore dhe retorikës, ku
mund të theksohet kompetenca e juristit të madh Ebu Hanife në gjuhësi.
Komentimi më i suksesshëm i Kur‟anit pranohet ai i Abduxhafer
Taberiut i cili ishte ekspert në fushën e historisë dhe të drejtësisë.
Komentuesit janë ndarë sipas shkallës së afërsisë me rrethin e Pejgamberit
(a.s). Nga komentuesi pritet të jetë ekspert në pesëmbdhjetë shkenca.
Në krye të këtyre shkencave vijnë shkencat mbi gjuhën arabe (fjalori
arab, gramatika, lakimi, zgjedhimi, prejardhja, kuptimi, përshkrimi dhe
harmonia), kelami, usuli fikh (parimet e së drejtës islame) dhe hadithi.
Termi „sharh’ që nënkupton komentimin, përdoret edhe për komentimin
e teksteve jofetare dhe dijetarët myslimanë të kohërave të mëvonshme
kanë bërë famë me komentimin e veprave klasike fetare dhe jo fetare.
Sot në Turqi nëpër Fakultetet Teologjike, gjatë studimeve Islame
përveç diturive tradicionale të usulit, nuk di a po zbatohen edhe metodat
hermeneutike perëndimore. Në qoftë se nuk dëshirojmë që të jemi
nevojtarë për orientalistët atëherë është e domosdoshme të zhvillojme
programe që përfshijnë edhe metodat hermenutike perëndimore. E njëjta
vlen edhe për fakultetet tona të gjuhës dhe letërsisë. Dijetarët osmanë,
aftësinë dhe talentin e të shkruarit poezi në gjuhët arabe, turke dhe perse
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
173
e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të
shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë?
Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në degët e gjuhës dhe
letërsisë, teologjisë dhe historisë, duke marrë si shembull qendrat për
studime orientale nëpër fakultetet perëndimore. Në Universitetin e
Stambollit, metodat hermeneutike perëndimore i ka sjellë orientalisti
perëndimor prof. H. Ritter, ndërsa studenti dhe bashkëpunëtori i tij
Ahmet Ateş është dijetari i parë tek ne, që ka zbatuar metodën textcritic
dhe ka shpjeguar atë6. Në Turqi dy mjeshtra të filologjisë arabe dhe
perse prof. Rifat Bilge dhe prof. Mehmed Necati Lugal kanë dhënë
kontribut të madh në fushën e kritikës së tekstit. Prof. Lugal ashtu siç i
ka ndihmuar orientalistëve të rinj në universitetet gjeramane, në DTCF
ka dhënë mësim edhe për gjuhët arabe dhe perse. Osman Turan, Adnan
Erzi, Hasibe Mazioĝlu dhe Şevkiye İnalcık me publikimet e tyre kanë
ofruar kontribute të çmuara në këtë drejtim.
Në hermeneutikën perëndimore gjatë komentimit të teksteve
fetare dhe letrare, përveç filologjisë, në rendë të dytë shfrytëzohen
shkencat natyrore, shoqërore dhe filozofike dhe kështu hidhen hapa drejt
komentimit të brendshëm të tij. Në Islam në këtë shkallë është arritur
me anë të interpretimit ezoterik dhe tesavufit. Sipas Imam Gazaliut, çdo
gjë që shihet ka anën e saj të jashtme (zahir) të dukshme dhe anën e
brendshme (batin) të padukshme dhe pohon se ”kjo botë materiale ka
edhe botën e saj të ideve - alegorisë”. (shih. Platon dhe Gadamer). Po
ashtu edhe ajetet në Kur‟an kanë kuptimet e tyre të jashtme, literare dhe
të brendshme batini. Në mesin e komentimeve të famshme të Kur‟anit,
në tefsirin e Fahreddin Raziut janë përdorur nocione të tesavufit dhe të
filozofisë, aty autori është në mes të esha‟rive dhe mutezilitëve. Raziu,
duke mbajtur ligjërata emocionohej si një sufi dhe arrinte në atë shkallë
sa që harronte veten. Ai në të njëjtën kohë njihej si mutasavvif. Sipas
dijetarëve sunit, pikëpamja batinite është “ndryshim dhe falsifikim” i
.A.Ateş ”Mbi Kritikën e Tekstit” Ditari i Shkrimeve Turke,VII-VIII(1942),253-268;
Z.V.Togan Usuli gjatë Historisë, ibn Fadlan‟s Reisebericht, Leipzig, 1939.
6
174
Prof.. dr. Halil İnalcık
Kur‟anit famlartë dhe nuk mund të llogaritet si komentim i mirëfillt dhe
i vërtetë. Ai që beson në këtë mënyrë bëhet jobesimtar - kafir. Batinitët
janë të devijuar.7 Bashkë me këto thënie, komenti i Raziut është pranuar
dhe pasuar më së shumti në Anadoll dhe pastaj në mesin e dijetarëve
Osmanlinj. Dijetarët e Al-Azher-it të Kajros, dijetarët osamanlinjë nuk
i konsideronin për dijetarë të mirëfillt. Osmanlinjtë, që nga koha më e
hershme kanë miratuar qasjen e komentimit alegorik të teksteve fetare.
Sulltanët ashtu siç kanë pasur një mësues nga radhët e dijetarëvehoxhallarëve njëkohësisht kanë qenë nxënës të një shejhu të ndonjë
tarikati. Sulltan Ahmedi i Parë këshillohej me Shejh Mahmud Hudaji
për punët shtetërore. Në historinë tonë njëmijëvjeqare të besimit dhe
kulturës Islame, dijetarët me origjinë turke më shumë kanë shkruar në
gjuhën arabe dhe më rrallë në gjuhën turke. Në Perëndim, Orientalistika
ka dalë në skenë si rezultat i hulumtimeve me metoda hermeneutike të
teksteve të shkruara në rend të pare në gjuhën arabe. Në Islam, gjuhët
kombëtare janë përdorur posaçërisht në veprat jofetare, së pari në pjesën
e Iranit lindor (në kohën e sundimit të dinastisë Gaznevite, Firdevsi)
dhe pas shek. X në shtetin e Karahanëve është përdorur gjuha turke
(Kutudagu Bilig,1069), në Azinë Qendrore (Yesevi), në shek.XV gjatë
sundimit të Timuritëve (Ali Şir Nevayi, Babur), në shtetin e Hordhisë së
Artë (Őtmeş Haci), në shtetin e osmanëve (Ilmihalët në gjuhën turke,
Mevludi, Yazıcizade, Şeyhi). Hulumtimi i veprave të shkruara në gjuhën
turke në një degë tjetër të turkologjisë ka hapur rrugë për hulumtime
filologjike, duke sjellë një degë të rëndësishme të Orientalistikës.
D.m.th në mënyrë që të studiojmë ashtu siç duhet historinë e kulturës
sonë, duhet që në fushat e këtyre gjuhëve, pra arabe, perse dhe turke
të zbatojmë traditat hermeneutike të Orientalizmit Europian, nëpër
universitetet dhe institutet tona shkencore. Në përgjithësi myslimanët
nuk pranojnë që orientalistët krishterë të marrin Pejgamberin (s.a. v.s)
dhe bazat e besimit dhe t‟i trajtojnë ato me metoda filologjike dhe
sociologjike, duke parë ato si çështje të historisë shoqërore dhe të japin
gjykime për to.
7
Taşköprülüzade, vëll. I, 536, 539, 540.
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
175
Në një konferencë të mbajtur në Universitetin e Prinstonit më
1954, në mes dijetarëve myslimanë dhe të krishterë, ministri pakistanez
i kulturës duke u ngritur në këmbë në mënyrë të fuqishme ka refuzuar
kritikat e delegatëve krishterë drejtuar Pejgamberit dhe Kur‟anit dhe
ka kërcënuar me braktisjen e konferencës. Me rastin e përkthimit dhe
botimit në gjuhën turke të veprës së Dozy-së për Pejgamberin nga ana
e dr. Abdullah Xhevdetit, me ç‟rast ai shkroi edhe një parafjalë për
këtë vepër, u bë kijameti dhe vepra u ndalua. Revista Ixhtihad duke
mbledhur përreth “perëndimorët” si Dozy, Pejgamberin e trajtonin
vetëm si personalitet historik. I kritikonin disa ajete të Kur‟anit dhe
ajetet që tregonin për krijimin e botës i krahasonin me Darvinizmin.
Ashtu si jakobinët francezë flisnin për “fe të mendjes” dhe në vend të
fesë pretendonin vendosjen e diturisë pozitiviste.8
Këtu është me vend të përkujtojmë pikëpamjet e orientalistit Rus
V. Barthold i cili është në mesin e atyre orientalistëve perëndimorë, të
cilët kanë studiuar dhe hulumtuar në mënyrë të thellë civilizimin islam
dhe historinë e turqve të Azisë Qendërore sipas burimeve të mirëfillta.
Qasja themelore e Barthold ndaj civilizimit Islam, si vepër e përbashkët
e arabëve, persëve dhe turqëve, sipas tij është një qasje e mbështetur
në pikëpamjet më të gjëra se sa ajo e Krishterimit, dhe thotë: “Jeta dhe
historia e popujve myslimanë dëshmojnë se paracaktimi (kaderi) në
Kur‟an nuk është shprehur me një saktësi të madhe dhe të prerë, në një
shkallë të tillë ashtu siç e ka shprehur atë apostulli Paul në broshurën
Romakëve (9.Bab)”. Islami nuk i ka ndaluar myslimanëve që të marrin
masa paraprake në vendimet dhe veprimet e tyre personale, andaj dhe
historianët e Islamit nuk kanë hezituar të kërkojnë shkaqet dhe pasojat
gjatë studimeve të ngjarjeve historike. Barthold thotë se është shumë
e gabuar të shpjegohet prapambeturia që vërehet sot tek shoqëritë
Ş.Mardin The Genesis of Young Ottoman Thought, Princeton, 1962; Hilmi Adnan Malik,
«Survey of Intellectual Renaisance in Turkey», The Hartford Magazine, (1923, June);
posaqërisht shikoni studimet e S. Hanioglu. V. Barthold, «Avrupa ve Rusya›da Şarki
Tetebbu› Tarihi», Milli Tetebbu ‹far Mecmuasi, ll, 361- ~463;V. Barthold, Islam Medeniyeti,
kontributet e F. Köprülü, Ankara, 1966. Këto ligjerata janë botuar nën titullin , Orta Asya
Türk Tarihi Hakkında Dersler (Istanbul 1927).
8
176
Prof.. dr. Halil İnalcık
islame me vet Islamin. Historia islame mund të shpjegohet me shkaqet
historike e jo me fe. Ai thotë se në studimet e historisë islame duhet
të zbatohen metodologjitë e njëjta si ato gjatë studimit të historisë së
Perendimit. Sipas Bartholdit historia botërore paraqet një tërësi. Që
të kuptohet historia e Europës duhet të hulumtohet dhe të mësohet
historia e Lindjes. Në hulumtimet e Bartholdit rreth historisë së Lindjes,
turqit zënë një vend të veçantë. Fuad Köprülü, themeluesi i studimeve
të historisë së kulturës turke në bazë të metodave hermeneutike
perëndimore, kishte vendosur marrëdhënie të ngushta me Bartholdin.
Me rastin e themelimit të Institutit të Turkologjisë më 1926, ai ka ftuar
Bartholdin në Stamboll që të mbajë një sërë ligjëratash mbi historinë
turke.9 Köprülü në veprën e shkruar mbi historinë e Turqisë ka bërë
huazime nga shkrimet e Bartholdit e posaçërisht ka huazime të gjëra
nga vepra klasike e Barhtoldit mbi historinë e Turkistanit. Në Turqi, në
njëzet-tridhjetë vitet e fundit, si baraspeshë ndaj zhvillimeve të mëdha
në studimet osmane vërehet një veprimtari e gjërë e hulumtimeve,
studimeve, përkthimeve dhe botimeve edhe në fushat e diturive islame.
Botimi i parë i Encyclopedia of Islam (Leiden) është përkthyer
në turqisht, duke u zgjeruar nga ana e studiuesve turq të ministrisë së
arsimit. Në botimin e dytë i cili është duke përfunduar në Leiden kanë
marrë pjesë në mënyrë të gjerë edhe dijetarët myslimanë. Ministria për
çështjet fetare në Stamboll, si qendër bashkëkohore e studimeve islame
është duke i tërhequr studiuesit vendas dhe të huaj, dhe si përgjigje
ndaj orientalistëve të cilët botuan Enciklopedinë, është duke botuar një
Enciklopedi të re islame, e cila do të mund të pranohej nga myslimanët.
Studimet mbi fenë dhe civilizimin islam janë duke u zhvilluar në shtetet
myslimane në atë shkallë çfarë dëshironin Barthold dhe Köprülü.
Ashtu siç edhe tregoi Barthold, një historian që nuk merr parasysh
civilizimin islam në kuadër të tërësisë së historisë botërore, nuk mund
të kuptojë dhe të shpjegojë civilizimin perëndimor. Me botimin e
librit The Legacy of Islam 10, si rezultat i kontributit të orientalistëve
9
Këto ligjerata janë botuar nën titullin ” Mbi historinë turke të Azisë Qendrore”.
Botimi i 2.J.Schact dhe C.E. Bosworth,Oxford 1974.
10
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
177
të njohur, kjo e vërtetë është pranuar haptazi. Barthold insiston në këtë
të vërtetë historike. Civilizimi islam është zhvilluar nën ndikimin e
kulturave të popujve që e pranuan fenë islame,” një pjesë e madhe e
këtyre zhvillimeve kulturore dhe civilizuese është kontribut i popujve
joarab, bashkë me këtë gjuha arabe është bërë gjuhë e përgjithshme
e civilizimit islam”. Para më se pesëmbdhjetë viteve u mbajt në
Paris një mbledhje me qëllim të përgatitjes së një raporti mbi botën
islame për Parlamentin Evropian. Në këtë mbledhje ku morën pjesë
përfaqësues nga vendet islame (nga Turqia Ismail Cem, Şerif Mardin,
H. İnalcık), kur gjatë mbledhjes u bë referimi ndaj tërësisë si “Civilizim
arab”, atëherë reaguan përfaqësuesit turq dhe përfaqësuesit tjerë
myslimanë, duke theksuar se civilizimi islam është vepër e përbashkët
e popujve myslimanë, ashtu siç kishte thënë më herët edhe Bartho
ld.
Historicizmi tek osmanlinjtë (ibnhaldunizmi)
Në shek. XVII, osmanët kuptuan mirë se perandoria e tyre e
“përjetshme” kishte hyrë në fazën e rënies. Kah fundi i shek. XVI dhe
në gjysmën e parë të shek. XVII ekzistonte besimi se shteti përsëri
mund të ngrihej nëse do të ringjalleshin ligjet që ishin vendosur në
kohën e Sulltan Sylejman Ligjvënësit (Ali, Selaniki, Koçi Bey, autor
i Kitabi-i Mustatab). Por kah mesi i shek. XVII, Katib Çelebi (vdiq
më 1657), duke u frymëzuar prej teorisë së zhvillimit antropmorfikë
të shteteve që ofrohej në veprën e Ibn Haldunit „Mukaddime’,
mbrojti pikëpamjen e tij, se shteti osman kishte hyrë në fazën e tij të
pleqërisë dhe assesi nuk do të arrinte të kthente fuqinë e dikurshme.11
Dusturu‟l- „Amel li-Islahi‟l-Halel, Istanbul 1280/1863; F. Fındıkoglu, “Türkiye‟de
Ibn Haldunizm”,Melanges Fuad Köprülü; (Istanbul 1953), 153-163; C. Fleischer,
“Royal Authority, Dynastic Cyclism, and “ibn Khaldunism” in Sixteenth Century
Ottoman Letters”, Journal of Asian and African Studies, XYIIl, 3-4 (1983), 198-220;
M. Şeker, “Political View of „Ali:Evaluation of the work of „Ali so-called “Fusul-I Harj u Naqd”, Collecta Turcica, vol. VllI, ed, D. Panzac, Paris 1998,85511
Prof.. dr. Halil İnalcık
178
Këtë mendim e ka përsëritur Vakanuvis Naima, në hyrjen e
gjatë që ka shkruar për historinë e filozofisë. Ibn Halduni nga vështrimet e tij mbi historinë, projektoi teorinë mbi organizimin e shoqërive të cilën intelektualët osmanlinj dëshironin të shfrytëzonin për
një sqarim praktik. Me një qasje të tillë kuptojmë historicizmin apo
teorinë mbi ndryshimin e shoqërive dhe shteteve në bazë të ligjeve
të caktuara në faza të njëpasnjëshme. Osmanëve aq i rëndësishëm iu
duk Ibn Halduni sa që Pirizade Mehmed Sa‟ib (1674-1749), filloi të
përkthente në turqisht librin e tij (1725-1730). Përkthimin e përfundoi
dhe e botoi Ahmed Xhevdet Pasha. Shihet që edhe Katib Çelebiu në
veprën e tij me titull Fusul-i Hall u’Akad, në të cilën analizon shkaqet
e themelimit dhe rrënimit të tridhjetë e dy dinastive, pason filozofinë
e historisë së Ibn Haldunit. Osmanlinjtë, diturisë islame i kanë bërë
dy shërbime shumë të mëdha, e para është shkrimi i veprave që i
pëkasin mendimit islam, numri i të cilave arrin deri në 250 mijë dhe e
dyta ruajtja e tyre nëpër biblioteka. Veprat enciklopedike mbi dituritë
islame të përpiluara nga ata edhe sot shfrytëzohen si vepra referencë
në dituritë islame. (Haci Halife, Molla Lutfi, Taşköprülüzade).
Fillet e Turkologjisë në Europë
Gjatë viteve 1453-1553 mbretëritë evropiane kishin frikë nga
mbretëria Osmane dhe njëkohësisht ajo perceptohej si fuqi superiore,
institucionet ushtarake dhe politike të të cilit imitoheshin prej tyre.12 Më
1530 Martin Lutheri botoi broshurën e tij me titull Libellus de ritu et
moribus Torcorum, ku bën një krahasim mes turqve dhe të krishterëve.
Ai përshkruan turqit si njerëz që jetojnë thjesht, me karakter, të
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
virtytshëm dhe modest. Thotë se fshatarët në Evropën Lindore jetojnë
në kushte aq të vështira sa që turqit i shohin si shpëtimtarë dhe si të
tillë i mirëpresin.13 Sulltan Sylejman Ligjvënësi i bëri ftesë Lutherit të
vinte në Turqi në cilësinë e ambasadorit gjerman. Por kur Osmanlinjtë
e kërcënuan Gjermaninë, Lutheri si gjerman dhe krishterë shpalli turqit
si “shërbëtorë të djallit” dhe bëri thirrje ndaj të gjithë të krishterëve
që t‟i luftojnë ata.14 Përkundër kësaj shumë predikues lutherian lirisht
predikonin dhe ftonin njerëzit në sektin e tyre në territoret Hungareze
të cilat ishin nën mbrojtjen Turke. Në atë kohë një shkrimtar gjerman
Paul Anderbach, duke analizuar praktikat e luterianëve siç ishin liria e
besimit dhe adhurimit, luterizmin e shihte si fe të afërt me Islamin.15
Deri në çfarë shkallë mund të mbrojmë tregimet dhe pretendimet
e princërve humanistë të Italisë (Deissman) për përvetësimin e traditave
greko-romake nga ana e Fatih Sulltan Mehmedit?
Është një e vërtetë historike se ai kishte themeluar një biblotekë
me vepra greke dhe romake në pallatin e tij, se ka pranuar në pallatin e tij
humanistë italian dhe dijetarë grek si Ciriaco d‟Ancona dhe Amuritzes,
dhe ka ftuar dijetarët grek të cilët kishin ikur në Itali që të kthehen në
Stamboll. Vlen të merret parasysh edhe deklarata e bërë nga Papa Piu II
ndaj Sulltan Fatihut, në qoftë se ai pranonte të bëhej i krishterë, atëherë
do të merrte në mënyrë të ligjshme titullin e perandorit Romak. Po
ashtu është e vërtetë se Sulltan Fatihu ka kërkuar nga Patriku i Kishës
Ortodokse që të shkruajë një broshurë ku do të tregoheshin në mënyrë
të përmbledhur bazat e fesë Krishtere. Si posedues i Stambollit, Sulltan
Fatihu pretendonte të ishte edhe Perandor i ligjshëm i perandorisë
romake dhe kah fundi i jetës me qëllim të pushtimit të Italisë e pushtoi
Otranton (1480) e cila formonte një urëlidhëse natyrore. Në vitet e
fundit të jetës së tij ka ftuar në pallatin e tij piktorin Gentile Bellini nga
Vendiku, i cili ka bërë portretin e tij dhe ka porositur afreske për muret
864.
12
Për një bibliografi të botimeve të bëra për turqit në Evropë gjatë shek.16, shiko C. Gëllner,
Turcica: Die europaischen Tiirkendriike des XVl, Jahrhunden, I-ll, Bucharest¬Berlin 19611968, Për kushtet ekonomike shiko. Mustafa Ozel, “Iktisadi Oryantalizmin Sonu” Divan,
hulumtimet shkencore, VIII (2000/1), 1-28..K.M, Setton, „Lutheranism and the Turkish Peril‟,
Balkan Studies. III (1962), 137 vd.
179
K.M, Setton, „Lutheranism and the Turkish Peril‟, Balkan Studies. III (1962), 137 vd.
19/20. Ibid.
14
Ibid.
15
Ibid.
13
180
Prof.. dr. Halil İnalcık
e pallatit të ri, si ato që bëheshin në pallatet italiane. Por duhet të jetë e
drejtë se interesimi i Sulltan Fatihut për humanizmin ishte në funksion
të qëllimeve të tija politike dhe atë interesim e shihte si mjet. Nuk duhet
të harrojmë se ai ftonte çdo javë në oborrin e tij dijetarët myslimanë dhe
duke qenë ai vet kryesues i mbledhjes, bëheshin diskutime dhe debate
mbi fenë islame dhe filozofinë. Asnjëri prej dijetarëve osmanë nuk ka
treguar interesim sikur ai për humanizmin. Ndoshta ai kishte përqafuar
të drejtat dhe kulturat krishtere dhe islame por mbi ta bënte plane dhe
projekte perandorake.
Në gjysmën e parë të shek. XVI në përpjekjet kundër
habsburgëve, mbreti Francës François i jepte rëndësi të madhe aleancës
me mbretërinë osmane dhe më 1536 urdhëroi që në College Royal (sot
College de France) të mësoheshin gjuhët e lindjes dhe vendosi që të
mblidhen shkrimet dhe veprat e lindjes në Biblotheque Royal (sot
B.Nationale). Ky institut dhe biblioteka do të bëhen institute themelore
të orientalistikës në Francë. Kolbert një ministër i mbretit Luixhi i XIV
vendosi të themeloj Jeunes de Langue, një shkollë të gjuhëve më1660,
sipas shembullit të shkollës “Djemt e gjuhëve” në Venedik me qëllim
të shfrytëzimit të shërbimeve të përkthyesve nëpër përfaqësi dhe
konsullata. Nga këto shkolla dolën edhe familjet e përkthyesve. Vitet
1721-1762 ishin vitet e shkëlqimit të shkollës, shkolla u mbyll në shek.
XIX më 1873. Kjo shkollë pranohej si e nevojshme sa i përket diturive
të gjuhëve të Lindjes, tregtisë, artit dhe diturive në përgjithësi. Më 1795
poashtu u hap një Shkollë e Gjuhëve të Lindjes (Ecole des Langues
Orientales Vivantes). L’Institut Nationale des Langues et Civilisations
Orientales është vazhdimësi e kësaj shkolle. Në sajë të studiuesve që
kanë dale nga kjo shkollë ka lindur Orientalistika (R.Mantran).
Me fjalë të tjera, mësimi praktik i gjuhëve, ka hapur rrugën
për hulumtimin e gjuhëve të Lindjes dhe civilizimet e tyre. Kjo lidhje
kulturore ka përbërë një prej themeleve të mirëkuptimit dhe miqësisë
tradicionale në mes Francës dhe shtetit Osman.16 Në të vërtetë aleanca
Cent-cenquanenaire de I’ecole des Langues Orientale: Histoire, organization et ensiegnment de /’lico/e Nationale des Langues Orientales Ylvantes. Paris 1948; Enfants de Langue et
Dragomans. Dil Oglanlan ve Tercumanlar, hazirlayan, F. Hitzel, istanbul: Yapi Kredi Yayin16
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
181
e diplomacisë franceze me osmanët gjatë shekujve XVI - XVIII ka
qenë mbështetja më e rëndësishme e Francës në luftën e tyre kundër
habsburgëve dhe në ruajtjen e baraspeshës politike në Evropë.
Për shembull në këtë shkollë ishte i arsimuar përkthyesi françez
Andre de Ryer, i cili ka punuar në konsullatën e Aleksandrisë dhe është i
njohur si përkthyesi i parë i Kur‟anit në gjuhën françeze. Përveç kësaj, ai
është edhe autor i veprës Sommaire de la religion des Turcques dhe i një
gramatike të gjuhës turke (1630). Gjithsesi Ryer është prej turkologëve
të parë në mesin e orientalistëve. Sa i përket gjermanëve, fushata
ushtarake që e ndërmori Sulltan Sylejman Ligjvënësi pas rrethimit të
Vjenës 1529, ndaj perandorit Karli i V i njohur si “fushata gjermane” e
vitit 1532, kishte rritur frikën e një pushtimi të afërt tek gjermanët. Në
atë kohë gjermanët iu përveshën studimit serioz të gjuhës dhe historisë
së osmanëve. Kush ishin këta turq që kërcënonin atdheun e tyre ? Më
1567 u përkthye në gjuhën gjermane dhe u botua nga ana e
J. Gaudier një histori e shkurtër e osmanëve, Anonim
Tevarh-i Al-i Osman 956/1549. Pastaj në Gjermani, Johannes
Leunclavius(1533?-1593) u bë udhëheqësi i hulumtimeve për osmanë
dhe u bë i famshëm me përkthimin e kronikave osmane në latinisht dhe
gjermanisht. Ai jo vetëm që e përktheu në latinisht dhe gjermanisht
librin e historisë së shkurtër Anonim Tevarh-i Al-i Osman (Annales
Sultanorum Othmanidarum, Frankfurt 1588) por më vonë botoi edhe
historikun e botimit të këtij libri në një vepër tjetër në latinisht me titull
Historiae Muslumanae Turcorum de monumentis ipsorum exciptae
libri XVIII(Frankfurt 1590) duke e prezantuar atë botës intelektuale
lan, 1995, M. Roche. Assistance el eu/ture [rançaise dans l’Empire Ottoman. 1789·/868.
istanbul, Paris 1989; C.D. Rouillard. The Turk in French History, Tought and Literature,
1520-1660. Paris 1941. A. Berthier, «A I‟origine de I‟etude dela langue turque en France»,
Varia Turcica. XIX (1992) Melanges offerts a Louis Bazin, 77·82. H. Laurens, Ata sources
de L’orientalisme: La bibllotheque de Barhelemi de Barthelemi d’Herbelot, Paris, 1978. M.
Roche. Assistance el culture française dans l’Empire Ottoman, /789·1868, istanbul, Paris
1989; C.D. Rouillard, The Turk in French History, Tought and Literature, 1520-1660, Paris
1941. A. Berthier, UA I‟origine de I‟etude dela langue turque en France». Varia Turcica. XIX
(1992) Melanges offerts a Louis Barin, 77-82 H. Laurens. Ata sources de I’ orientalisme: La
bibliotheque de Barhelemi de Barthelemi d’Herbelot, Paris, 1978.
Prof.. dr. Halil İnalcık
182
europiane .
Turkologjia dhe turqizmi në Turqi
Revulucionarët nacionalist dhe liberal me origjinë polake dhe
hungareze të cilët kishin gjet strehë në shtetin osman dhe pastaj kishin
përparuar në shkallët e pushtetit (Celaledin, Omer Pasha) kanë punuar
dhe janë munduar të zgjojnë vetëdijen e turqizmit tek osmanët. Derisa
në anën tjetër, politika e regjimit të Rusisë cariste ishte kristianizimi
– rusizimi i të tjerëve, si përgjigje ndaj kësaj politike, te popujt turq
- myslimanë zgjohej lëvizja nacionaliste. Strehimi i përfaqësuesve të
kësaj lëvizjeje në territorin e shtetit osman të banuar nga turqit dhe
kërkimi i përkrahjes këtu (Jusuf Akçura) përgatiti lindjen e lëvizjes së
turqizmit.
Një burim tjetër i rëndësishëm i vetëdijes së turqizmit janë
shkollat ushtarake. Në këtë rreth më së shumti është ndjerë rreziku rus
dhe në librat e mësimit pranë lojalitetit ndaj dinastisë është kushtuar
kujdes edhe vetëdijësimit për turqizmin. (Sülejman Paşa). Në fund,
ata që arritën deri tek vetëdijesimi kombëtar turk, për habinë e tyre
burimet e ideve kombëtare i gjetën në turkologjinë franceze, angleze
dhe hungareze. Xhelaledin Pasha duke shfrytëzuar librin e Leon Cahun,
Hyrje në Historinë e Azisë (Introduction á l’histoire de l’Asie, Turcs et
Mongoles des origins a 1405,Paris 1896), përcakton rëndësinë e turqve
në historinë e botës. Libri i Cahun-it përkthehet së bashku me disa
shtesa nga ana e Necib Asım, (Historia e Turqve, Stamboll, 1316/1900)
dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e nacionalizmit turk.
Prej 1830 dhe gjatë tërë dekadës anglezët morën iniciativa që
të përmirësojnë dhe të reformojnë ekonominë osmane, njëkohësisht
në fushën e turkologjisë qëndronin më përpara. Në parafjalën 78
faqëshe të librit Gramatikë e Gjuhës Turke (Grammer of the Turkish
Language, London 1832) të dedikuar Sulltan Mahmudit të II, autori
A. L. Davis bënte fjalë rreth gjuhëve turke, historisë së vjetër dhe
civilizimit turk. Duke e parë si rrezik të madh për kolonin e vetIndinë, politikën sulmuese të Rusisë ndaj Turkestanit dhe përhapjen e
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
183
saj në Azinë Qendrore, Perandoria Britanike më 1870 dhe në vitet në
vijim nxiti Sulltanin Osman që të ndërmerr politika më aktive në këtë
regjion. Në kohën e Sulltan Abdylhamidit të II u vendosën lidhjet e
drejtpërdrejta diplomatike me mbretërinë e Kashgarit. Edhe pse këto
kontakte ishin të përkohshme ato hapën rrugë interesante dhe nisma
tërheqëse në Turqi sa i përket idesë së bashkimit dhe unionit turk. Me
paralajmërimin e anglezëve se Rusia cariste dëshironte të pushtonte jo
vetëm mbretërinë osmane por edhe të gjitha mbretëritë turke në Azinë
Qendrore, dhe pushtimet e bëra nga Rusia në këtë drejtim, çoi deri tek
lindja e ndjenjës për fatin e njëjtë mes popujve turq të asaj hapësire.
Në Stamboll u vërejtën disa lëvizje politike dhe kulturore me qëllim të
bashkimit me turqit e Azisë Qendrore. Shejh Sylejmani botoi një fjalor
Çaĝatay Lugatı dhe nga ana e qeverisë u dërgua në Azinë Qendrore.
Miratohej mendimi që dinastia Osmane kishte prejardhjen nga fisi turk
Kaj. Në Söĝüt u ndërtua muzeu i Ertugrullit. Këstu dhe Orientalistët janë
themeluesit e turkologjisë, filologjisë turke, kurse V.Thomsen17 është i
pari që ka arrit të gjejë dhe të deshifrojë mbishkrimet në përmendoret
e Kok-turqve të vjetra rreth 800 vite, të shkruara me alfabetin e vjetër
turk- runik. Përpiluesi i fjalorit dialektologjik turk është W. Radloff
dhe veprat më të mira dhe më autoritative mbi popujt turq të Azisë
Qendrore i ka shkruar V. Barthold. Të gjithë këta dijetarë perëndimorë
kanë dalë nga shkolla e orientalizmit. Zbulimi i monumenteve të
Orhonit ka zgjuar një ndjenjë të entuziazmit në mesin e turqve gjatë
viteve pas 1900 dhe ka luajtur rol në zhvillimin e turqizmit dhe në fund
në themelimin e Institutit të Turkologjisë më 1924, duke vendosur si
degë shkencore studimin e turkologjisë në Turqi. Por prapë ka mbetur
si problem mësimi dhe zbatimi metodave perëndimore të filologjisë.
Ky boshllëk do të mbyllet me dërgimin e studentëve të turkologjisë për
studime në Perendim dhe gjithashtu duke punësuar në universitetet tona
ekspertët turk-tatar të ardhur nga Rusia dhe Gjermania. Deshifrimi i
gjuhës me të cilin ishin shkruar mbishkrimet në Monumentet e Orhonit
17
V.Thomsen,Turcica, Helsingfors 1916, deshifruesi i pare i mbidhkrimeve të Orhonit,për
herë të pare në Turqi i bëri të ditura Nexhip Asim duke e shfrytëzuar veprën e Thomsenit.
184
Prof.. dr. Halil İnalcık
shënon një pikëkthesë të rëndësishme në zhvillimin e turkologjisë dhe
të nacionalizmit turk. Këto mbishkrime tregonin për epopenë, letërsinë
e Kök-turqëve (Gök-turqëve) të cilët gjatë shek. VI-VIII kishin shtrirë
sundimin e tyre në tërë Euro-Azinë. Leximi i këtyre shkrimeve ka
ndikuar shumë në zhvillimin e turkologjisë në Perendim. Në mesjetë,
iranianët dhe kinezët ishin të informuar për këto shkrime. Për herë të
parë në Perendim për këto shkrime bën fjalë në librin e vet suedezi
Philip Johan von Strahlenberg gjatë kthimit në Europë më (1722), i
cili kishte parë dhe kishte analizuar këto shkrime, derisa gjendej në
Siberi për vuajtjen e dënimit. 18 Deshifrimin e gjuhës së shkrimeve të
Orhonit dhe Jenisejit për herë të parë e ka bërë gjuhëtari danez V. L. P.
Thomsen (1842-1927), për këtë zbulim ai ka shpjeguar në mbledhjen
e mbajtur më 15.12.1893 në Akademinë e Shkencave të Danimarkës
dhe tërë tekstin ka botuar me titull Inscriptions de l’Orkhon dechiffrees.
Ai ka vazhduar studimet e tij në këtë çështje deri më1925.19 “Leximi i
Shkrimeve të Orhonit ka hapur një epokë të re në turkologji.” (Hasan
Eren)
Shkrimet e Orhonit në një mënyrë të shkëlqyer kanë nxjerrë në
shesh antikitetin turk dhe kjo është bërë burim i një entuziazmi dhe
krenarie në Turqi. Për këtë zbulim të rëndësishëm, për herë të parë
lexuesin turk e ka njoftuar turkologu Nexhip Asim, me veprën e tij
Monumentet e Orhonit (“Shkrimi shumë i vjetër turk”, “Historia e
Turqve”,1316/1900), i cili ka dhënë kontribut të madh për historinë e
kulturës turke. Më vonë Hüsein Namık Orkun (1902-1956) është prej
turkologëve të parë turk, i cili kishte studiuar turkologji në Hungari. Ka
përkthyer në gjuhën e sotme turke veprën “Shkrimet e vjetra turke” dhe
është botuar nga Instituti i Gjuhës Turke.20 Hulumtimet e mëtejshme
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
185
rreth shkrimeve të vjetra turke, si shkrimet e Orhonit dhe tekstet e
vjetra ujgure i kanë vazhduar turkologët gjermanë dhe turq. Kështu në
Orientalistikën perendimore, turkologjia ka arritur të zë pozitë dhe të
bëhet një prej çështjeve dhe temave të para për hulumtime. Ajo çka
është e rëndësishme është zbatimi nga ana e turkologëve të metodave
filologjike – hermeneutike, të cilët kanë qenë në zhvillim e sipër që nga
periudha e humanizmit.
Viteve të fundit, prof.Talat Tekin ka boutuar shkrimet dhe
gramatikën e tij duke shfrytëzuar të gjitha të dhënat e turkologjisë
perendimore në mënyrë shembullore. Sa i përket ekspertëve të huaj dhe
për studimet dhe botimet në vendet e huaja në fushën e turkologjisë
mund të përmendim veprat e A. N. Kononov (vepra e pare e botuar
më 1972), pastaj kohëve të fundit Dr. Hasan Eren botoi veprën
voluminoze mbi „Turkologjinë dhe Turkologët e Huaj‟ (Türklük Bilimi
Sözlüĝü, I.Yabanci Türkologlar, Ankara: TDK 1998). Dr.Eren na tërheq
vëmendjen se në vitet e fundit numri i turkologëve është duke u rritur
dukshëm.
Mbi historinë letrare - fetare turke
Gjatë vitit 1914 në revistën Dituria (I, 611-645) doli një
artikull, hulumtim i gjatë me titull, ndikimi i Hoxha Ahmet Jeseviut
në letërsinë Çagataje dhe Osmane. Ky artikull mund të konsiderohet
si fillim i veprës së madhe klasike „Sufitë e Parë në Letërsinë Turke‟
i cili për herë të parë është botuar më 1918 në Stamboll, (bot. i tretë,
Ankara 1976). Kjo vepër ka hapur një epokë në studimet mbi historinë
e letërsisë turke, historinë letrare fetare turke dhe në përgjithësi mbi
18
Das Nord und östliche Theil von Europa und Asia, Stockholm 1730. Strahlenberg hakkinda
bkz Hasan Eren,Turkluk Sozlugu, Ankara 1998,302•304.
Për biografinë e Thomsenit shikoni Samlede Afhandlinger, I-IV, Kopenhag 1919-1931.
19
20
H.N.Orkun ka lindur në Stambool më1902,pas mbarimit të Fakultetit të Gjuhës dhe
Letërsisë në Stamboll (1924)ka vazhduar studimet në degën e turkologjisë në Universitetin
e Budimpeshtit dhe është bërë asistent i turkologut të famhëm hungarez Gy.Nemeth (1890-
1976).Pas doktoraturës së bërë në Universitetin e Budimpeshtit ka botuar shkrime në gjuhën
hungareze.Më 1930 kthehet në Turqi dhe punoi si profesor në Institutin Gazi për Edukim
dhe Mësuesi.(1931-1932,H.İnalcık ka mrrë pjesë në mësimet e tij).Ka punuar si sekretar i
përgjithshëm i Türk Ocaĝı.Veprat e tij janë:Bota Turke,Budimpesht 1928,Stamboll 1932;
Mbi Oguzët,Ankara 1935,Shkrimet e Vjetra Turke,Stamboll 1936. E Vërteta e Fjalës Turke,
Ankara 1940.
186
Prof.. dr. Halil İnalcık
historinë e kulturës turke. Këtu po i përmendi disa rreshta, të cilat i
shkroi turkologu i famshëm hungarez Gy Nemeth për këtë vepër. Në
këtë fushë të vështirë Koprylizade ka sjellë një udhëzues të atillë, i cili
ashtu siç i zgjodhi shumë çështje aktuale po ashtu do të lehtësojë në
masë të madhe edhe procedurat hulumtuese në të ardhmen”. Pajtohem
plotësisht me Ahmet Yaşar Ocak, i cili ishte një dijetar i ri që pasoi
metodologjinë e Kopryliut në hulumtimet e historisë së fesë së turqve,
dhe për të shkruan: “Kopryli ka ditur që në mënyrë të shkëlqyer të
shfrytëzojë aftësinë e tij për sintezë dhe aftësinë intuitive, dhunti,të cilat
çdo dijetar mund të mos i posedoj.
Në veprat e tij të ndryshme, problemet dhe çështjet të cilat i ka
shtruar në një formë apo një tjetër dhe natyrën e të cilave ka shpjeguar,
sot janë shfaqur ashtu siç kishte parashikuar ai, në shumë përfundime
që kishte arritur sot janë vërtetuar edhe më fuqishëm”. Orientalisti
francez Cl. Huart, për librin Sufitë e Parë në Letërsinë Turke thotë: “Në
këtë vepër shohim me mahnitje zbatimin e parimeve më rigoroze të
cilat mësohen në universitetet perëndimore në fushën e historisë dhe
letërsisë. Në rast se dalin vepra që e pasojnë, atëherë kjo vepër do të hapë
një epokë të re”. Në Universitetin e Stambollit, Kopryli kishte pranuar
konceptin “ambicie kombëtare” të Ziya Gökalpit dhe thotë se këtë
vepër kishte shkruar që të “kuptohet dhe të shijohet shpirti kombëtar”.
Vepra në fjalë edhe sot pranohet si vepër klasike në fushën e letërsisë
dhe kulturës turke (por me zhvillimin e madh që ka pësuar gjuha turke
në shekullin e fundit, i cili është aq i thellë dhe revolucionar, brezat e ri
kanë vështirësi të lexojnë dhe të përfitojnë nga ai). Sipas mendimit të
ekspertëve, sot është bërë e domosdoshme që veprat themelore si kjo e
shkruar në gjuhen e vjetër të shkruhen (barten) në turqishten e re.
Me veprën Sufitë e Parë, Köprülü ka hedhur gurthemelin e
parë në hulumtimet shkencore mbi “kulturën kombëtare”, “frymën
kombëtare” të rrjedhur në kohë ashtu siç kishte ëndërruar Gökalp.
Kopryli pas kësaj vepre klasike ka vazhduar me hulumtime dhe analiza
mbi historinë e fesë së turqve. Më 1921 në revistën e Fakultetit të
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
187
Gjuhës dhe Letërsisë doli artikulli i tij me titull” Islami në Anadoll”.
Ky artikull hapi shteg të ri sa i përket studimeve mbi historinë e fesë së
turqve gjatë mesjetës, dhe për një kohë të shkurtër tërhoqi vëmendjen e
orientalistëve dhe u përkthye në gjuhën gjermane në Vjenë, në revistën
Mitteilungen zur Osmanischen Geschichte. Aty Kopryli korrigjonte
gabimet e rënda të Fr. Babinger dhe hapte horizonte të reja sa i përket
lëvizjeve fetare heterodokse në Anadoll. Mbi temën e njëjtë, në
Kongresin Ndërkombëtar për Historinë e Religjioneve të mbajtur në
Paris më 1923, lexoi artikullin me titull „Origjina e Bektashizmit‟, i cili
më 1926 u botua në Paris, (” les origins du Bektachisme”). Me shkrimet
për Abu Is‟hak Kazerunin të botuar më 1930 në Der Islam, pastaj me
artikullin Bektashizmi në Egjipt, botuar më1935 në revistën Türkiyat,
janë kontribute të rëndësishme për hulumtimet në fushën e historisë së
religjionit të turqve.
Pas Luftës së Parë Botërore, në rend të parë orientalistët gjermanë dhe
austriakë si: (P. Wittek, Fr.Giese. Fr.Kraelitz, T.Menzel, Fr.Babinger dhe
Fr. Taeschner), ishin përqendruar në analiza të rëndësishme të burimeve
të para osmane me metodat filologjike dhe të textkritik, kështu kishin
arritur në përfundime të rëndësishme shkencore dhe sqarime për lindjen
e shtetit osman (jo të perandorisë). Këto hulumtime dhe analiza kanë
treguar se shteti Selçuk në Anadoll përfaqësonte një civilizim i cili nuk
qëndronte aspak më poshtë se sa shteti dhe civilizimi Bizantin. Nga
ana tjetër, fiset turkmene të cilët ishin vendosur në mënyrë të dendur në
regjionet kufitare me Bizantin, duke zhvilluar luftëra të vazhdueshme
me shtetet e tjera të krishtera (gaziyan,alplar) përfaqësonin një kulture
origjinale, atë të jetesës në kufij. Në të vërtetë orientalistët gjermanë
duke zbatuar metodat hermeneutike dhe të textkritik gjatë analizave të
burimeve osmane, metoda këto të cilat ishin në zbatim në Perendim me
qindra vite, kishin hapur një fushë tërësisht të re për hulumtime.
Përktheu nga gjuha turke: Senad Gushlla
Prof.. dr. Halil İnalcık
188
Hermeneutics, Orientalism and Turkology
Summary
The term hermeneutics (the science of interpretation of the text) in Greek mythology
means “Messenger who translates
God›s commandments into a language that people can understand.» It is a term that is derived
from the word ‹ Hermes ‹. In ancient Greek language hermeneuia carries the sense of ‹
interpretation with wisdom ‹ . Hermeneutics as a scientific concept means
an art of translation of a text /opinions belonging to a different culture, into language which
is understood by respective society. In contemporary meaning, hermeneutics has to do with
the
development of notion method (way). The first work on hermeneutics was written in 1654
(Hermeneutica Sacra by Dannhauser ),
since this notion is institutionalized in four areas, including the area of: 1. Theology, 2.
Philology, 3. Legal and 4.Philosophy. Here we are interested with the first two that come to
light with
European Humanism, thus with the interpretation of sacred texts by hermeneutical method.
Keywords: Hermes,hermeneutics, orientalism, turkology.

Benzer belgeler

Ahmet (Xhemajl) Ahmeti Gani (Xhemajl) Ahmeti Elmi

Ahmet (Xhemajl) Ahmeti Gani (Xhemajl) Ahmeti Elmi e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë? Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në de...

Detaylı

lidhja e hoxhallareve te shqiperise

lidhja e hoxhallareve te shqiperise kanë dalë në shesh pas kohës së Pejgamberit (J.Shchat ). Veçanërisht është kritikuar marrja e isnadit (zinxhiri i trasnsmetimeve) si metodë themelore në metodologjinë e hadithit. Me themelimin e Dâ...

Detaylı

Nr.6 (134) Maj 2010

Nr.6 (134) Maj 2010 Gjatë kritikave kujdes u kushtohej këtyre parimeve. Gjatë hulumtimeve kritike të një transmetuesi të hadithit merreshin parasysh disa pika: të gënjyerit (mashtrimi), moskujdesia, kujtesa e fortë ap...

Detaylı

gazeta nacional 168

gazeta nacional 168 e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë? Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në de...

Detaylı

Revista AlbIslam 67

Revista AlbIslam 67 Këto dy qëndrime shpirtërore dhe shumë ndikuese në jetë, janë të përhapura anekënd njerëzimit. Disa janë optimistë të mëdhenj aq të skajshëm saqë cilado përpjekje për t’ua shuar këtë optimizëm ësht...

Detaylı

Imam Ahmed Ibn Hanbel

Imam Ahmed Ibn Hanbel shesh nga dijetarët myslimanë nën emrin „usul (metodat, parimet) e hyrjes në komentimin e Kur‟anit‟. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me identifikimin e tekstit të Kur‟anit. Pas Librit të Shenjtë, ...

Detaylı