Imam Ahmed Ibn Hanbel

Transkript

Imam Ahmed Ibn Hanbel
1
MBUROJA.net
Imam Ahmed Ibn Hanbel
Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit
Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit
Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin
Sprova e Uathiku
Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil
Grate dhe familja e tij
Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit
Ai eshte sheikh ul-Islam Ebu Abdullah, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Edh-Dhuhli, eshShajbani, el-Marzi, el-Bagdadi. Ai eshte lindur ne vitin 164 hixhri dhe filloi te kerkoje dije ne
moshen 15 vjeçare.
Dijetaret prej te cileve ai transmetoi perfshijne:
Ibrahim Ibn Sad, Hushejm Ibn Beshir, Abbad Ibn Abbad el-Muhalabi, Mu'tamir Ibn Sulejman
et-Tejmi, Sufjan Ibn Ujajnah el-Hilali, Umer Ibn Ubejd et-Tanafisi, Jusuf Ibn el-Maxhishun,
Xharir Ibn Abdul-Hamid, Bishr Ibn el-Mufaddal, Ebu Bekr Ibn Ajjash, Abdah Ibn Sulejman,
Abu Khalid el-Ahmer, Abu Muauijah ed-Darir, Maruan Ibn Muauijah, Gundar, Ibn Ulajjah,
Hafs Ibn Gijath, el-Ualid Ibn Muslim, Jahja Ibn Sulejm, Jezid Ibn Harun, Ali Ibn Aasim, Uaki'
Ibn el-Xherrah, Jahja el-Kattan, Abdul-A'la es-Sami, Abdurr-Rrahman Ibn Mehdi, Abdullah Ibn
Numejr, Zejd Ibn el-Hubab, Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Abu Aasim, Abdurr-Rrazzak,
Abu Nu'ajm, Affan, Jahja Ibn Aadam, Abu Abdur-Rrahman el-Mukri, Haxh-xhaxh Ibn
Muhammed, Abdus-Samed Ibn Abdul-Uarith, Rauh Ibn Ubadah dhe Uahb Ibn Xharir.
Ata qe transmetuan prej tij perfshijne:
el-Bukhari [nje hadith te vetem], Muslimi, Ebu Daudi, djali i tij Salih Ibn Ahmed, djali i tij
Abdullah Ibn Ahmed, djali i xhaxhait te tij Hanbel Ibn Is'hak, mesuesit e tij Abdurr-Rrazzaku,
el-Hasan Ibn Musa el-Ashjab, dhe Ebu Abdullah esh-Shafi'i. Gjithashtu Ali Ibn el-Medini, Jahja
Ibn Ma'in, Duhejm, Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli, Ahmed Ibn Furat, Ahmed Ibn Ibrahim
ed-Dauraki, Abbas ed-Duri, Abu Zur'ah, Abu Hatim, Is'hak el-Kausaxh, Abu Bekr el-Ethrem,
Ibrahim el-Harbi, Abu Bekr el-Marudhi, Abu Zur'ah ed-Dimashki, Bekijj Ibn Mekhlad,
2
MBUROJA.net
Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja shShami.
Me poshte eshte nje liste se çfare kane thene selefus-salih rreth Imam Ahmed Ibn Hanbel.
Ibrahim el-Harbi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin dhe ishte sikur Allahu kishte bashkuar per
te dijen e te hershmeve dhe te voneshmeve nga njerezit."
Ibn Rahauaih ka thene:"Une ulesha me Ahmedin dhe Ibn Ma'inin dhe ne studionim hadithin.
Une thoja:"Kush eshte fik'hu i tij [hadithit]? Ç'kuptim ka? E ata te gjithe heshtnin perveç
Ahmedit."
Uaki dhe Hafs el-Gijath thane:"Asnje nuk ka ardhur ne Kufah si puna e ketij djaloshi, duke
nenkuptuar me kete Ahmed Ibn Hanbelin. Jahja Ibn Aadam ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli eshte
Imami yne."
Jahja el-Kattan ka thene:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy, Ahmedi dhe Jahja Ibn
Ma'in. Dhe askush nuk ka ardhur prej Bagdadit dhe qe une e dua shume si Ahmedi.
Abdur-Rrahman Ibn Mehdi permendi pasuesit e hadithit dhe ka thene:"Me i dijshmi prej tyre
rreth haditheve te eth-Theurit eshte Ahmed Ibn Hanbeli." E pastaj erdhi Ahmedi e Ibn Mehdi ka
thene:"Kushdo qe deshiron te shohe [diturine] qe ka qene mbi shpatullat e eth-Theurit, le te
shikoje kete njeri."
Ibn Mehid ka thene:"Nuk e kam pare Ahmedin veçse me ka bere qe te kujtoj Sufjanin [ethTheurin]."
Nuh Ibn Habib el-Kumasi ka thene:"E pershendeta Ahmedin ne vitin 198 hixhri ne xhamine elKhajf, dhe ai po jepte pergjigje fetare [fetua]."
Ahmed Ibn Sinan el-Kattan ka thene:"Nuk e kam pare Jezid [Ibn Harunin] te kete me shume
respekt ndaj ndokujt sesa ndaj Ahmed Ibn Hanbelit, as nuk u sillte me fisnikerisht me ndokend
sesa u sillte me te. Ai ulej ne anen e tij, e respektonte ate, dhe nuk bente shaka me te."
Abdurr-Rrazzaku ka thene:"Nuk kam pare askend qe te kete me shume dituri dhe kuptim e as
me shume devotshmeri sesa Ahmedi." edh-Dhehebiu ka thene:"Ai e tha kete duke qene se ka
pare njerez te llojit te eth-Theurit, Malikut dhe Xhurejxhit."
Kutejbah Ibn Sa'id ka thene:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah Ibn el-Mubarak dhe
ky djalosh [Ahmed Ibn Hanbeli] - dhe neqoftese shikon nje njeri qe e do Ahmedin, atehere dije
se ai eshte nje person i Sunnetit. Sikur te kishte arritur kohen e eth-Theurit, el-Auzait dhe elLejthit, ai do te ishte perpara tyre." I eshte thene Kutejbas:"A do ta permendesh Ahmedin ne
mesin e tabi'ineve?" Ai ka thene:"Ne mesin e me te medhenjve prej tabi'ineve."
3
MBUROJA.net
Kutejbah ka thene:"Sikur te mos ishte eth-Theuri, devotshmeria do te kishte vdekur; dhe sikur
te mos ishte Ahmedi, ata do te benin risi ne fe. Ahmedi eshte Imami i botes."
Humurlah ka thene:E degjova esh-Shafi'iun duke thene:"U largova nga Bagdadi dhe nuk lashe
pas meje njeri me te persosur, me te ditur, me te mire ne fik'h, qe kishte shume takua
[devotshmeri] sesa Ahmed Ibn Hanbelin."
Muhammed Ibn Is'hak el-Rauaiah ka thene:Babai im me transmetoi mua duke thene:Ahmed
Ibn Hanbeli me tha mua:"Eja me mua te te tregoj dikend qe nuk ka te ngjashem." E ai me dergoi
tek esh-Shafi'iu. Babai im ka thene:"Dhe esh-Shafi'i nuk kishte pare te ngjashem me Ahmedin,
dhe sikur te mos ishte per Ahmedin dhe sesi e sakrifikoi ai veten, ne diten e fitnes rreth
Kur'anit, atehere Islami do te ishte larguar."
Ali el-Medini ka thene:"Sipas mendimit tim, Ahmedi eshte me i persosur se Sa'id Ibn Xhubejri
ne kohen e tij, meqenese kishte te ngjashem me Sai'din."
Ali el-Medini gjithashtu ka thene:"Allahu e nderoi dhe e forcoi kete fe me es-Siddikun [Ebu
Bekrin] ne diten e apostacise, dhe me Ahmedin ne diten e fitnes [el-Mihnah]."
Ibn Ma'in ka thene:"Une nuk kam pare si Ahmedi," e ai gjithashtu ka thene:"Ata donin qe une te
isha si Ahmedi, por pasha Allahun, une kurre nuk mund te behem si ai." Ebu Theuri ka
thene:"Ahmedi eshte me i ditur ne fik'h sesa eth-Theuri."
Haxh-xhaxh Ibn esh-Sha'ir ka thene:"Une nuk kam pare askend me te mire sesa Ahmedin. Do te
doja sikur te kisha vdekur ne rrugen e Allahut, sikur kjo te me kishte larguar qe te falja
xhenazen e Ahmedit. Pasha Allahun, ai arriti nje pozite Imami me te larte sesa Sufjani dhe
Maliku."
Amr en-Nekid ka thene:"Nese Ahmedi bie dakord me mua rreth nje hadithi, nuk me behet vone
se kush nuk bie dakord me mua."
Ebu Hatim eshte pyetur se kush ishte qe ka mbajtur permendesh me mire, Ali el-Medini apo
Ahmed Ibn Hanbeli, e ai ka thene:"Ata jane afer njeri-tjetrit ne lidhje me te mesuarit
permendesh, por Ahmedi ka te kuptuar me te mire [te haditheve]. Nese shikon dike qe e do
Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit."
Ebu Zur'ah ka thene:"Ahmedi ishte me i madh, dhe kishte te kuptuar me te mire sesa Is'haku.
Nuk kam pare askend me te formuar [me te persosur] sesa Ahmedin."
Ebu Umejr en-Nuhas er-Ramli permendi Ahmedin e ka thene:"Allahu e meshirofte ate. Askush
nuk kishte me shume durim ne te resistuarit dun'jase sesa ai; askush nuk i ka gjasuar atyre te
kaluarve si ai; askush nuk ka me merite per te qene ne shoqerim te te drejteve si ai. Kjo bote i
doli atij perpara e ai e refuzoi, dhe bidatet dolen para atij e ai i kundershtoi."
4
MBUROJA.net
Ibn Uarah ka thene:"Ahmedi ishte nje njeri fik'hu, nje njeri qe mesonte permendesh, nje njeri
diturie."
en-Nesai ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli grumbulloi diturine e hadithit, fik'hut, devotshmerise,
zuhdit dhe durimit [sabrit]."
Ebu Daudi ka thene:"Mbledhjet e Ahmedit ishin mbledhje te akhiretit. Asgje nga gjerat e kesaj
bote nuk permendte, dhe asnjehere nuk e kam degjuar ate te permendi kete bote."
Salih Ibn Muhammed Xhazarah ka thene:"Njeriu qe kishte kuptuar me mire hadithin nga ata qe
kam takuar eshte Ahmed Ibn Hanbeli."
Ali Ibn Khalef ka thene:Degjova el-Humejdin qe ka thene:"Persa kohe qe une jam ne Hixhaz,
Ahmedi ne Irak, Ibn Rahauaih ne Khurasan, asnjeri nuk do te na e kaloje neve."
Ibn Uarah ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli ne Bagdad, Ahmed Ibn Salih ne Egjipt, Ebu Xhaferr
en-Nufejline Harran dhe Ibn Numejr ne Kufa - ata jane mbartesit e fese."
Ebu Jahja en-Nekid ka thene:Ne ishim me Ibrahim Ibn Ar'arah dhe ata permenden Ja'la Ibn
Asim, dhe nje njeri ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli thote qe ai eshte daif." E nje njeri tjeter ka
thene:"E çfare demi do t'i behet atij nese ai eshte i besueshem?" Keshtu qe Ibn Ar'arah ka
thene:"Pasha Allahun, nese Ahmedi do te fliste per Alkamen dhe el-Asuadin [dy nga tabi'inet
me te medhenj] do t'i prekte ata."
Ibrahim el-Harbi ka thene:"Dijetari i kohes se tij ishte Se'id Ibn el-Musajjib, Sufjan eth-Theuri ne
kohen e tij, dhe Ahmed Ibn Hanbeli ne kohen e tij."
el-Husejn el-Kerabisi ka thene:"Shembulli i atyre qe flasin kundra Ahmed Ibn Hanbelit eshte si
shembulli i njerezve qe mundohen te shkaterrojne malin e Ebu Kubejsit me kepucet e tyre."
Salih Ibn Ahmed ka thene:I thashe babait tim [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Ahmed ed-Deurakit i kane
dhene 1000 dinare." E ai me ka thene:"O djali im - Ue rrizku Rrabike khajrru ue ebka - dhe
furnizimi i Zotit tend eshte me i mire e i perjetshem." Ta Ha 20:131
Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim duke thene rreth kesaj bote:"Pak prej saj
eshte e mjaftueshme, dhe shume prej saj nuk eshte e mjaftueshme."
el-Marudhi ka thene:Hyra, dhe me Ahmed Ibn Hanbelin ishte nje kristian dhe kristiani i tha
atij:"Kam patur deshire te te takoja prej vitesh. Prania jote nuk eshte vetem ne dobi te Islamit
por ne dobi te te gjithe krijesave, dhe nuk ka asnje prej shokeve tane veçse eshte i kenaqur me
ty." E keshtu une i tashe Ebu Abdullahit:"Uroj qe lutje te behen per ty ne çdo qytet." E ai ka
thene:"O Ebu Bekr, kur nje njeri e njeh veten e tij, fjalet e njerezve nuk i bejne dobi atij."
5
MBUROJA.net
Abbas ed-Duri ka thene:Ali Ibn Fezerah, fqinji yne, na transmetoi neve duke thene:"Mamaja ime
nuk kishte mundesi te ecte per rreth njezet vjet, e nje dite ajo me tha mua:"Shko tek Ahmed Ibn
Hanbel e thuaji atij te beje dua per mua." Keshtu une shkova e trokita ne dere, e ai ishte ne
korridor. Ai ka thene:"Kush eshte atje? Une thashe:"Nje njeri nena e te cilit ka kerkuar qe te te
kerkoje te lutesh per te. Ajo eshte e paralizuar." Dhe e degjova ate te me pergjigjej sikur te ishte
zemeruar:"Ne kemi me shume nevoje qe ajo te beje dua per ne." Keshtu u largova nga ai dhe nje
plake erdhi e me ka thene:"Ti e le ate, e ai [Ahmedi] eshte duke bere du'a per te [nenen tende]."
E keshtu shkova ne shtepine time e trokita dhe nena ime erdhi duke ecur." edh-Dhehebi ka
thene:"Kjo ngjarje eshte tansmetuar nga Abbasi nga dy transmetues te besueshem."
el-Marudhi ka thene:Ahmedi me tha mua:"Nuk e kam shkruar hadithin veçse e kam vepruar
ate, deri ne ate grade sa qe kur me erdhi se Profeti ,salallahu alejhi ue selam, kishte hequr
gjakun e keq [kupuar] veten dhe i dha Ebu Tejbes nje dinar, une i dhashe atij qe me nxorri
gjakun e keq nje dinar."
Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim qe ka thene: Esh-Shafi'i ka thene:"O Ebu
Abdullah, nese ndonje hadith eshte i vertete sipas teje, atehere me njofto qe une te kapem e te
veproj sipas tij. Ti ke me shume dije sesa ne rreth haditheve te verteta. Keshtu qe nese ndonje
hadith eshte i vertete, atehere me lajmero mua, qe une ta pranoj ate, qofte ai i transmetuar prej
Kufes, Basras apo Shamit."
Ibn Rahauaih ka thene:"Ndersa Ahmed po udhetonte per te Abdurr-Rrazzaku iu mbaruan
parate. E keshtu ai u fut ne pune per disa udhetare me deve derisa arriti ne San'a. Shoket e tij
ishin te gatshem ta ndihmonin me para por ai refuzoi."
Jahja Ibn Ma'in ka thene:"Nuk kam pare te ngjashem me Ahmedin. E kemi shoqeruar ate per
pesedhjete vjet e ai asnjehere nuk u mburr me te mirat qe kishte si cilesi."
Abdullah Ibn Ahmed ka thene:"Babai im e kishte zakon qe te lexonte nje te shtaten e Kur'anit
çdo dite, dhe ai flente pak pas namazit te Isha-se [jacise] Pastaj ai zgjohej dhe falte namaz e
bente du'a deri ne sabah."
Ahmed ed-Deuraki ka thene:"Kur Ahmed Ibn Hanbeli u kthye nga Abdurr-Rrazzaku, vura re se
ai dukej shume i dobet ne Mekke dhe ai ishte i lodhur e i rraskapitur. I fola atij e ai ka thene:"Kjo
eshte pavlere ne krahasim me perfitimin qe kemi fituar prej Abdurr-Rrazakut."
el-Marudhi ka thene:"Kur Ebu Abdullahi perkujtonte vdekjen, perkujtimi i saj e prekte ate
shume, dhe thoshte:"Frika me ndalon mua prej ushqimit e pijes. Dhe kur une perkujtoj vdekjen,
çdo gje e kesaj bote behet e pavlere. Eshte veçse pak ushqim, pak veshje e disa dite te caktuara.
Nuk e krahasoj asgje me varferine. Dhe sikur te kisha mundesi do t'u largoja qe mos te me
permendnin njerezit mua." Dhe ai ka thene:"Do te deshiroja te jetoja si nje i panjohur ne malet e
Mekkes. Jam sprovuar me fame. Me te vertete po e kerkoj vdekjen dite e nate."
6
MBUROJA.net
Ahmedi ka thene:"Kush merret me kelam nuk do te perparoje, dhe nuk do te mundet te jete
tjeter veçse Xhehemi."
el-Marudhi ka thene:"Nuk e kam pare te varferin te nderohet me shume sesa ne grumbullimet e
Ahmedit. Ai i jepte perparesi atyre, dhe nuk ishte shume i dhene pas njerezve te dun'jase. Ai
ishte bujar dhe durimtar, e nuk ishte person i ngutshem. Ai ishte njeri modest dhe me cilesi te
qeta e me durim fisnik. Kur ulej per fetua pas namazit te Asrit [ikindise] ai nuk fliste derisa te
pyetej, dhe kur shkonte ne xhamine e tij ai nuk qendronte perpara njerezve."
Ebu Bekr el-Marudhi ka thene:"Ebu Abdullahi nuk sillej me injorance dhe sikur ndonjeri te sillej
me te me injorance, ai bente durim dhe nuk ia vinte re, dhe thoshte:"HasbijaAllah - Allahu eshte
i mjaftueshem". Ai nuk ishte nje njeri i merzitshem e as nuk ishte i ngutshem. Ai ishte modest
dhe me karakter te mire. Ai ishte gjithmone me pamje te gezueshme dhe ishte i sjellshem; as i
rende as i ashper. Ai donte per hir te Allahut dhe urrente per hir te Allahut. Nese ishte ndonje
gje qe kishte te bente me fene, ai zemerohej. Dhe ai ishte durimtar nga e keqja e fqinjve."
Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shpesh e degjoja babain tim duke recituar suren el-Kehf, dhe shume
shpesh e degjoja duke thene:"O Allah na ruaj, na ruaj."
el-Marudhi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin ne namaz ne nje recitim te gjate, e gjatesia e tij
ishte sa gjysma e nates, deri afer sabahut, dhe e pashe ate duke u falur ne mes te Magribit
[akshamit] dhe Ishase [jacise]."
er-Rramadi ka thene:E degjova Aburr-Rrazzakun, dhe kur Ahmedi u permend syte e tij u
mbushen me lote dhe ai tha:"Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para [leke], keshtu qe mora 10
dinare dhe ia ofrova atij. E ai buzeqeshi e ka tha:"O Ebu Bekr, sikur te pranoja diçka prej
njerezve do te pranoja prej teje." Por ai nuk pranoi asgje prej meje [ne lidhje me parat, sepse
Abdurr-Rrazzaku ishte nga muhaddithet dhe dijetaret e asaj kohe, e Ahmedi pranonte dijen e tij
por jo parate e tija. sh.p]
Ahmed Ibn Shihab el-Isfarajni ka thene:"Degjova Ahmedin kur ai u pyet se nga kush duhet te
degjojme dhe te shkruajme hadith, e ai tha:"Merrni nga Hannad dhe Sufjan Ibn Uaki, dhe ne
Mekke nga Ibn Ebi Umer. Dhe kini kujdes e mos shkruani asgje nga ata prej grupeve te sekteve
te risuara. Merrni nga pasuesit e hadithit dhe Sunnetit."
Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit
Salih Ibn Ahmedi ka thene:Degjova babain tim duke thene:Kur hyme tek Is'hak Ibn Ibrahim qe
te na testoje, ai na lexoi neve proklamimin e atij qe kishte shkuar ne Tarsus... duke nenkuptuar
el-Ma'munin... dhe nga ajo qe na lexoi neve ishte:
"Lejse ke mithlihi shej - Asgje nuk eshte si Ai" Suratul Shurah 41:11
7
MBUROJA.net
[1] Thenia se Kur'ani eshte i krijuar u shpik nga Bishr el-Maresi, dhe per shkak te ketij bidati
halifah err-Rrashidi u betua se po ta zinte Bishrin do ta vriste. Sidoqofte, halifalel-Ma'mun
studioi kelamin dhe ishte nen mesimin e disa prej Mu'tezilive qe ia mesuan kete thenie atij,
derisa ai e beri te veten, dhe thirri njerezit tek kjo thenie, dhe beri sproven el-Mihnah per te.
dhe:"Hue Khaliku kul-li shej – Ai eshte Krijuesi i gjithçkaje." el-En'am 6:102
E une thashe:"Ue hue Semi'ul Basir - Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." [Surah esh-Shurah 42:11]
Salih ka thene:"Atehere njerezit u vune ne sprove, dhe ata qe kundershtuan qe te binin dakord u
kercenuan me burgim. Keshtu, te gjithe rane dakord perveç katerve: babait tim, Muhammed
Ibn Nuh, el-Kauariri dhe el-Hasan Ibn Hammad Sexhedah. Dhe keta dy te fundit rane dakord
perveç babait tim dhe Muhammed Ibn Nuhit, te cilet qendruan ne burg per disa dite. Pastaj
urdheri erdhi nga Tarsusi dhe ata u derguan te lidhur me zinxhire se bashku."
Abbas ed-Duri ka thene:E degjova Xhaferr el-Enbarin duke thene:Kur Ahmedi u dergua tek
Ma'muni, degjova rreth kesaj e kalova Eufratin dhe shkova tek ai, dhe e gjeta ate te ulur ne nje
dhome te vogel. E pershendeta ate me selam e ai tha:"O Ebu Xhaferr, e ke munduar veten [duke
ardhur per te me takuar. sh.p]." E une i thashe:"Ti sot je nje koke qe njerezit e ndjekin. Pasha
Allahun, nese ti leshon pe e thua qe Kur'ani eshte i krijuar, atehere edhe njerezit do te thone qe
Kur'ani eshte i krijuar; e nese ti kundershton, shume njerez do kundershtojne. E edhe neqoftese
njeriu [Ma'muni] nuk te vret, ti padyshim perseri do te vdesesh, dhe vdekja eshte diçka e sigurt.
Keshtu qe ki frike Allahun e mos lesho pe." Keshtu Ahmedi filloi te qaje dhe ka
thene:"MashaAllah - Ashtu siç do Allahu" dhe me ka thene:"O Ebu Xhaferr, ma perserit çfare
the." Keshtu qe une ia thashe dhe njehere, dhe ai ka thene:"Ashtu siç do Allahu."
el-Fadl Ibn Zijad ka thene:E degjova Ahmed Ibn Hanbelin ne diten e para qe Is'haku e sprovoi
ate, pasi ai [Is'haku] u largua, dhe kjo ishte ne Xhumadal Akhirah te vitit 218 hixhri. Ai u ul ne
vendin e tij te faljes, dhe nje grup njerezish e pyeten ate se kush kishte rene dakord. Sikur kjo te
ishte barre e rende per te... ai tha:"Asnje nga shoket tane nuk ka rane dakord, dhe te gjitha
falenderimet i takojne Allahut." Ai permendi ata qe rane dakord me ate çka thoshte shumica,
dhe ata qe thane:"Kjo eshte diçka e re, bidat." Ai i sprovoi ata nga nje here kurse mua dy here.
Ai me tha:"Çfare thua per Kur'anin? Une thashe:"Eshte Fjala [e Folme] e Allahut, nuk eshte i
krijuar." Ai me detyroi te ulem ne qoshe dhe i pyeti te tjeret. Pastaj me thirri perpara vetes e me
pyeti perseri, dhe perdori pjese nga te cilat nuk eshte kuptimi i qarte, keshtu qe une i
thashe:"Lejse ke mithlihi shej, Ue huues-Semi'ul Basir - Asgje nuk eshte si Ai, Ai eshte
Degjuesi, Shikuesi." Surah esh-Shurah 42:11
Keshtu, ai me tha mua:"Çfare eshte es-Semi'ul Basir [Degjuesi, Shikuesi]?" Une i thashe:"Çfare
eshte Ai, me i Larti?"
Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ne Er-Rrakkah ata filluan te permendin Ebu
Abdullahin rreth lejimit te renies dakord qe te shpetosh vetveten, dhe transmetimeve rreth kesaj
çeshtjeje. Keshtu qe ai ka thene:"E, çfare do te beni pastaj me hadithin e Khabbabit:"Prej atyre qe
8
MBUROJA.net
erdhen para jush nje njeri u pre ne dysh, me sharre, por kjo nuk e beri qe ai te le fene e tij."
[Transmetohet nga Ahmedi, Bukhari dhe Ebu Daudi] Keshtu ne hoqem dore me te. "Dhe ai ka
thene:"Mua nuk me behet vone per burgim, meqenese ai [burgu] dhe shtepia ime jane njelloj, as
se mund te me prejne koken, por kam frike nga sprova e kamxhikut." Nje i burgosur tjeter e
degjoi kete dhe i ka thene:"Mos u shqeteso, o Ebu Abdullah, sepse do te jene vetem 2 goditjet e
para e pas kesaj nuk do t'i ndjesh me goditjet." E ai sikur u qetesua prej kesaj.
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im dhe Muhammed Ibn Nuh u derguan ne Bagdad te lidhur
me zinxhire. Ne shkuam me ata tek el-Anbari. Atehere, Ebu Bekr el-Ahual pyeti babain tim:"O
Ebu Abdullah, nese ata te kercenojne me shpate a do te biesh dakord?" Ai iu pergjegj:"Jo."
Atehere, ata u moren dhe e degjova babain tim te thote:"Na derguan ne er-Rahbah. Atje arritem
ne mes te nates, dhe nje njeri erdhi tek ne dhe pyeti:"Kush nga ju eshte Ahmedi?" Iu tha
atij:"Ky." Ai i tha kujdestarit te deveve:"Qendro aty!" e pastaj tha:"O ti, çfare demi do te te behet
ty nese te vrasin e ti hyn ne Xhennet?" Pastaj ai tha:"Mbeshtetem ne Allahun qe te te ruaje," dhe
iku. Une pyeta per te dhe me thane mua se ai eshte nje arab beduin nga fisi i Rabi'as qe ben
rrobe ne shkretetire. Ai quhet Xhabir Ibn Amir dhe thuhet se eshte njeri i mire.
Ibrahim Ibn Abdullah ka thene:Ahmed Ibn Hanbeli ka thene:"Nuk kam degjuar fjale me
prekese e te fuqishme qe prej kur kam rene ne kete sprove sesa thenia e beduinit ne Rahbah
Tauk. Ai ka thene:"O Ahmed, nese vdes per te verteten do te vdesesh si shehid [deshmor], e
nese jeton do te jetosh nje jete te lavdishme." E kjo me forcoi zemren."
Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im ka thene:"Atehere ne vazhduam per tek Adhana dhe ikem
ne mes te nates. Dhe kur u hap dera e qytetit, nje njeri lajmeroi:"Lajme te mira. Njeriu ka
vdekur," duke nenkuptuar Ma’munin. Babai im ka tha:"E une i isha lutur Allahut qe te mos ta
takoja ate [Ma’munin]."
Salih ka thene:"Kur babai im dhe Muhammed Ibn Nuh arriten ne Tarsus, ata u kthyen ne erRrakkah, dhe hipen ne nje anije. E kur arriten ne ‘Aanah, Muhammed Ibn Nuh vdiq, zinxhiret e
tij u hoqen dhe babai im fali xhenazen per te."
Hanbeli ka thene:Ebu Abdullahi ka thene:"Nuk kam pare asnje, duke marre parasysh moshen e
tij te re dhe diturine, qe qendroi me i forte per hir te Allahut sesa Muhammed Ibn Nuhu.
Shpresoj qe veprat e tija te jene vulosur me te mira. Nje dite, ai me tha mua:"O Ebu Abdullah,
pasha Allahun, pasha Allahun. Ti nuk je si une. Ti je nje njeri qe ndiqesh [nga njerezit]. Njerezit
zgjasin qafat e tyre per te pare se çfare ben ti. Keshtu qe ki frike Allahun, dhe qendro i forte per
hir te Allahut." Ose me tha diçka te afert me kete, e pastaj ai vdiq, e une e fala xhenazen per te
dhe e varrosa." Mendoj se ai tha ne Aanah.
9
MBUROJA.net
Salih ka thene:"Dhe babai im u dergua ne Bagdad ne zinxhire dhe qendroi disa dite te Jasirijah.
Pastaj ai u burgos ne nje shtepi te marrur me qira nga shtepia e Umaras. Pastaj ai u dergua ne
burgun e pergjithshem ne rrugen Mausilijjah, dhe tha:"Une i prija te burgosurit ne namaz
ndersa ishim te lidhur me zinxhire. Atehere ne Ramadan te vitit 219 hixhri..." Une them:"Kjo
ishte 14 muaj pas vdekjes se Ma’munit...", "... une dergova tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit,
minister i Bagdadit."
Kurse Hanbeli ka thene:"Ebu Abdullahi ishte burgosur ne shtepine e Umaras ne Bagdad, tek
shtepiza e Emir Muhammed Ibn Ibrahimit, vellait te Is’hak Ibn Ibrahimit, dhe ai ishte i
ngushtuar shume ne kete burgosje dhe u semur ne muajin e Ramadanit. E pas pak kohe u
transferua ne burgun e pergjithshem. Ai qendroi ne burg per 30 muaj. Ne shkonim tek ai dhe ai
na lexonte librin el-Irxha dhe libra te tjere ne burg. E pashe ate duke prire ata [te burgosurit] ne
namaz. E nxirrte kemben nga pranga kryesore gjate namazit dhe kur flente."
Salih Ibn Ahmedi ka thene:Babai im ka thene:"Çdo dite dy burra vinin tek une, njeri quhej
Ahmed Ibn Ahmed Ibn Rabah dhe tjetri Ebu Shuajb el-Haxh-xham. Ata nuk pushonin se
debatuari me mua, dhe kur ata mbaronin, kerkonin nje prange hekuri, e une kisha kater ne
kembet e mia. Dhe ne diten e trete, ai erdhi dhe debatoi me mua, e une thashe:"Çfare thua ti per
Diturine e Allahut?" Keshtu qe ai tha:"Eshte e krijuar." E une i thashe:"Ti ke mohuar Allahun." I
Derguari i Is’hak Ibn Ibrahimit qe ishte i pranishem tha:"Ky eshte nje njeri i derguar nga Emirul
Mu’minin." Une i thashe:"Ai ka bere kufr [ka mohuar]." Dhe ne naten e katert el-Mu’tasimi
urdheroi Is’hakun qe te shkoje tek ai, e une shkova tek Is’haku. Ai me tha:"O Ahmed, pasha
Allahun, do te humbesh jeten tende. Ai nuk do te vrase ty me shpate. Ai deshiron, nese ti nuk
bie dakord me te, qe te te godase me kamxhik, dhe te vrase ne nje vend qe ti nuk sheh as diell as
hene. A nuk thote Allahu:
"Inna xhe’alnahu Kuranen arabijja - Ne e kemi bere kete Kur'an arabisht." Suratul Zukhruf
43:30
A ka mundesi qe diçka qe eshte "e bere," te jete diçka tjeter veçse e krijuar? Keshtu qe une i
thashe:
”Fexhe’alehum ke’asfim-me’kul - Dhe i beri ata si gjeth i grimcuar." Suratul Fil 105:5
”A i beri Ai ata [siç beri ate [Kuranin]?" E ai heshti. Kur arritem tek nje vend i njohur si "Hyrja e
Kopshtit", me morren e me hipen ne nje kafshe udhetuese te lidhur me zinxhire. Asnje nuk me
mbante mua dhe me shume se nje here pothuajse sa nuk rashe me fytyre ne toke per shkak te
peshes se rende te zinxhireve. Keshtu une u dergova ne shtepine e el-Mu’tasimit dhe me futen
ne nje dhome. Pastaj me derguan tek nje shtepi e veçante dhe ma mbyllen deren. Ishte mesi i
nates dhe nuk kishte qiri. Doja te merrja wudu [abdes] dhe zgjata duart e mia dhe gjeta nje ene
me uje. Mora abdes dhe fala namaz. Pastaj ne mengjes mora nje litar dhe lidha zinxhiret me te,
qe ta kisha me lehte t’i terhiqja ato dhe te siguroja rrobet e mia. Atehere, i derguari i Mu’tasimit
me tha:"Pergjigju thirrjes se tij!" dhe me dergoi ne nje dhome ku ishte ai, dhe une po mbaja
litarin te lidhur me zinxhire.
10
MBUROJA.net
Iu afrova atij e ai ishte ulur, dhe Ahmed Ibn Ebi Duued ishte i pranishem dhe kishte mbledhur
nje pjese te madhe te shokeve te tij. Dhe el-Mu’tasimi tha:"Afrohu! afrohu! Dhe vazhdoi duke e
thene kete derisa isha afer tij, dhe me tha:"Ulu!" dhe une u ula, e prangat me rendonin shume.
Une qendrova ashtu per pak, e pastaj thashe:"A me lejon te flas?" Ai me ka thene:"Flit." Une
thashe:"Cila ishte thirrja e te Derguarit te Allahut?" Ai heshti per pak dhe tha:"Deshmia se asnje
nuk ka te drejte te adhurohet perveç Allahut." Keshtu qe une thashe:"Une deshmoj se nuk ka te
adhuruar tjeter perveç Allahut." Pastaj i thashe:"Gjyshi yt, Ibn Abbasi, ka thene:"Kur delegacioni
i Ebul Kajsit erdhi tek i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ata e pyeten ate per
Imanin, e ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"A e dini ju se ç’eshte Islami?" Ata thane:"Allahu dhe i
derguari i tij e dine me se miri." Ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"Deshmia se nuk ka te
adhuruar tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Allahut, dhe te falesh
namazin, te japesh zekatin, dhe te japesh nje te pesten e plaçkes se luftes." [Transmeton Bukhari,
Muslimi] Keshtu, el-Mu’tasimi tha:"Sikur mos te kisha gjetur te arrestuar nga ai qe ishte para
meje, nuk do te kisha marre ty." Atehere, ai tha:"O Abdurr-Rrahman Ibn Is’hak, a nuk te thashe
qe t’i japesh fund kesaj çeshtjeje?" Une thashe:"Allahu Ekber! Kjo do te jete nje e mire per
muslimanet." Pastaj ai u tha atyre:"Debato dhe flit me te, o Abdurr-Rrahman." E keshtu ai me
tha:"Çfare thua ti per Kur'anin?" Une i thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Ai heshti. E
njeri prej tyre me tha mua:"A nuk ka thene Allahu i Madheruar:
"Allahu Khaliku kul-li shej - Allahu eshte Krijuesi i gjithçkaje." Surah er-Rra’d 13:16
"A nuk eshte Kur'ani diçka?" Keshtu qe une i thashe:Allahu thote:
"Tudem-mirru kul-le shej - Shkaterroi çdo gje." Suratul Ahkaf 46:25
"Keshtu Ai shkatarroi çdo gje perveç çfare Allahu deshiroi [qe te mos shkaterrohet]." Njeri prej
tyre tha:
"Ma jetijhim-min dhikrim-mirr-rrabihim muhdethin... - Nuk u vjen atyre asnje keshille e re
nga Zoti i tyre..." Suratul Enbija 21:2
"A ka diçka qe eshte "e re" veçse eshte e krijuar?"
Keshtu qe une i thashe:
"Sad. Uel Kur'ani dhi-dhikr - Sad. Pasha Kuranin e mbushur me keshilla." Suratul Sad 38:1
edh-Dhikr eshte Kur'ani, kurse ajo tjetra nuk ka ‘el’ [nyje shquese]."Njeri prej tyre permendi
hadithin e Imran Ibn Husejnit:"Allahu krijoi Dhikrin...", e une i thashe:"Ky eshte nje gabim, me
shume se nje njeri na e ka transmetuar neve:"Allahu e shkruajti Dhikrin..." [Transmetohet nga
Bukhari] Dhe ata u munduan te perdorin hadithin e Ibn Mes’udit:"Allahu nuk ka krijuar as
Xhennetin, as Xhehennemin, as qiellin, as token, me te madh se Ajeti Kursij." E keshtu une u
thashe:"Krijimi i referohet Xhennetit, Xhehennemit, qiellit dhe tokes, e jo Kur'anit." Njeri prej
tyre tha:"Hadithi i Khabbabit": O ti e ti, afrohu tek Allahu me çfare te kesh mundesi, dhe ti nuk
11
MBUROJA.net
do te kesh mundesi t’i afrohesh me shume Atij me diçka me te dashur tek Ai sesa Fjala e Tij." E
une i thashe:"Kjo eshte ashtu siç eshte."
Salih ka thene:Ibn Ebi Duued shikonte me zemerim babain tim, dhe babai im tha:"Njeri mund te
flase e une do ta mund, dhe dikush tjeter mund te flase e une do ta mund." Dhe kur ndonjeri
prej tyre u mundte, Ibn Ebi Dueedi thoshte:"O Emirul Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte i
humbur, qe humb te tjeret, nje bidatçi." Dhe ai thoshte:"Fliti atij, debato me te." E keshtu dikush
fliste me mua e une e mundja, pastaj prape dikush tjeter fliste me mua e une e mundja. Dhe kur
ata heshtnin, el-Mu’tasimi thoshte:"Mjere per ty, o Ahmed, çfare po thua?" Une thoja:"O Emirul
Mu’minin, me jepni diçka nga Kur'ani ose nga Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi
ue selem, qe te flas sipas tyre." Ahmed Ibn Ebi Duued tha:"A ti flet vetem çfare eshte ne Liber e
ne Sunnet?" Une thashe:"Ti po rrotullon fjalet e mia dhe ti e di kete shume mire. Une nuk kam
thene asgje per çka do te burgosesha ose te me viheshin prangat."
Hanbeli ka thene: Ebu Abdullahi tha:"Ata thane gjera shume te keqia kunder meje, saqe zemra
ime nuk i mban dot ato, as gjuha ime nuk mund t’i flase ato. Ata kundershtuan hadithet, dhe
une nuk mendoja se ishin ne kete gjendje derisa i degjova, dhe ata e ngriten zerin duke thene:
“Kundershtari thote keshtu e ashtu." Dhe une perdora Kur'anin si prove kundra thenieve te
tyre, me thenien e tij:
"Ja ebeti, lime ta’budu ma la jesme’u ue la jubsir? - O babai im, pse adhuron ate qe nuk degjon
as nuk shikon?" Suratul Merjem
"A e mohoni kete?" Ata thane:"Ai ka bere krahasim, o Emirul Mu’minin, ai ka bere krahasim."
Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Disa nga shoket tane me transmetuan se Ahmed
Ibn Ebi Duued u kthye nga Ahmedi qe te flase me te, por ai [Ahmed Ibn Hanbeli] nuk u kthye
nga ia, e el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, a nuk do te flasesh me Ebu Abdullahin [Ahmed Ibn Ebi
Duuedin]? Une thashe:"Une nuk e njoh ate te jete prej atyre qe kane dije, qe t’i flas atij." Salih
tha:"Atehere, el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pasha Allahun, une uroj te miren per ty, dhe
shqetesohem per ty ashtu siç shqetesohem per djalin tim, Harunin. Pra çfare thua?" Une i
thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu, kur
mbledhja u zgjat shume, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe te largohen. Ai me mbajti mua se
bashku me Abdurr-Rrahman Ibn Is’hakun qe te fliste me mua, dhe me tha:"Mjere ti, pergjigjmu
mua!" Dhe tha:"Mjere ti, a nuk vjen ti tek ne?" Keshtu qe Abdurr-Rrahmani i tha:"O Emirul
Mu’minin, une e kam njohur ate per 30 vjet. Ai te bindet ty dhe ben haxh e xhihad bashke me
ty." Ai i tha:"Pasha Allahun, ai eshte nje njeri i dijshem, nje dijetar i kuptueshem dhe nuk me
mbetet hatri sikur ta kisha ate me mua qe te kundershtonin besimet [fete] e kota." Atehere, ai
me tha:"A nuk e njeh Salih err-Rrashidin?" Une thashe:"Kam degjuar per te." Ai tha:"Ai eshte
mesuesi im." Ai ishte ulur atje dhe e beri me shenj nga qoshja e shtepise, por ai me pyeti mua
rreth Kur'anit dhe nuk ra dakord me mua dhe une urdherova qe ta rrihnin keq e ta terhiqnin
zvarre! O Ahmed, me jep ndonje pergjigje, qofte edhe leshimin me te vogel, qe une te te liroj me
12
MBUROJA.net
duart e mia." Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i te derguarit te Tij."
Keshtu qendrimi u zgjat shume dhe mua me derguan prapa perseri."
Dhe pastaj ishte koha e Magribit [akshamit] dhe dy burra nga shoket e Ibn Ebi Duuedit erdhen
qe te kalojne naten me mua, dhe te debatojne me mua. Kur erdhi koha per te prishur agjerimin,
u dergua ushqim dhe ata u munduan qe une te ha, por une nuk mundja dhe ishte Ramadan.
Gjate nates el-Mu’tasimi dergoi Ibn Ebi Duuedin tek une dhe ai tha:Emirul Mu’minin ka
thene:"Çfare thua?" E une i dhashe te njejten pergjigje qe i kisha dhene me perpara. Atehere, Ibn
Ebi Duuedi tha:"Pasha Allahun, emri yt ishte shkruar ne mes te atyre te shtateve [Jahja Ibn
Ma’in, Ebu Khajthemeh, Ahmed ed-Deuraki, el-Kauariri, Sa’dauaih, Ahmed Ibn Hanbel dhe
eshte thene, Khalef el-Mekhzumi [shiko Manauibul-Imam Ahmed te Ibnul Xheuzi] por une e
hoqa se me priste zemra qe ata te kapnin ty." Dhe tha:"Emirul Mu’minin eshte betuar se do te te
godase me kamxhik perseri, dhe do te te fuse ne nje vend qe nuk sheh diell, dhe ai ka
thene:"Nese ai me pergjigjet mua, une do ta liroj me duart e mia." Pastaj ai iku. Ne mengjes, i
derguari erdhi e me kapi prej dore dhe me dergoi tek ai, e ai u tha atyre:"Debatoni dhe flisni me
te." Ata debatuan me mua dhe une i kundershtova, dhe kur ata filluan te flasim me filozofira
[kelam] qe nuk jane prej Librit e Sunnetit, une i thashe:"Une nuk e di se ç’eshte kjo." Ata
thane:"O Emirul Mu’minin, kur ai gjen nje prove kunder nesh, ai kapet forte pas saj, dhe kur ne
i themi atij ndonje gje, ai thote "nuk e di se ç’eshte kjo." Ai tha:"Atehere, debatoni me te." Dhe
nje njeri tha:"O Ahmed, une shoh se ti permend hadithin dhe e merr ate si mbrojtjen tende." Une
i thashe:"E çfare thua ti per Thenien e Tij:
”Allahu ju urdheron ju ne lidhje me femijet tuaj [trashegimi], per mashkullin hise sa dy
femra.” Suretun-Nisa 4:11
Ai tha:"Allahu e ka bere kete ne veçanti per besimtaret." Une thashe:"Çfare thua ti nese
[trasheguesi] eshte vrases ose skllav?" Ai heshti, dhe une perdora kete si nje prove kundra tyre
meqenese ata perdornin kuptimin e qarte te Kur'anit, e kur me thane mua: “une shoh se ti merr
hadithin si mbeshtetje", une perdora Kur'anin si prove, duke kuptuar se Sunneti qarteson dhe
ben nje perjashtim ne lidhje me vrasesin dhe skllavin [ne lidhje me çeshtjen e trashegimise sh.p]
qe t’i nxirrja ata jashte pergjithsimit. Dhe kjo vazhdoi deri ne mesdite. Atehere, ai u lodh dhe
urdheroi te gjithe qe te largohen. Pastaj ai qendroi me mua dhe me Abdur-Rrahman Ibn Is’hak,
dhe vazhdoi te flase me mua. Pastaj ai u ngrit dhe shkoi ne dhomat e tija e mua me derguan
prapa [ne qeli].
Ne naten e trete dukej sikur diçka do te ndodhte me mua dhe i kerkova rojes te me sjell nje litar.
Ai e solli dhe une lidha me te zinxhiret dhe rroben time nga frika se mos do t’me ndodhte gje ne
mbetesha lakuriq. Diten e neserme me derguan tek shtepia dhe ishte e mbushur plot me njerez.
Me levizen nga nje vend ne vendin tjeter dhe pashe njerez me shpata e me kamxhike e me gjera
te tjera. Pothuajse askush prej tyre nuk kishte qene i pranishem ne dy ditet e meparshme. Kur
arrita, ai me tha:"Ulu!" Pastaj ai tha: “Debatoni me te dhe flisni me te." Ata debatuan me mua
dhe une i munda. Zeri im filloi te ngrihet siper zerave te tyre, e keshtu dikush afer meje ma beri
me shenj me doren e tij. Kur mbledhja u zgjat, ai me thirri mua ne veçanti e me tha:"Mjere ti, o
13
MBUROJA.net
Ahmed, pergjigjmu mua qe te te liroj me duart e mia." E une iu pergjigja si me perpara, e ai
tha:"Mbi ju qofte..." dhe ai permendi nje mallkim." Kapeni ate, zvarriteni dhe hiqjani rroben e
jashtme." Keshtu ata ma moren rroben e jashtme. Une kisha nje fije floku nga floket e Profetit,
salallahu alejhi ue selam, ne mengen e kemishes sime, dhe Is’hak Ibn Ibrahim u kthye nga une e
me tha:"Çfare eshte kjo gje e vogel?" Une i thashe:"Nje fije floku nga floket e te derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam, e disa nga ata u sulen qe ta shqyejne kemishen time. elMu’tasimi tha:"Mos e shqyeni ate." Dhe ma moren kemishen dhe nuk e shqyen; mendoj per
shkak te flokut qe ishte ne te. Dhe el-Mu’tasimi u ul ne karrigen e tij dhe tha: “Sillni vendet e
kamzhikut dhe kamzhiqet. Vendet e kamzhikut u sollen dhe krahet e mi u terhoqen, dhe dikush
pas meje tha:"Kapini anet e mbajteseve dhe shtrengojeni fort me to, por une nuk e kuptova çfare
tha dhe keshtu krahet e mi dolen prej vendit."
Muhammed Ibn ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ata permeden se kur el-Mu’tasimi pa Ahmedin e
lidhur tek vendi i rrahjes me kamzhik, dhe kur ai pa se sa ishte i qendrueshme dhe i forte, e
ndjeu se duhet te hiqte dore nga kjo, derisa Ahmed Ibn Ebi Duuedi e nxiti ate dhe tha:"O Emirul
Mu’minin, nese e le ate do te thuhet: “Ai [Emiri] e ka braktisur mendimin e Ma’munit", dhe kjo
e zemeroi ate dhe e beri qe te vazhdoje me rrahjen."
Salih ka thene:Babai im ka thene:"Kur ata sollen kamzhiket, el-Mu’tasimi i kontrolloi ata e
tha:"Sillni te tjere." Pastaj u tha atyre qe do te kryenin goditjet me kamzhik:"Afrohuni!" Secili
nga ata vinte dhe me goditte mua nga dy here, dhe ai i thoshte atij:"Godite ate me fuqi, Allahu
ta prefte doren!" Ai menjanohej dhe nje grup tjeter vinte e me goditte dy here, dhe çdo here ai
thoshte:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Dhe pasi ata me kishin goditur 17 here, elMu’tasimi erdhi tek une e me tha:"O Ahmed, perse po e vret veten? Pasha Allahun, mua me
vjen keq per ty." Dhe Uxhajfi po me prekte me majen e shpates se tij, duke thene:"A deshiron qe
te kesh me te miren e gjithe ketyre njerezve?" Te tjeret thonin:“Mjere ti! Udheheqesi po qendron
siper kokes tende", kurse disa te tjere thonin:"O Emirul Mu’minin, une do te marr persiper
gjakun e tij, vrite ate." Dhe ata thane:"O Udheheqes i besimtareve, ti je duke agjeruar e po rri ne
diell!"
Ai me tha:"Mjere ti, o Ahmed, çfare ke per te thene?" Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i
Allahut ose nga Sunneti i te Derguarit te Allahut qe te flas sipas tyre." Atehere, ai i kthye e u ul
dhe thirri ata te kamzhikut:"Afrohuni, dhe benie qe te ndjeje dhimbje te medha, Allahu jua
prefte doren." Dhe ai u ngrit perseri e thz:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu mua!"
Keshtu ata mu kthyen mua e me thane:"O Ahmed, udheheqesi yt po te qendron perpara teje!"
Dhe Abdurr-Rrahmani tha:"Kush nga shoket e ty ka bere çfare ke bere ti ne lidhje me kete
çeshtje?" el-Mu’tasimi thoshte:"Me jep edhe pajtimin me te vogel qe te te liroj me duart e mia."
Ai shikoi prapa dhe u tha atyre me kamzhike, "Afrohuni!" Secili prej tyre me goditte nga dy
here dhe largohej, dhe çdo here ai thoshte:"Me forte, Allahu ta prefte doren," dhe une humba
ndjenjat. Nje njeri erdhi dhe me hoqen prangat. Nje tjeter qe ishte i pranishem tha:"Ne te
hudhem ty me fytyre ne toke dhe vendosem nje cope materiali siper kurrizit tend," e une as qe e
kisha ndjere kete. Ata me sollen pije e me thane:"Pije dhe vjelle." E une i thashe:"Nuk do ta prish
14
MBUROJA.net
agjerimin tim." Me derguan tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit dhe erdhi koha e namazit te
Dhuhrit, e Ibn Sama’ah u be imam i namazit. Kur ai mbaroi namazin m'u drejtua mua e me
tha:"Ti u fale dhe gjaku dilte furishem nga rrobat e tua?" Une i thashe:"Umeri u fal dhe gjaku i tij
dilte me furi." [Transmetohet ne el-Muatta te Imam Malik]
Salih ka thene:"Atehere, ate nuk e ngacmuan me dhe e kthyen ne shtepi. Ai qendroi ne burg, qe
nga koha kur u arrestua deri kur u rrah me kamxhik, per 28 muaj. Nje nga dy burrat qe ishin me
te ka thene:"O djali i vellait tim, Allahu e meshirofte Ebu Abdullahin. Pasha Allahun, nuk kam
pare askend si ai. Une i thoja atij kur ushqimi na ishte sjellur:"O Ebu Abdullah, ti po agjeron ne
nje vend qe ke arsye [te mos agjerosh], e ai ishte shume i etur, dhe i tha personit qe ishte i
ngarkuar me ujin: me jep pak," e ai i dha atij nje gote me uje e akull, ai e mori dhe e shikoi, por e
ktheu pa e pire. Une u mahnita me durimin qe kishte ndaj urise dhe etjes dhe ate gjendje te
frikshme."
Salih ka thene:"Mundohesha ne menyra te ndryshme qe t’i jepja ushqim atij, ose te pakten pak
buke gjate atyre diteve, por nuk munda dot. Nje person qe ishte me te me njoftoi se ai nuk
kishte ngrene ushqim gjate atyre tre diteve qe ata debatuan me te, por atij as qe nuk i shkoi goja
[gabim] ne asnje fjale. Ai ka thene:"Dhe nuk mendoja se dikush mund te kishte kurajon, forcen e
zemres sa ai."
Hanbeli ka thene:Degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Une mbeta pa ndjenja disa here, dhe
kur goditjet me kamzhik pushonin, une vija ne vete. Kur une isha i dobet dhe rashe ne toke,
goditjet ndalonin dhe kjo ndodhi disa here. Dhe e pashe ate [el-Mu’tasimin] ulur nen diell pa
hije mbi koken e tij dhe degjova ate duke i thene Ebu Duuedit, kur une kalova prane:"Une kam
bere nje mekat te madh, per shkak te asaj qe i kam bere ketij njeriu." E ai iu pergjigj:"O Emirul
Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte pabesimtar, nje mushrik [idhujtar]. Ai ka bere shirk ne me
shume se nje forme." Ai [Ebu Duuedi] vazhdoi duke i folur atij [el-Mu’tasimit] derisa ia mbushi
mendjen per ate qe kishte qellim, dhe ai [el-Mu’tasimi] donte te me lironte pa me denuar me
kamzhik, por ai [Ebu Duuedi] dhe Is’hak Ibn Ibrahimi nuk e lenin dot me aq."
Hanbeli ka thene:"Dhe me ka arritur mua se el-Mu’tasimi i tha Ibn Ebi Duuedit, pasi Ebu
Abdullahi ishte goditur me kamzhik:"Sa goditje pesoi ai?" Ai i ka thene:“Tridhjete ose me
shume."
Abul Fadl Salih ka thene:"Ai u lirua e iu dha leje te shkonte ne shtepi, dhe u dergua ne qeli. Nje
njeri qe ishte i specializuar ne plage dhe kurimin e tyre erdhi dhe tha:"Kam pare njerez qe kane
pesuar nje mije goditje kamzhiku, por asnjehere nuk kam pare nje rast kaq te keq sa ky..." dhe ai
vinte e kujdesej per te. Ate e kishin goditur ne fytyre me shume sesa nje here dhe fytyra i ishte
paralizuar per aq kohe sa donte Allahu. Personi tha:"Eshte nje cope mishi ketu qe me duhet ta
pres," dhe ai solli nje mjet hekuri dhe e mbante mishin me te dhe e priste me nje thike, ndersa
Ahmedi kishte durim gjate gjithe kesaj, vetem duke ngritur zerin [nga dhimbjet] me
falenderimet ndaj Allahut. Dhe u sherua. Sidoqofte, ai vazhdonte te kishte dhimbje dhe shenjat
e goditjeve ishin te qarta ne trupin e tij deri ne vdekje."
15
MBUROJA.net
et-Tufaui ka thene:"O Ebu Abdullah, njerezit e thjeshte kane shume respekt per ty." Ai tha:"Une
falenderoj dhe lavderoj Allahun per Fene time, me te vertete kjo eshte Feja e drejte. Sikur une te
kisha thene çfare donin ata, une do te kisha bere kufr." Dhe et-Tufaui tha:"Me trego se çfare te
bene ata." Ai tha:"Kur ata po me goditnin mua, une po kujtoja thenien e arabit beduin. Pastaj ai
me mjekerr te gjate erdhi dhe me goditi me majen e shpates se tij. Dhe kur une e pashe ate,
thashe:"Çlirimi per mua ka ardhur, ai do te ma prese koken, e une do te jem ne paqe." Dhe Ibn
Sama’ah tha:"O Emirul Mu’minin, preja qafen, se une do te marr pergjegjesi per gjakun e tij."
Ibn Ebi Duuedi tha:"Mos e beni kete, sepse nese ai vritet ose vdes ne shtepine tende njerezit do
te thone qe ai qendroi i forte deri ne vdekje, dhe do te ndjekin ate, dhe do te jene ne ate mendim
qe kane qene me perpara. Por leshoje ate tani, e nese ai vdes jashte shtepise tende, njerezit nuk
do te jene te sigurt se çfare ndodhi, disa do te thone "Ai ra dakord", dhe disa do te thone "Ai
nuk ra dakord". Keshtu qe et-Tufaui tha:"Çfare demi do te kishe nese do te kishe thene [qe
Kur'ani eshte i krijuar, vetem qe te shpetoje jeten tende sh.p]?" Ebu Abdullahi tha:"Sikur ta kisha
thene une ate do te kisha bere kufr."
Ebu Zur’ah ka thene:"el-Mu’tasimi therriti xhaxhain e Ahmedit dhe u tha njerezve:"A e njihni
ate?" Ata thane:"Po, ai eshte Ahmed Ibn Hanbel." Ai tha:"Shikojeni ate, a nuk eshte ai shendoshe
e mire ne trupin e tij?" Ata thane:"Po." Sikur ai te mos kishte bere kete, kisha frike se diçka
shume e rende [kryengritje] do te kishte ndodhur per te. Dhe kur ai tha:"Po ua jap ate
shendoshe e mire," njerezit u qetesuan dhe u lehtesuan."
Hanbeli ka thene:"Dhe e degjova ate [Ahmedin] qe tha:"Kushdo qe ka folur kunder meje e kam
falur, perveç atij qe eshte bidatçi, dhe ia kam falur Ebu Is’hakut, duke nenkuptuar elMu’tasimin, meqenese une shoh se Allahu thote:
"Uel ja’fuu uel jesfehuu, ela tuhib-bune ej-jagfirraAllahu lekum - Le te falin dhe te mos ua
zene per te madhe, a nuk doni qe Allahu t’ju fale juve?" Suratun-Nur 24:22
dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem, e urdheroi Ebu Bekrin qe te fale ne çeshtjen e Mistahut dhe çfare dobie te sjelle ty qe Allahu te denoje vellane tend musliman per shkakun tend?"
Ibn Ebi Ja’la transmeton ne Tabakatul Hanabilah [me verifikimin e Fauuez Ahmed Zumarlit]
1/163-167 nga Sulejman Ibn Abdullah es-Sixhzi [qe tha]:"Une shkova tek dera e el-Mu’tasimit
dhe pashe qe njerezit ishin grumbulluar tek dera e tij, sikur te ishte dita e Eid-it [Bajramit]. Une
hyra ne dhome dhe pashe nje qilim te shtruar dhe nje karrike te hedhur ne dysheme. Une
qendrova perballe karriges dhe el-Mu’tasimi erdhi dhe u ul ne karrige. Ai hoqi kepucet e tij dhe
vendosi kembet e tija tek tjetra. Atehere, ai tha:"Le te vije Ahmedi." Dhe ai u soll ne prani te tij.
Pasi Imam Ahmedi qendroi perpara tij, ai e pershendeti ate, dhe ai [el-Mu’tasimi] tha:"O
Ahmed, flit e mos ki frike." Imam Ahmedi tha:"Pasha Allahun, o Emirul Mu’minin, tani sa dola
perpara teje dhe nuk kam asnje pike ankthi ne zemren time."
el-Mu’tasimi i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin?"
16
MBUROJA.net
Ai tha:"E folura e Allahut, i perjetshem, jo i krijuar. Allahu i madheruar thote:
"Ue in ehadum-minel mushrikine stexhareke fe exhirhu hat-ta jesme’u KelamaAllah...- E
nese dikush nga idhujtaret te kerkon mbrojtje, atehere strehoje ate ne menyre qe te degjoje
Fjalen e Allahut..." Suratut-Teube 9:6
Ai tha:"A ke ndonje prove tjeter perveç kesaj?"
Imam Ahmedi tha:"Po, o Emirul Mu’minin, thenien e Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madherueshmit:
"er-Rrahman. Al-lemel Kuran - I Gjithmeshirshmi, Ai jua mesoi Kur'anin" Suratur-Rrahman
55:1-2
Ai nuk ka thene: er-Rrahman, Ai krijoi Kur'anin. Dhe thenien e Tij, te Plotefuqishmit, te
Madherueshmit:
”Ja sin. Pasha Kuranin, qe eshte plot me urtesi." Ja sin 36:1-2
Dhe Ai nuk ka thene: Ja sin. Pasha Kuranin e krijuar.
Keshtu qe el-Mu’tasim tha:"Burgoseni ate!" Ai u burgos dhe njerezit u shperndane. Kur u zgjova
te nesermen, shkova tek dera [el-Mu’tasimit] dhe njerezit po hynin dhe une hyra me ta. elMu’tasim u afrua dhe u ul ne karrige dhe tha:"Sille Ahmed Ibn Hanbelin," dhe ai u soll. Pastaj ai
qendroi perpara atij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishe dje ne qeli, o Ahmed?"
Imam Ahmedi tha:"Shume mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut, veçse ne qeline
time, o Emirul Muminin, pashe diçka te mahnitshme."
Ai i tha atij:"Çfare pe?" Ai iu pergjigj:"U çova ne mes te nates, mora abdes per te falur namaz
dhe fala dy rekate. Ne nje rekat une recitova el-Hamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbin-nas,
ndersa ne rekatin e dyte Elhamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbil felek. Pastaj u ula e
recitova teshehhudin dhe dhashe selam [ne te djathte e te majte]. Dhe u çova perseri dhe mora
tekbir dhe recitova el-Hamdulilah... dhe doja te recitoja Kul HuuaAllahu Ehad, por nuk munda
dot. U mundova shume te recitoja diçka tjeter prej Kur'anit, por nuk kisha mundesi ta beja kete.
Dhe zgjata syte e mi nga qoshja e qelise dhe ç’te shihja, pashe Kur'anin te shtrire ne toke, te
vdekur. Keshtu une e lava, e vesha me qefin, ia fala xhenazen dhe e varrosa."
el-Mu’tasimi tha:"Mjere ti, o Ahmed, a vdes Kur'ani?" Ahmedi i tha atij:"Oh, po keshtu po thoni
ju [qe eshte i krijuar]. Dhe çfaredo qe eshte e krijuar vdes." el-Mu’tasimi ka thene:"Ahmedi na
mundi ne! Ahmedi na mundi ne!"
Atehere, Ibn Ebi Duuedi dhe Bishr el-Maresi thane:"Vrite ate, qe te jetojme ne paqe." elMu’tasimi tha:"Jam betuar ne Allahun se nuk do ta vras me shpate dhe se nuk do te jap urdher
17
MBUROJA.net
qe te vritet me shpate." Ibn Ebi Duuedi i tha atij:"Atehere, le ta godasim me kamzhik. elMu’tasimi tha:"Po." Dhe tha:"Thirrini goditesit e kamzhikut," dhe ata erdhen.
el-Mu’tasimi i tha njerit prej tyre:"Me sa goditje ke mundesi ta vrasesh ate?' Ai tha:"Me dhjete, o
Emirul Mu’minin." Atehere, ai iu pergjigj:"Shko tek ai dhe godite."
Sulejman es-Sixhzi ka thene:"Dhe Imam Ahmed u zhvesh dhe e veshen me nje veshje leshi rreth
brezit te tij. Dy litare e shtrenguan ate fort rreth duarve. Njeriu e mori kamzhikun ne doren e tij
dhe tha:"A ta godas ate, o Emirul Mu`minin?"
el-Mu’tasimi ka thene:"Godite ate!" Dhe ai e goditi nje here. Imam Ahmedi tha:"Elhamdulilah Te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai e goditi per here te dyte dhe Imam Ahmedi
tha:"KaderAllahu mashae feal - çfare do Allahu ndodh." Ai e goditi per here te trete dhe Imam
Ahmedi tha:"La Haule ue la kuuette il-la bil-lah - Nuk ka ndodhi as fuqi veçse nga Allahu, i
Madheruari, i Plotefuqishmi."
Dhe kur njeriu deshi ta godiste per here te katert, une pashe rroben rreth brezit te tij dhe ishte
duke rene. Ai uroi qe te binte ne toke, dhe ai ngriti syte drejt qiellit dhe levizi buzet e tij, dhe
papritur toka u dridh dhe nga toka dolen dy duar qe mbajten peshen e tij, me fuqine e Allahut,
te Plotefuqishmit, te Madheruarit.
Kur el-Mu’tasim pa ate, ai tha:"Lereni ate." Atehere, Ibn Ebi Duuedi erdhi tek ai dhe tha:"O
Ahmed, thuaj ne veshin tim: Kur'ani eshte i krijuar, qe une te te shpetoj nga dora e halifes."
Keshtu qe Imam Ahmedi i tha atij:"O Ibn Ebi Duued, thuaj ne veshin tim:Kur'ani eshte Fjala e
Allahut, nuk eshte i krijuar, e keshtu une te te shpetoj nga denimi i Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit." el-Mu’tasimi tha atehere: “Fute ate ne burg!"
Sulejmani ka thene:"Ai u dergua ne burg dhe njerezit u larguan. Te nesermen njerezit erdhen e
edhe une erdha me ta dhe qendrova prane karriges. Atehere, el-Mu’tasimi u shfaq dhe u ul ne
karrige dhe tha:"Silleni Ahmed Ibn Hanbelin!" Ai u soll dhe qendroi perpara tij, dhe elMu’tasimi i tha atij:"Si ishte ne qeli gjate nates, o djali i Hanbelit?" Ai ka thene:"Shume mire, dhe
te gjithe falenderimet i takojne Allahut." el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pashe nje enderr dje." Ai i
tha:"Çfare ke pare, o Emirul Mu’minin?" Ai tha:"Une pashe ne endrren time sikur dy luane u
afruan qe te me shqyejne. Atehere, dy engjej u shfaqen dhe ata u larguan nga une. Ata me
dhane nje liber e me thane:"Kjo e shkruar eshte enderra qe Ahmed Ibn Hanbeli pa ne enderr ne
qeline e tij." Pra, çfare eshte ajo qe ke pare, o Ibn Hanbel?
Ahmedi iu drejtua el-Mu’tasimit dhe i ka thene:"O Emirul Mu’minin, a eshte libri me ju?" Ai ka
thene:"Po, dhe kur u zgjova, e lexova se çfare ishte ne te."
Ahmedi ka thene:"O Emirul Mu’minin, une pashe sikur Dita e Gjykimit kishte filluar, dhe se
Allahu kishte grumbulluar te parin dhe te fundin e njerezve [te gjithe njerezit] ne nje fushe te
vetem dhe po u kerkonte atyre llogari. Ndersa po qendroja, u thirra dhe une, dhe vazhdova
derisa qendrova para Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, e Ai me tha mua:"O Ahmed,
18
MBUROJA.net
per çfare te rrahen ty?" Une thashe:"Per hir te Kur'anit." Ai tha:"E çfare eshte Kur'ani?" Une
thashe:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Ai tha:"Kush ta tha kete?" Une thashe:"O Zot,
Abdurr-Rrazzaku me transmetoi mua kete." Keshtu qe Abdurr-Rrazzaku u thirr, derisa ai erdhi
e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per
Kur'anin, o Abdurr-Rrazzak?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai
tha:"Ma’mari ma transmetoi mua." Atehere, Ma’mari u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara
Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Ma’mar?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai
tha:"ez-Zuhri ma transmetoi mua." Dhe ez-Zuhri u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara
Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o ezZuhri?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," keshtu Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Uruah ma transmetoi mua." Keshtu Uruah u thirr dhe erdhi derisa qendroi
perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij: “Çfare thua per Kur'anin?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"O Uruah, nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Aishah, vajza e Ebu Bekr as-Siddikut ma transmetoi mua." Keshtu Aishah u thirr
derisa erdhi e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha asaj:
“Çfare thua per Kur'anin, o Aishah?" Ajo tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu
tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ajo tha:"Profeti yt, Muhammedi, salallahu alejhi ue selam,
ma transmetoi mua." Keshtu Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, u thirr dhe erdhi derisa
qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per
Kur'anin, o Muhammed?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush
e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Xhibrili ma transmetoi mua." Keshtu Xhibrili u thirr dhe erdhi
derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua
per Kur'anin, o Xhibril?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e
ke marre vesh kete?" Ai tha:"Israfili ma transmetoi mua." Keshtu Israfili u thirr dhe erdhi derisa
qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per
Kur'anin, o Israfil?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha: “Nga kush e ke
marre vesh kete?" Ai ka thene:"E pashe ne Leuhi Mahfudh." Keshtu Leuhi Mahfudh u thirr dhe
erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare
thua per Kur'anin, o Leuh?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga
kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Kete e shkruajti Kalemi tek une." Atehere Kalemi u thirr
dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha
atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Kalem?" Kalemi tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e
Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Keshtu me the Ti mua."
Atehere, Allahu, i Plotefuqishmi, i Madheruari, tha:"Kalemi tha te verteten, Leuhi tha te
verteten, Israfili tha te verteten, Xhibrili tha te verteten, Muhammedi tha te verteten, Aishah tha
19
MBUROJA.net
te verteten, Uruah tha te verteten, ez-Zuhri tha te verteten, Ma’mari tha te verteten, AbdurrRrazzaku tha te verteten, Ahmedi tha te verteten. Kur'ani eshte Fjala Ime, nuk eshte i krijuar."
Sulejman es-Sixhzi ka thene:"el-Mu’tasimi levizi nga vendi pasi degjoi kete dhe tha:"Ti ke thene
te verteten, o Ibn Hanbel." Dhe el-Mu’tasimi u pendua, dhe urdheroi qe te rriheshin Bishr elMaresi dhe Ibn Ebi Duuedi, dhe e nderoi Ahmed Ibn Hanbelin dhe i dhuroi atij, por [Ahmedi]
nuk mori gje. Atehere, ai u urdherua te shkoje ne shtepi te vet dhe shkoi.
Sprova e Uathikut
Hanbeli ka thene:"Pasi Ebu Abdullahu u sherua nga goditjet e kamzhikut, ai vazhdoi te marre
pjese ne namazin e xhumu'ase dhe ne namazet me xhemat. Ai jepte fetua dhe transmetonte
hadithe deri ne vdekjen e el-Mu'tasimit, kur djali i tij el-Uathik u be udheheqes. Atehere, ai
shfaqi sproven ne lidhje me Kur'anin dhe afrimin e tij me Ahmed Ibn Ebi Duuedin dhe shoket e
tij. Keshtu, gjendja u veshtiresua per popullin e Bagdadit, dhe gjyqtaret po sprovonin njerezit ne
lidhje me Kur'anin kurse Ahmeti u nda me force nga gruaja e tij per shkak te kesaj. E njejta gje
ndodhi edhe me Ebu Salihun dhe gruan e tij. Ebu Abdullahu ishte i pranishem ne namazin e
xhumu'ase, por e perseriste ate kur shkonte ne shtepi, dhe thoshte:"Njerezit duhet te shkojne ne
xhumu'a per shkak te miresise se saj, por namazi duhet te perseritet kur je falur pas dikujt qe
thote se Kur'ani eshte i krijuar."
Nje grup njerezish erdhen tek Ebu Abdullahu dhe thane:"Kjo çeshtje eshte perhapur shume dhe
eshte shume serioze, dhe kemi frike se mos behet me keq. Ata permenden Ibn Ebi Duuedin, se
ai eshte duke urdheruar mesuesit qe te mesojne femijet ne shkolle se Kur'ani eshte keshtu e
ashtu, keshtu qe ne jemi kundra asaj qe ai te jete udheheqes. Ahmedi i ndaloi ata nga ajo [qe te
bejne kryengritje kundra Emirit sh.p] dhe bisedoi me ta, dhe ua beri me dije se kjo ishte e
domosdoshme, dhe i urdheroi ata qe te bejne durim.
Ne ditet e el-Uathik, Ja'kubi erdhi gjate nates me nje mesazh nga Emir Is'hak Ibn Ibrahim per
Ebu Abdullahun:"Emiri te thote ty, Emirul Mu'minin te ka permendur ty, keshtu qe asnje nuk
duhet te shihet duke u takuar me ty, dhe ti nuk duhet te jetosh ne vendin apo qytetin qe une
jetoj, pra shko kudo qe te shkosh ne token e Allahut. Ebu Abdullahu shkoi e u fsheh gjate jetes
se el-Uathik, dhe fitneja ndodhi - vrasja e Ahmed Ibn Nasser el-Khuza'it. Ebu Abdullahu u
fsheh ne nje shtepi dhe nuk dilte jashte qe te falej ose per ndonje arsye tjeter derisa el-Uathik
vdiq.
Ibrahim Ibn Hani ka thene:Ebu Abdullahu qendroi i fshehur per tre dite, dhe tha:"Me gjej mua
nje vend tjeter." Une i thashe:"Nuk ndihem i sigurt per ty." Ai me tha:"Beje kete, meqenese une
te kam shfajesuar ty nga çdo gje." Une gjeta nje vend tjeter per te dhe kur u largua tha:"I
derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, qendroi i fshehur ne shpelle tre dite, dhe pastaj
vazhdoi udhetimin, dhe nuk na takon neve qe te ndjekim Sunnetin e te Derguarit te Allahut ne
20
MBUROJA.net
kohe te lehta e ta braktisim ate ne kohe te veshtira."
Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil
Hanbeli ka thene:"Kur el-Muteuekkil Xhafer mori pushtetin, Allahu e forcoi Sunnetin dhe ua
lehtesoi njerezve. Ebu Abdullahi na transmetoi neve, dhe u transmetoi shokeve gjate kohes se
el-Muteuekkilit, dhe ai ka thene:"Njerezit nuk kane pasur me shume nevoje per hadith dhe
dituri sesa ne kohen tone."
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im me tha mua: Is’hak Ibn Ibrahimi me tha mua:"Me fal qe isha
i pranishem ne rrahjen tende." Une thashe:"Une i kam falur te gjithe ata qe ishin te pranishem."
Ai me tha mua:"Prej nga e thua qe [Kur'ani] nuk eshte i krijuar?" Atehere une i thashe:Allahu
thote:
"Ela lehul khalku uel emru - Sigurisht, Atij i takon krijimi dhe urdheri." [Suratul A’raf 7:54]
Keshtu Ai beri nje dallim ndermjet "krijimit" dhe "urdherit." Is’haku tha: “Urdheri eshte i
krijuar." Une thashe:"SubhanaAllah - i paster eshte Allahu nga çdo e mete! Diçka e krijuar qe ne
vetvete krijon krijesen?! Une thashe:"Gjerat e krijuara u krijuan nepermjet Urdherit te tij qe
eshte Thenia e Tij:"Kun - Behu!" Suratul En’am 6:73
Ai me tha mua:"Nga kush e transmeton se nuk eshte i krijuar?" Keshtu qe une thashe: Nga
Xhafer Ibn Muhammed qe ka thene:"Nuk eshte as krijues as i krijuar."
Ebu Daudi ka thene:Degjova Imam Ahmedin duke thene:"Imani eshte fjale e vepra, rritet e
zvogelohet. Çdo e mire eshte prej Imanit, dhe mekatet e zvogelojne Imanin."
Ismail Ibn Hasan es-Sirazh ka thene:E pyeta Ahmedin per ate qe thote se Kur'ani eshte i krijuar,
e ai tha:"Ai eshte kafir," kurse ne lidhje me ate qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai
tha:"Ai eshte Xhehemi."
edh-Dhehebi ka thene:Çeshtja eshte e vendosur ashtu siç Ebu Abdullahi thoshte:"Kushdo qe
thote se recitimi im i Kur'anit nuk eshte i krijuar, ai eshte bidatçi," dhe ai thoshte:"Kushdo qe
thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte Xhehemi." Ai [Ahmedi] nuk tha asnje nga
keto thenie. Ndonjehere ai e sqaronte kete duke thene se kush thote se recitimi i Kur'anit eshte i
krijuar, duke nenkuptuar vete Kur'anin me kete, atehere ai eshte Xhehemi."
Ahmed Ibn Zenxheuejh ka thene:Degjova Ahmedin qe ka thene:"Lefdhijjat [ata qe thone se
recitimi i Kur'anit eshte i krijuar] jane me te keqinj se xhehemijte." Salih ka thene:Degjova
babain tim qe ka thene:"Xhehemijte jane tre grupe: Nje grup qe thote se Kur'ani eshte i krijuar,
nje grup qe thote eshte Fjala e Allahu dhe heshtin, dhe nje grup qe thote recitimi yne eshte i
21
MBUROJA.net
krijuar." E ai ka thene:"Askush nuk duhet te falet pas atyre qe heshtin, e as pas atyre qe thone se
recitimi eshte i krijuar."
el-Marudhi ka thene:"E njoftova Ebu Abdullahin se Ebu Shu’aj es-Susi err-Rraki e ndau vajzen e
tij nga burri i saj kur ai [burri] u terhoq ne lidhje me Kur'anin, e ai tha:"Ai e ka bere mire, Allahu
e ruajte, dhe i dhente miresi," dhe filloi te beje du’a per te.
el-Marudhi ka thene:"Kur Ja’kub Ibn Shejbah nuk e qartesoi poziten e tij rreth Kur'anit, Ebu
Abdullahi i paralajmeroi njerezit prej tij dhe urdheroi qe ta braktisin ate. Ka shume transmetime
nga Ebu Abdullahi ne lidhje me recitimin. I pari qe e shfaqi pyetjen reth recitimit te personit
ishte Husejn Ibn Ali el-Kerabesi, i cili kishte nje dyqan librash, dhe ai shkruajti nje liber rreth
Mudalisineve, duke kundershtuar nje grup njerezish ne te, dhe tha qe Ibn Zubejri ishte
Hauarixh. Permbante thenie te cilat Rafidat perdornin per te perkrahur veten e tyre. Ahmedi u
njoftua rreth tij dhe ai i paralajmeroi njerezit kunder tij. Kete gje e mori vesh el-Kerabesi dhe u
nxeh e tha:"Do te them diçka qe nese Ibn Hanbeli thote te kunderten do te behet kafir," ai ka
thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar." el-Marudhi permend ne librin e tij el-Kasas:"Une ia
permenda Ebu Abdullahit se Kerabesi ka thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar," dhe se ai
ka thene:"Une them se Kur'ani nuk eshte i krijuar ne çdo ane qe ta marresh, por recitimi im i tij
eshte i krijuar dhe kushdo qe nuk thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte kafir."
Keshtu Ebu Abdullahi ka thene:"Ne te kunderten, ai eshte kafir, Allahu e vrafte. E cila eshte
thenia e xhehemijeve veçse kjo? Çfare dobie ka ai nga kjo qe thote kur pjesa e pare e asaj qe ka
thene kundershton pjesen e dyte?!" Ai tha:"Çfare lajmesh keni nga Ebu Theur, a ka rene dakord
ai ne kete [me thenien e Kerabesit]?" Une thashe:“Ai e ka kundershtuar [thenien e Kerabesit]" Ai
ka thene:"Ai ka bere mire, njerezit qe merren me kelam, asnjehere nuk do te perparojne."
Ahmed ed-Deuraki ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Çfare mendimi ke rreth atyre qe thone se
recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar? Une e pashe qe ai u drejtua dhe tha:"Kjo eshte me e keqe se
thenia e xhehemijve. Kushdo qe deklaron kete, ka deklaruar se Xhibrili foli me ate qe eshte e
krijuar dhe erdhi tek Profeti, salallahu alejhi ue selam, me diçka te krijuar."
Hanbeli ka thene:E degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Kushdo qe e do kelamin nuk do te
perparoje, meqe çeshtjet e tyre te çojne ne nje turbullim te plote. Kapu pas Sunnetit dhe
Hadithit, dhe ki kujdes te mos merresh me zenka dhe debate. Ne i takuam njerezit dhe ata nuk
e dinin se ç’ishte kelami. Dhe rezultati i tij [kelamit] nuk te çon tek asgje e mire."
el-Mamun ka thene:Ahmedi me tha mua:"O Ebul Hasan, ki kujdes e mos fol per gjera qe nuk ka
folur njeri para teje."
el-Marudhi ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Kush vdes ne Islam dhe Sunnet, vdes ne miresi?"
Ai tha:"Hesht! Ai vdes ne çdo miresi [kur vdes duke ndjekur Islamin dhe Sunnetin sh.p]"
el-Fadl Ibn Zijad ka thene:"E degjova Ahmed Ibn Hanbelin duke thene:"Kush nuk i pranon
hadithet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, eshte ne buze te gremines
[shkaterrimit]."
22
MBUROJA.net
Ebu Muzahim el-Khakani me tha mua:"Xhaxhai im, Abdurr-Rrahman Ibn Jahja Ibn Khakan, me
tha mua:"el-Muteuuekil urdheroi qe te pyetej Ahmed Ibn Hanbeli se kush duhet te vendosej si
gjykates, dhe une kerkova nga xhaxhai im qe te sjelle nje leter dhe ai ma solli mua:
Ne emer te Allahut, Meshiruesit te Pergjithshem, Meshirberesit.
I tregova letren origjinale Ahmed Ibn Hanbelit pasi e pyeta ate e ai mu pergjigj, dhe une e kam
shkruar pergjigjen e tij. E pyeta per Ahmed Ibn Rabah, e ai tha:"Nje xhehemi me fame, nese
vendoset ne krye te detyrave te muslimaneve, do te shkaktoje deme te medha." Dhe une e pyeta
per el-Khalanxhin, e ai tha:"Njelloj," pastaj e pyeta per Shuajb Ibn Sehl, e ai tha:"Eshte xhehemi,
dhe i njohur per kete." E pyeta per Ubejdullah Ibn Ahmedin, e ai tha:"Njelloj." E e pyeta per ate
qe njihet si Ebu Shuajb, e ai tha:"Njelloj." E pyeta per Muhammed Ibn Mensurin, gjykatesin e elEhuazit, e ai tha:"Ai ishte me Ibn Ebi Duuedin, bashke me te dhe bashkepunetoret e tij, veçse ai
ishte nga me te miret prej tyre." E pyeta per Ali Ibn el-Xha’d, e ai tha:"Ai ka qene xhehemi, por
me kane thene se e ka braktisur ate." E pyeta per el-Fet’h Ibn Sehl, e ai tha:"Nje xhehemi nga
shoket e Maresit." E pyeta per eth-Thalxhin, e ai tha:"Ai eshte bidatçi dhe ndjekes i epsheve." E
pyeta ate per Ibrahim Ibn Attab, e ai tha:"Nuk di gje rreth tij pos qe ka qene nga shoket e
Maresit. Dhe ne pergjithesi rreth njerezve qe jane bidatçinj dhe prej ehli haua, atehere nuk eshte
e drejte qe te kerkojme ndihmen e tyre rreth puneve te muslimaneve, duke pasur parasysh
mendimin e Emirul Mu’min, Allahu e zgjatte pranine e tij, dhe duke marre parasysh ndjekjen e
Sunnetit dhe kundershtimin ndaj njerezve te bidatit." Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel ka
thene:"Abdurr-Rrahman Ibn Jahja me pyeti mua rreth gjithçkaje ne kete leter dhe une iu
pergjigja dhe pergjigja eshte shkruar, dhe une jam i semure me syte e mi dhe i dobet ne trupin
tim, dhe nuk kisha mundesi ta shkruaja me doren time, keshtu qe firma tek fundi i faqes eshte e
djalit tim, Abdullahit, ashtu siç e urdherova une, ne pranine time."
Abdul-Malik el-Mamuni ka thene:"Asnjehere nuk e pashe turbanin e Ebu Abdullahit përveç se
te rrotulluar poshte fytit te tij, dhe e pashe se ai e urrente te bente ndryshe."
Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shkova me babane tim ne xhami ne diten e xhumu’ase, dhe pame qe
njerezit po dilnin. E keshtu ai hyri ne xhami, dhe Ibrahim Ibn Hani ishte me ne, dhe babai im na
priu ne namazin e Dhuhrit me kater rekate. Dhe ai tha:"Ibn Mes’udi e beri kete me Alkamen
dhe el-Esuedin." Dhe kur babai im hynte ne varreza i hiqte kepucet e tija dhe i mbante ato ne
dore."
Muhammed Ibn Ismail et-Tirmidhi ka thene:"Une dhe Ahmed Ibn el-Hasan et-Tirmidhi ishim
me Ahmed Ibn Hanbelin. E Ahmedi i tha atij:"O Ebu Abdullah, ata i permenden pasuesit e
Hadithit tek Ebu Kutejlah ne Mekkah.” Ai tha:"Pasuesit e Hadithit jane njerez te keqinj." Ahmed
Ibn Hanbeli u ngrit ne kembe duke shkundur rroben e tij duke thene:"Nje heretik i keq, nje
heretik i keq [per Ebu Kutejlen]," dhe hyri ne shtepine e tij."
Uthman Ibn Se’id ed-Darimi ka thene:"Vura re se Ahmed Ibn Hanbeli e urrente qe dikush te
perdorte kun’jan [pseudonimin] Ebu Kasim."
23
MBUROJA.net
Hanbel Ibn Is’hak ka thene:"E pyeta Ebu Abdullahin rreth hadithit te transmetuar nga Profeti,
salallahu alejhi ue selam:"Allahu zbret ne qiellin me te ulet [qielli i dunjase]..." e ai tha:"Ne i
besojme ato [hadithe] dhe deshmojme se jane te verteta, dhe nuk mohojme asgje prej tyre nese
ato jane transmetuar me zinxhir te vertete transmetimi. Ne nuk i mohojme theniet e te Derguarit
te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe ne e dime se ai e ka sjelle te verteten."
el-Muhtedi Bil-lah Muhammed Ibn el-Uathik ka thene:"Kur babai im [halifja] donte qe te
ekzekutonte ndokend, ai na sillte ne jashte qe te ishim te pranishem. Ai na solli nje dijetar qe e
kishte mjekrren e lyer dhe i lidhur me zinxhire [behet fjale per Ahmed Ibn Hanbelin]. Dhe babai
im tha:"Jepni leje Ebu Abdullahit, e kishte fjalen per Ibn Ebi Duuedin, dhe shokeve te tij qe te
hyjne. "Pas kesaj dijetari [Ahmedi] u soll dhe tha:"es-Selamu alejkum, o Emirul Mu’minin." E ai
tha:"Allahu mos te dergofte bereqet dhe paqe ty." Ai tha:"O Emirul Mu’minin, mesuesi yt te ka
mesuar edukate te keqe, Allahu, i Lartesuari, thote:
"Dhe kur te pershendesin me nje pershendetje, pershendet me me te mire se ajo, apo me te
njejten vlere." Suratun-Nisa 4:86
Ibn Ebi Duuedi tha:"Ky eshte person i kelamit." Ai tha:"Foli atij," e ai tha:"O sheikh, çfare thua
per Kur'anin?" Ai tha:"Ti nuk je i drejte me mua, sepse une vete kam nje pyetje." Ai tha:"Pyet."
Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte i krijuar." Sheiku tha:"A eshte
kjo diçka qe dihej nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, nga Ebu Bekri, Umeri dhe khulefairrrrashidunet, apo eshte diçka qe ata nuk e dinin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte diçka qe ata
nuk e dinin." E ai [Ahmedi] tha:"SubhanaAllah, i paster eshte Allahu nga te metat! Diçka qe nuk
e dinte Profeti e ti e di?! Ai u turperua e tha:"Prit nje moment." Ai [Ahmedi] tha:"Pyetja
qendron." Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po, ata e dinin." Keshtu qe ai [Ahmedi] tha:"Ata e dinin por
nuk i thirren njerezit ne kete?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po." Ai [Ahmedi] tha:"A nuk eshte e
mjaftueshme per ty ajo qe ishte e mjaftueshme per ata?" Dhe babai im [el-Uathik] u ngrit dhe
shkoi tek nje vend ku ishte nje ulese, dhe u ul duke perseritur:"Diçka qe nuk e dinte Profeti, Ebu
Bekri, Umeri, Uthmani dhe Ali, khulefairr-rrashidinet, dhe ti e di?! I paster eshte Allahu nga te
metat! Diçka qe ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne te, a nuk eshte e mjaftueshme per ty
çfare ishte e mjaftueshme per ata?!" Ai urdheroi qe t’i hiqeshin prangat, dhe i dha atij 100
dinare, dhe e lane te lire. Ibn Ebi Duuedit i ra vlera, dhe pas kesaj ai nuk vuri ne sprove askend."
Humejd Ibn Abdurr-Rrahman er-Rruesi ka thene:"Thuhet se askush nga sahabet nuk i ngjante
me shume Profetit, salallahu alejhi ue selam, nga sjellja dhe edukata aq sa Ibn Mes’udi. Personi
qe i ngjante me se shumti atij [Ibn Mes’udit] ishte Alkameh. Personi qe me se shumti i ngjante
Alkames ishte Ibrahim [en-Nekh’i]. Personi qe i ngjante me se shumti Ibrahimit ishte Mensur
Ibn el-Mu’tamir. Personi qe me se shumti i ngjante atij ishte Sufjan eth-Theuri. Personi qe me se
shumti i ngjante atij ishte el-Uaki. Personi qe me se shumti i ngjante atij, sipas mendimit te
Muhammed Ibn Junus el-Xhemalit, eshte Ahmed Ibn Hanbel."
el-Mamuni ka thene:"Nuk kam pare askend me rrobe me te pastra e me te bardha sesa rrobet e
Ahmedit."
24
MBUROJA.net
Ibn Akili ka thene:"Nje nga gjerat me qesharake qe kam degjuar nga njerezit e zakonshme eshte
thenia e tyre se Ahmedi nuk eshte dijetar fik’hu, por eshte dijetar hadithi. Dhe ky eshte nje limit
injorance, duke ditur se ai ka preferuar thenie [fetua] te bazuara ne hadith, dhe kjo nuk dihet
nga njerezit, dhe ai kishte gjera te tjera me teper se ato qe dijetaret e tjere te medhenj kishin."
edh-Dhehebi ka thene: Une them: Une mendoj se ata [njerezit] menduan se ai eshte vetem nje
muhaddith. Me te vertete ata e zhgenjejne veten duke menduar se ai ishte si muhaddithet e
sotem. Pasha Allahun, ne fik’h ai arriti nivelin e el-Lejthit, Malikut, Shafi’iut dhe Ebu Jusufit. Ne
zuhd ai arriti nivelin e el-Fudejl dhe Ibrahim Ibn Edhemit, dhe ne mesim permendesh ai arriti
nivelin e Shu’bas, Jahja el-Kattanit dhe Ibn el-Medinit. Sidoqofte, kur personi injorant nuk e di
vleren e tij, si do ta di vleren e te tjereve?"
el-Mamuni ka thene:"Shtepia e Ebu Abdullahit ishte e vogel dhe e ngushte, dhe kur bente vape,
ai flente ne pjesen me te ulet te saj."
el-Hasan Ibn Muhammed Ibn el-Harith ka thene:"Hyra ne shtepine e Ebu Abdullahit dhe pashe
para dhomes se tij nje dyshek dhe nje jastek te vjeter dhe librat e tij te shperndara, dhe kishte
edhe disa ene balte dhe dera e tij ishte prej nje cope lecke."
Grate dhe familja e tij
Zuhejr Ibn Salih Ibn Ahmed ka thene:"Gjyshi im u martua me nenen e babait tim, Abbesene,
dhe nuk kishin femije te tjere perveç babait tim, e pastaj ajo vdiq. Pas saj, ai [Ahmedi] u martua
me Rajhanen, nje grua prej arabeve, dhe ajo i lindi atij xhaxhain tim, Abdullahin."
el-Khalel ka thene:Degjova el-Marudhin qe ka thene:"E degjova Ebu Abdullahin qe permendi
gruan e tij, dhe iu lut Allahut qe ta meshiroje ate, dhe ka thene:"Ne qendruam bashke per njezet
vjet dhe nuk kemi bere llafe per as edhe nje gje," dhe ne nuk dime nese Ahmed ka qene i
martuar per here te trete."
Ja’kub Ibn Bukhtan ka thene:"Ebu Abdullahi kerkoi prej neve qe te blejme nje skllave per te,
keshtu qe une me Feuranin dolem per te kerkuar, dhe Ebu Abdullahi na pasoi ne duke thene:"O
Ebu Jusuf, ajo duhet te jete e shendetshme."
Zuhejri ka thene:"Kur Umm Abdullah vdiq, gjyshi im e bleu Husnan, dhe i lindi atij Umm Ali
Zejneb dhe el-Hasan dhe el-Husejn, dy vellezer binjake qe vdiqen menjehere pasi u linden.
Pastaj ajo lindi el-Hasanin dhe Muhammedin qe jetuan vetem 40 dite, e pas tyre ajo lindi
Se’idin."
el-Khalel ka thene:Muhammed Ibn Ali Ibn Behr na transmetoi neve duke thene:Degjova
Husnen, nenen e djalit te Ebu Abdullahit qe ka thene:"I thashe zoteriut tim [Ahmedit]:"Shite nje
nga byrzylyqet e mia." Ai tha:"A pranon ti qe une ta bej kete?" Une thashe:"Po." Dhe u shit per 8
25
MBUROJA.net
dinare e gjysem, e ai i perdori ato gjate shtatezanise sime. Kur lindi el-Hasani, zonja ime me dha
dhurate nje dirhem, e ai tha:"Bleje nje koke viçi me te,” dhe ajo e bleu dhe ne u ushqyem me te.
Ai tha:"O Husna, une nuk kam asgje tjeter perveç ketij dirhemi." Ajo tha:"Kur ai nuk kishte
asgje, ishte i lumtur gjithe diten."
edh-Dhehebi ka thene:"Djali me i madh i Ahmed Ibn Hanbelit ishte Salihu, i cili u be gjykatesi i
Isbahanit dhe vdiq atje ne vitin 265 hixhri ne moshen 61 vjeçare. Ai transmetoi prej Ebul Uelid
et-Tejalisi dhe nga dijetaret e medhenj. Ai [Salihu] kishte dy djem: Zuhejr Ibn Salih, nje
transmetues hadithi i besueshem, qe vdiq ne vitin 303 hixhri, dhe Ahmed Ibn Salihun, e per kete
nuk e di se kur vdiq; dhe djali i tij Muhammed Ibn Ahmed Ibn Salih transmetoi prej tij, e
Muhammedi vdiq ne vitin 330 hixhri. Djali i dyte ishte el-Hafidh Ebu Abdurr-Rrahman
Abdullah Ibn Ahmed, qe transmetoi prej babait te tij, nje prej dijetareve me te medhenj. Ai vdiq
ne vitin 290 hixhri ne moshen 77 vjeçare, dhe une kam shkruar nje biografi te veçante per te.
Djali i trete ishte Se’id Ibn Ahmed. Ai u lind 50 dite para vdekjes se Ahmedit, dhe u rrit e
perfitoi dituri e vdiq perpara vellait te tij, Abdullahit. Persa i perket Hasanit, Muhammedit dhe
Zejnebes, ne nuk dime asgje per ta, dhe pasardhesit e Ebu Abdullahit nuk vazhduan me, me sa
dime ne."
Abdullahi ka thene:Degjova babane tim qe ka thene:"Kam mbushur 77 vjet dhe kam hyre ne
vitin e 78," e ai pati ethe ate nate dhe vdiq ne diten e dhjete."
Salih ka thene:"Ne fillim te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri, babai im pati ethe ne naten e se
merkures. Ai qendroi ne shtepi me ethe dhe frymemarrja e tij ishte e veshtire dhe e rende. Une e
dija qe ai ishte i dobet, andaj perkujdesesha per te kur ai u semure. Dhe i thashe atij:"O babai im,
çfare hengre per iftar naten e kaluar?" Ai tha:"Groshe." Ai donte qe te levizte dhe tha:"Me mbaj
prej krahesh," dhe une e mora prej krahesh dhe shkuam tek banjo, por ai ishte shume i keputur
dhe iu desh qe te mbahet per mua. Me shume se nje doktor erdhen qe ta vizitojne ate dhe te
gjithe ata ishin muslimane. Nje doktor tha qe te ziejne nje kungull dhe te pije lengun e tij, e kjo
ishte te enjten kurse ai vdiq ne diten e xhuma. Ai tha:"O Salih!" Une thashe:"Ne sherbimin tend,
si urdhero." Ai tha:"Mos e ziej ate ne shtepine tende e as ne shtepine e vellait tend." Pastaj elFet’h Ibn Sehl erdhi tek dera per vizite por une nuk e lash qe te hyje. Gjithashtu Ali Ibn el-Xha’d
erdhi, por une nuk e lejova as ate, dhe shume njerez tjere erdhen. Ai tha:"Çfare mendon?" Une
thashe:"Qe ti t’i lejosh qe te hyjne, e te bejne du’a [lutje] per ty." Ai tha:"Do te kerkoj udhezim
prej Allahut me Istikhare." Keshtu qe ata hyne tek ai grupe-grupe, derisa shtepia u mbush plot.
Ata e pyesnin ate dhe benin du’a per te, dhe pastaj largoheshin, e pas tyre nje grup tjeter hynte
brenda. Numri i njerezve u shtua aq shume, saqe edhe rruga ishte e mbushur, dhe ne u desh ta
mbyllim hyrjen e rrugices. Nje fqinj i yni erdhi dhe e kishte lyer mjekrren, dhe babai im tha:"Po
shoh nje person qe ka ringjallur diçka prej Sunnetit, e kjo me jep kenaqesi."
Salih ka thene:"... ai vuajti me shume prerje e dhimbje, por mendja e tij ishte e qarte. Ne diten e
xhuma, diten e 12 te Rebi’ul Euuel, dy ore pas sabahut, ai vdiq."
26
MBUROJA.net
el-Khalel Ismeh Ibn Isami me transmetoi:Hanbeli na transmetoi neve duke thene:"Nje nga
djemte e el-Fadl Ibn err-Rrabi’ i kishte dhene tre fije floku Ebu Abdullahit derisa ai ishte ne burg
dhe ka thene:"Keto jane prej flokeve te Profetit, salallahu alejhi ue selam." Ebu Abdullahi la
amanet qe kur te vdese t’i vejne nga nje fije floku ne dy syte e tij dhe nje ne gjuhen e tij. Keshtu
edhe u be kur ai vdiq." el-Marudhi ka thene:"Namazi i xhenazes per te u fal pasi njerezit kishin
falur namazin e xhumu’ase."
Abdullahi ka thene:"Namazi i xhenazes per babain tim u udhehoq nga Muhammed Abdullah
Ibn Tahir. Ai na e kaloi neve ne udheheqjen e xhenazes, por ne e kishim falur xhenazen e tij me
me shume se 100 njerez nga Benu Hashimet ne shtepi."
Abdur-Rrahman Ibn Ebi Hatim ka thene:"Degjova Ebu Zur’ane qe ka thene:"Degjova se elMuteuekkil urdheroi qe te matet vendi ne te cilin njerezit falen xhenazen e Ahmedit, dhe u doli
se numri i atyre qe u falen aty ishte nje milion e gjysem."
Ebu Hammam es-Sekuni ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Sherikut, dhe ne ate te
Ebu Bekr Ibn Ajjash, dhe pashe sa shume njerez ishin te pranishem. Por, asnjehere nuk kam
pare nje grumbullim me te madh se ky - xhenazja e Ebu Abdullahit Ahmed Ibn Hanbelit.
es-Sulami ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Ebul Fet’h el-Kauuas bashke me
Darakutnin. E kur ai pa numrin e madh te njerezve qe ishin grumbulluar tha: Degjova Ebu Salih
Ibn Zijad qe ka thene: Degjova Ebu Abdullah Ibn Ahmedin qe ka thene: Thuajini pasuesve te
bidateve:"Mes nesh dhe jush eshte dita e xhenazeve." [1, 2]
1] Ibn Kethiri tha ne "el-Bidaje eun-Nihaje" [10/342]:"Allahu e aprovoi thenien e Ahmedit, meqe
ai ishte Imami i Ehlis-Sunnetit ne kohen e tij. Dhe ne lidhje me ata qe ishin kundershtare te tij si
Ahmed Ibn Ebi Duuedi, qe ishte kadiu i kadive ne bote, askush nuk e shenoi as nuk i dha
rendesi vdekjes se tij. Kur ai vdiq, nuk e shoqeruan xhenazen e tij veçse nj grup i vogel njerezish
prej ndihmesve te udheheqesit. E njejta gje ndodhi me el-Harith Ibn Esad el-Muhasebi, edhepse
ai ishte shume i devotshem dhe i larguar nga dun’jaja - vetem tre-kater veta e falen xhenazen e
tij. E njejta gje ndodhi edhe me Bishr Ibn Gijath el-Maresin, vetem pak veta e falen xhenazen e
tij. Allahu eshte ai qe i drejton çeshtjet e kaluara dhe te ardhmet."
[2] Marre nga Sijar A’lemin Nubela, vellimi 11, faqe 177-358.
Imam Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel vdiq ne diten e xhumase, diten e 12 te Rebi’ul Euuel te
vitit 241 hixhri

Benzer belgeler

lidhja e hoxhallareve te shqiperise

lidhja e hoxhallareve te shqiperise e Profetit (alejhissalatu uesselam), çka do të thotë se për të praktikuar një fe të pastër duhet të ndjekim sunetin e Profetit, alejhi selam, siç e kanë kuptuar dijetarët në tre shekujt fatlumë të ...

Detaylı